Programe Forum - Welcome
Mjekimi i shumë sëmundjeve i fshehur tek ushqimet People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Mjekimi i shumë sëmundjeve i fshehur tek ushqimet

Shko poshtë

Mjekimi i shumë sëmundjeve i fshehur tek ushqimet Empty Mjekimi i shumë sëmundjeve i fshehur tek ushqimet

Mesazh nga Master prej Sat Jun 25, 2011 5:43 pm

Mjekimi i shumë sëmundjeve i fshehur tek ushqimet Ushqimet

Keni probleme me aneminë apo lodheni shpejt? Mjekimi i shumë sëmundjeve të cilat shfaqen tek femrat është i fshehur tek ushqimet.

Hidhini një sy pesë ushqimeve fantastike të botuara në revistën Reader’s Digest për t’u mbrojtur nga kanceri i gjirit apo dëmtimi i kockave në të ardhmen:

1. Mishi: Në krahasim me meshkujt anemia shfaqet më shumë tek femrat. Niveli i ulët i hekurit në gjak shkakton një lodhje të përgjithshme. Tek mishi pa yndyrë gjendet më shumë hekur dhe më pak yndyrë. Në 100 gram mish të pa pjekur gjenden 3 miligram hekur dhe 3 gram yndyrë. Mishi bën të mundur shtimin e energjisë dhe mund t’ju ndihmojë të dobësoheni.

2. Papaja: Papaja është një frut tropikal që përmban dyfishin e vitaminës C që përmban portokalli. Shtojeni këtë frut në sistemin mbrojtës ndaj sëmundjes së tëmthit. Një papaja me peshë 300 gr përmban 188 miligram vitaminë C dhe 119 kalori.
Mjekimi i shumë sëmundjeve i fshehur tek ushqimet Papaja

3. Farë liri: Bukëpjekësit e përdorin këtë produkt për t’i dhënë më tepër shije dhe finese prodhimeve të tyre. Por shkencëtarët thane se është e pasur me ostrogjen. Shkencëtarët të cilët shtuan farën e lirit në ushqimin e femrave me kancer vërtetuan ndikimin e saj në ngadalësimin e zhvillimit të kancerit. Kekët tuaj mund t’i zbukuroni me farëra liri. Ose në mëngjes mund të konsumoni ushqime me farëra liri.
Mjekimi i shumë sëmundjeve i fshehur tek ushqimet Fara-liri

4. Tofu: Produktet e pasura me proteinë ulin kolesterolin dhe forcojnë kockat. Isoflavone i gjendur në sojë ka një konstrukt të ngjashëm me ostrogjenin. Sipas një studimi të bërë mbi disa njerëz 90 miligram isoflavone është e dobishme për kockat dhe veçanërisht për palcën kurrizore. Ndërsa në një studim tjetër pohohet se një masë prej 50-75 miligram isoflavone në ditë është e dobishme. Gjysëm filxhani tofu përmban 25-35 miligram isoflavone.
Mjekimi i shumë sëmundjeve i fshehur tek ushqimet Tofu

5. Lakra e zezë: Përveç përmbajtjes në sasi të lartë të kalciumit dhe vitaminës D disa shkencëtarë treguan se përmban edhe vitaminën K, mbrojtëse e kockave. Studiuesit pohuan se tek femrat të cilat konsumojnë produkte të pasura me vitaminë K rreziku i plasjes së legenit është 30 % më i ulët. Shkencëtarët të cilët pohuan se edhe zarzavatet si lakra e Brukselit, spinaqi, brokoli janë një burim i mirë vitaminash theksuan se një sasi e vogël lakre e zezë është më e mira në mes tyre.

Mjekimi i shumë sëmundjeve i fshehur tek ushqimet Laker-e-zeze
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi