Programe Forum - Welcome
Agjërimi është obligim  People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Agjërimi është obligim

Shko poshtë

Agjërimi është obligim  Empty Agjërimi është obligim

Mesazh nga Sarita prej Sun Aug 07, 2011 9:56 am

Lavdia i takon Allahut.

Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhamedin (lavdë*ri*mi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).

Të nderuar besimtarë!

Së bashku le të lexojmë fjalët e Allahut të Lartësuar.

1- Allahu i Lartësuar i urdhëroi besimtarët për agjërim me qëllim të ngritjes së moralit, të devotshmërisë dhe të përkushtimit:
“O ju që keni besuar! Ju është urdhëruar juve edhe Es-Seum (agjërimi) siç u qe urdhëruar edhe atyre përpara jush me qëllim që të mund të bëheni El-Muttekunë (të përkushtuar).’’ (Bekare, 183)

2- Allahu i Lartësuar urdhëroi agjërimin e ditëve të caktuara: “(Për t’u agjëruar janë) Një numër i përcaktuar ditësh, por nëse ndonjëri prej jush është i sëmurë ose në udhëtim, atëherë (po aq ditë) duhet të plotësohen nga ditët e mëvonshme. Ndërsa, sa u përket atyre të cilët e kanë të vështirë agjërimin (p.sh. të sëmurët, të moshuarit etj), ata kanë të drejtë zgjedhje: ose të agjërojnë, ose të ushqejnë një të varfër për çdo ditë, por kushdo që i bën mirë vetes së vet me vullnetin e tij (jep më tepër), është akoma më mirë për të. Pra, nëse agjëroni, kjo është akoma më mirë për ju, veç sikur ta dinit.”(Bekare, 184)

3- Allahu i Lartësuar e lavdëron muajin Ramazan me mirësitë që ka; muaj në të cilin filloi të zbresë Kurani, muaj që dalloi udhëzimin prej humbjes; muaj që duhet të lartësohet dhe të madhërohet Allahu, Krijuesi i çdo gjëje: “’Muaji i Ramazanit në të cilin u zbrit Kurani: udhëzim për njerëzimin, provë e qartë për udhëheqje dhe kriter (dallues i qartë për të drejtën dhe të gabuarën). Kështu pra, kushdo prej jush që dallon (hënën e re të natës së parë) të muajit (të Ramazanit), ai duhet ta agjërojë këtë muaj; ndërsa kushdo që është i sëmurë ose në udhëtim, i njëjti numër (i ditëve të cilat ai nuk i agjëroi në kohën e tyre, duhet të plotësohen) nga ditët e tjera (të pastajme). Allahu ju dëshiron juve të lehtën dhe Ai nuk do që t’i vështirësojë gjërat për ju. (Ai do që ju) duhet të plotësoni të njëjtin numër (ditësh) dhe që ju duhet të lartësoni Allahun për atë që Ai ju ka udhëzuar juve drejt, me qëllim që ju të jeni shumë mirënjohës e falënderues ndaj Tij.” (Bekare, 185)

4- Allahu i Lartësuar i bën të qartë kufijtë e Tij duke i treguar lejimet dhe ndalimet, me qëllim që ata të bëhen të devotshëm: “Ju është bërë e ligjshme që ju të keni marrëdhënie me gratë tuaja natën e agjërimit (gjatë Ramazanit nga koha e prishjes së agjërimit në mbrëmje deri në fillimin e agjërimit për ditën pasardhëse në agim). Ato janë Libas (mbështjellje, mbështetje, vend prehje – Sakan – d.m.th., ju ndjeni kënaqësi të jetoni bashkë, ndjeni qetësim e kënaqësi në bashkëjetesën tuaj) për ju, ashtu siç jeni edhe ju Libas për ato. Allahu e di mirë se ju gënjenit vetveten, kështu që Ai u kthye drejt jush (e pranoi pendimin tuaj) dhe ju fali. Tash pra, afrojuni atyre dhe kërkoni atë që Allahu ka përcaktuar për ju (fëmijët, pasardhësit) dhe hani e pini derisa të dallohet peri i (drita e) bardhë në agim qartë nga peri i zi (errësira e natës), pastaj plotësoni agjërimin tuaj deri në rënien e natës (pasardhëse). Dhe mos iu afroni atyre, kur ju jeni në Itikaf (qëndrimi në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit në Xhami në lutje e përkushtim në adhurim ndaj Allahut në kërkim për të takuar Natën e Madhe të Kadrit) në Xhami. Këta janë kufijtë e përcaktuar nga Allahu, kështu që mos iu afroni atyre. Kësisoj Allahu i bën të qarta Ajetet (provat, treguesit, shpalljet, ligjet, lejimet dhe ndalimet, kufijtë e përcaktuar, urdhërimet) e tij për njerëzit. me qëllim që ata të mund të bëhen prej El-Muttekunëve (të përkushtuarve në Besimin e Pastër Islam).” (Bekare, 187)

Agjërues dhe agjëruese!

Katër ajetet e agjërimit lexoji edhe një herë dhe mendo për to. Shpreso në faljen dhe shpërblimin e madh, xhenetin. Dhe në fund lexo fjalët e Allahut të Lartësuar: “Me të vërtetë që muslimanët dhe muslimanet (që i nënshtrohen Vullnetit të Allahut në Islam), besimtarët dhe besimtaret (që besojnë dhe që janë në Besimin e Pastër Islam në Një Zot të Vetëm), të bindurit dhe të bindurat ndaj Allahut, të drejtit dhe të drejtat (me fjalë e me vepra), durimtarët dhe durimtaret, të nënshtruarit dhe të nënshtruarat, sadakadhënësit dhe sadakadhënëset, agjëruesit dhe agjërueset, ruajtësit e nderit dhe ruajtëset e nderit, përkujtuesit dhe përkujtueset që e përkujtojnë shumë Allahun me zemër e me gojë, mu për këta Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh (xhenetin).” (Ahzab, 35)[/size][/size][/b]
Sarita
Sarita
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 404
Reputation : 3
Join date : 11/07/2011

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agjërimi është obligim  Empty Re: Agjërimi është obligim

Mesazh nga Anakonda prej Tue Jun 19, 2012 5:33 am

e kam ndare mendjen qe kur te vij ky ramazan do te agjeroj....
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi