Programe Forum - Welcome
Ai, ajo dhe tjetra People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Ai, ajo dhe tjetra

Shko poshtë

Ai, ajo dhe tjetra Empty Ai, ajo dhe tjetra

Mesazh nga Master prej Sun Aug 07, 2011 8:59 am

Ai, ajo dhe tjetra G_realisefantasme
Kur flasim per personin e trete te padeshirueshem ne nje cift, ne pergjithesi mendohet dashnorja.

Prej ketu, nisin te gjitha skenat e filmave ku gruaja zbulon tradhetine e te shoqit dhe hedh rrobat, valixhet e burrit nga dritarja dhe marredhenia perfundon.
Nje tjeter fenomen i perhapur, qe pak flasin por nga ana tjeter eshte i veshtire, shpesh konfliktual ose plot tension, marredhenia mes te dashures se tij dhe mikes me te mire te te dashurit. Nuk behet fjale per nje rast te izoluar por sigurisht jane shume pak, grate qe pranojne se xhelozia rrjedh nga bashkepunimi i burrit me gruan me te cilin ai ka nje mardhenie te thelle miqesie.

Miqesia femer - mashkull

“Dashuria “ dhe “Miqesia” kane te njejtat rrenje.
Behet fjale per dy ndjenja te forta por me intensitet te ndryshem. Nese ne dashuri situata eshte ne pergjithesi e qarte, ose e do ose nuk e do, ne rastin e miqesise eshte ndryshe, mund te ndodhe ne hije qe ndjenjat ndonjehere lehtesisht te cojne ne ndjenja te paqarta.
Xhelozia ben padronen, vecanerisht nese mikja e te dashurit eshte e bukur. Ndryshimi biologjik i mashkullit dhe i femres ngjall dyshime te bazuara ne parimin se, mishi eshte i dobet dhe se, te gabosh eshte njerezore.
Megjithate miqesia mbetet dicka shume personale dhe nuk eshte nje ndjenje e njejte per te gjithe dhe shpesh eshte me e qendrueshme se pjesa me e madhe e historive qe nisin dhe perfundojne. Shume besojne me shume ne miqesi se ne dashuri, te bazuar ne besimin se dashuria eshte e perjetshme deri sa ajo zgjat, dhe nga ketu nje sere sjelljesh per te miren e miqeve qe mund te lendojne ndjenjat e partnerit.
Miqesia mes sekseve ekziston, por sigurisht nuk eshte e lehte ta mbash, sidomos nese mes dy shokeve hyn nje femer tjeter; e dashura.

Nisu nga pikepamja

Mundohuni te mendoni ndryshe, ai ka nje shoqe vertet te mire dhe ti je e fundit qe vjen.
Ajo eshte e bukur, e shkelqyer, simpatike dhe ti jo me pak. Para se ta beni ate nje mit, ta vini ne piedestal, apo ta idealizoni sikur te ishte nje entitet i persosur (mos harro qe perfeksioni nuk ekziston), reflektoni mbi situaten. I dashuri juaj ju ka zgjedhur juve, eshte me ju dhe jo me ate. Per te larguar dyshimet dhe per te evituar paranojat e panevojshme, kontrolloni emocionet tuaja, mos ekzagjeroni faktet ose situatat.

R per ri-frymemarrje, R per refleksion

- Shmangni fiksimet dhe renien e vetebesimit
- Merrni fryme kur ajo flet, degjojeni dhe mesoni ta njihni, pa urrejtje apo paragjykime
- Skenat histerike, ndalohen
- Perballuni me te dashurin tuaj dhe shpjegojini se cfare sjellje ju fyen dhe cfare vleresoni ne karakterin e saj. Perpiquni te gjeni anet pozitive te atij personi, mos u perqendroni vetem tek negativet.
- Definoni rolet tuaja ne marredhenie dhe mos harroni se jeni ju qe e beni raportin dhe cdo gje tjeter, duke u perfshire edhe ajo nuk eshte asgje tjeter vecse konteksi.

Paparashikueshmeria e ndjenjave eshte gjithmone per tu marre parasysh.

Historia lejon deshmine e kaq shume miqeve qe kane zbuluar dashurine e tyre shume vite me vone nga njohja e tyre. Por eshte gjithashtu e vertete qe ekzistojne shume raste te marredhenieve shoqerore mashkull - femer, miqesi e vertete, te qendrueshem dhe plotesisht te pafajshem.

Ndonjehere jane meshkujt qe vuajne me shume nga xhelozia "e dashur-shoqe", sepse ata jane te vendosur ne nje udhekryq te panevojshem: ” O ate, o mua “!. Shume betohen se shoqja ne syte e tyre eshte si nje moter, keshtu qe nuk kane asnje terheqje seksuale. Per fat te keq, ne shoqerine e sotme, ku e keqja eshte kudo, eshte e dyshimte, por ne duhet te perpiqemi me shume per te besuar ne sinqeritetin e ndjenjave dhe ne ekzistencen e kesaj lloj miqesie te rralle por jo te pamundur.

Kompromisi permes dialogut

Si mund t’ja shpjegoje nje mashkull partneres se vet, se femra tjeter eshte vetem nje mike?
Eshte e mundur ta qetesoje?
Absolutisht po. Mjafton te vendosni bazat e raportit ne cift te tilla si: respekti, bashkepunimi, shkembimi dhe besnikeria. Dialogu eshte i rendesishem, flisni per te gjetur nje kompromis.
Perpiquni ta beni te reflektoje, se si do te ndihej ai nese ti do te kishte nje mik te mire mashkull?

Beje ate qe per nje moment te vihet ne vendin tend, ndihmoje te eksploroje universin femeror, sigurisht me kompleks, dhe me pak i dukshem se ai i meshkujve permes shembujve te thjeshte. Ai do te korrigjoje qendrimet keqkuptuese duke mos ushqyer xhelozine tuaj dhe ajo do te perpiqet te mos behet xheloze kot nese i dashuri tregon kujdes edhe per anen tjeter, dhe tjetra do te mesoje te pranoje prezencen e partnerit dhe jo te pushtoje fusha te caktuara, qe deri tashme i perkisnin.

Ekuilibri me ate dhe … tjetren

Situata nuk ndryshon nese nuk je ti qe ndryshon. Per fat te keq je ti qe duhet te mesohesh me marredhenien e tyre, sepse je ti qe hyre ne rutinen e tyre, qe para pak kohesh nuk beje pjese fare. Zgjidhja me e mire eshte, kerkimi i nje ekuilibri.

Mos harroni se tjetra, nuk duhet te behet shoqja juaj me e mire dhe se askush nuk te detyron ta duash, por respektoni ate si nje person te dashur per personin qe ju thoni se e doni.

Tregoni pjekurine me te cilen keni zgjedhur te coni para mardhenien tuaj, dhe qendro e sigurt qe lidhja do te jete ne favorin tend per marredhenien tuaj ne fazen fillestare te njohjes.
Ne fund te fundit, xhelozia tregon pasionin e dashurise tuaj, por kujdes mos e teproni !
Burimi: Femra.al


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Ai, ajo dhe tjetra Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ai, ajo dhe tjetra Empty Re: Ai, ajo dhe tjetra

Mesazh nga Anakonda prej Sun Apr 08, 2012 6:23 am

Shum interesante,keto gjera qe ke shkruar ketu
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi