Programe Forum - Welcome
Aforizma rreth Astrologjisë People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Aforizma rreth Astrologjisë

Shko poshtë

Aforizma rreth Astrologjisë Empty Aforizma rreth Astrologjisë

Mesazh nga Master prej Sat Aug 06, 2011 9:45 am

Aforizma rreth Astrologjisë

Kush ka nevojë për astrologjinë? Njerëzit e zgjuar ecin para me biskotat e fatit.
Eduard Abei

Astrologjia: bëjmë ne hulabalu mes yjeve apo ata bëjnë hulabalu këtu poshtë?
Mezon Kulei

Një njeri i zgjuar do t'i mbizotërojë yjet e tij dhe do të ketë një ndikim më të madh mbi përmbajtjen e tij sesa të gjitha yjësitë dhe planetet e kupës së qiellit.
Xheremi Teilor

Unë nuk besoj në astrologji. Jam Shigjetari dhe ne jemi mosbesues.
Artur C. Klark

Astrologjia është thjesht një gisht i drejtuar realitetit.
Stiven Fores

Një fëmijë lindet në atë ditë dhe atë orë kur rrezet qiellore janë në harmoni matematike me karmën e tij individuale.
Sri Juktesuar

Astrologjia është një ndër përpjekjet e para të bëra nga njeriu për të gjetur rregullin e fshehur mbas ose mes kaosit të turbull dhe të dukshëm që ekziston në botë.
Karen Hamaker-Xondag

S'duhet të kemi turp të flirtojmë me zodiakun. Zodiaku ia vlen per te flirtuar.
D.H Laurence

Kupola yjore e qiellit është në të vërtetë libri i hapur i projektimit kozmik.
Karl Jung

S'ka varkë më të mirë se një horoskop për të ndihmuar një njeri të kalojë detin e jetës.
Varaha Mihira

Fati ynë nuk përmbahet në yjet por në veten tonë, ne jemi vartës.
Uilliam Shekspir

Supersticioni është për fenë si astrologjia për astronominë: vajza e çmendur e një nëne të urtë.
Volteri

Endrat dhe parashikimet e astrologjisë, duhet të shërbejnë por për bisedë dimri rreth zjarrit.
Frensis Bekon

Kushdo mund të bëhet një milioner, por që të bëhesh një bilioner të duhet një astrolog.
Xhon Pierpont Morgan

Astronomia për egoistët bëhet astrologji.
Ralf Ualdo Emerson

Sikur njerëzit të ishin pak më injorantë, astrologjia do të lulëzonte.
Robert H. Ingersol


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Aforizma rreth Astrologjisë Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aforizma rreth Astrologjisë Empty Re: Aforizma rreth Astrologjisë

Mesazh nga Anakonda prej Sun Jun 24, 2012 1:36 pm

aahaahahah aforizma e cfare aforizmash me then te drejten..
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi