Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Receta natyrale kundër celulitit

Shko poshtë

Receta natyrale kundër celulitit

Mesazh nga Master prej Sat Aug 06, 2011 8:44 am


Shpesh flasim për trajtimet kundër-celulitit, shumë ose më pak të shtrenjta, shumë ose më pak të rrezikshme.
Por ekzistojnë dhe metoda në kushtet e shtëpisë. Me sa duket ato janë të dobishme, falë punës dhe përvojës së femrave. Më poshtë jepen disa receta, natyrale që mund të aplikohen një ose dy herë në javë. Me bajame dhe kafe, përbërësit janë: kafe, vaj, bajame i ëmbël një tas i përshtatshëm për mikrovalë letër transparente kuzhine. Përgatitja: Hidhni kafen në një tas dhe ngroheni në mikrovalë për 15 sekonda. Masazhoni direkt me masën e ngrohtë vendet më të prekura nga celuliti, ku keni aplikuar më parë vajin e bajames për të lejuar kafen të veprojë më mirë. Mbështillni me letër transparente kuzhine vendet që keni masazhuar sa më shumë që të jetë e mundur në mënyrë që kafeina të absorbohet nga lëkura duke minimizuar celulitin. Lëreni të paktën dhjetë minuta, pastaj hiqni letrën dhe shpëlajeni me ujë të ftohtë. Me, livando grejpfrut dhe hedra (Edera helix) Përbërësit: një shishe 50ml 12 pika vaj bajame të ëmbël 5 pika vaj esencial grejfrut 5 pika vaj esencial livando 10 gjethe hedra. Përgatitja: Vendosni 10 gjethe hedre në një filxhan me ujë të ngrohtë dhe i lini ato për 20 minuta. Hiqini nga zjarri dhe i lini të qëndrojnë për 20 minuta. Hiqni gjethet dhe i vendosni ato në mikser me 5 pika vaj bajame të ëmbël. Vendosni mënjanë lëngun e gjetheve të ziera. Përzieni vajin e bajames me vajin e geifrutit, vajin e livandës dhe pesë pika nga lëngu i gjetheve të hedrës të ziera.


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Receta natyrale kundër celulitit

Mesazh nga Anakonda prej Tue May 15, 2012 5:17 am

merre e bo strervitje e ce po nuk tu heq celuliti
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi