Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Italia dhe Sllovenia mbështesin perspektivën europiane të Shqipërisë

Shko poshtë

Italia dhe Sllovenia mbështesin perspektivën europiane të Shqipërisë

Mesazh nga Master prej Wed Aug 03, 2011 12:57 pm


Zv.kryeministri dhe ministër i jashtëm, Edmond Haxhinasto, u takua me ambasadorin italian Saba D’Elia dhe ambasadorin slloven Bojan Bertoncelj.
Dy ambasadorët i përcollën ministrit Haxhinasto mesazhin e përbashkët që Ministri i Jashtëm Italian, Franko Fratini dhe Ministri i Jashtëm Slloven, Samuel Zbogar, i dërgojnë përfaqësueses së lartë të BE për Çështje të Jashtme dhe të Sigurisë, Catherine Ashton dhe Komisionerit të zgjerimit Stefan Fule.
Në mesazhin e tyre ata theksojnë se “perspektiva Europiane e Shqipërisë mbetet objektiva e vetme e përbashkët e qeverisë dhe opozitës shqiptare dhe kjo duhet të shërbejë si një forcë tërheqëse për të tejlakuar ngërçin politik aktual. Një mesazh i qartë nga Komisioni Europian në progres raportin e ardhshëm, në favor të integrimit europian të Shqipërisë, do të jetë politikisht i dobishëm për vendin”.
Në mesazh theksohet se procesi i zgjerimit europian po ecën përpara, dhe anëtarësimi i afërt i Kroacisë demonstron qartë se dyert e BE-së janë të hapura, sapo vendet të kenë plotësuar kushtet e kërkuara, njoftoi ministria e jashtme./Telegrafi/


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi