Programe Forum - Welcome
Druri i mollës People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Druri i mollës

Shko poshtë

Druri i mollës Empty Druri i mollës

Mesazh nga Master prej Mon Aug 08, 2011 8:19 am

Fëmiu e donte pemën, por edhe pema kishte dëshirë të lozte me të. Koha kalonte dhe vogëlushi u rrit...
Druri i mollës 10910i
(Prindërit dhe fëmijët)



Dikur ekzistonte një pemë e madhe e mollës. Një vogëlush dëshironte çdo ditë të luante rreth kësaj molle. Ngjitej deri te maja e pemës, hante frutet e saj dhe pushonte nën hijen e saj.

Fëmiu e donte pemën, por edhe pema kishte dëshirë të lozte me të. Koha kalonte dhe vogëlushi u rrit. Nuk luante më për çdo ditë te pema. Një ditë djaloshi erdhi te pema i mërzitur.

Pema i tha djaloshit: "Eja të luash me mua."

Djaloshi u përgjigj: "Nuk jam më i vocërr që të luaj me ty. Dëshiroj lojëra, dhe më nevojiten të hollat për t'i blerë."

Pema i tha: "Më vjen keq, por nuk kam të holla! Por, ti mundesh t'i marrësh mollat e mia t'i shesësh dhe të fitosh të holla sa të duash."

Djaloshi u gëzua pa masë, hypi në pemë dhe i vjeli të gjitha mollat dhe shkoi i kënaqur. Pas kësaj, djali nuk erdhi te pema, dhe kjo ishte e mërzitur.

Një ditë djali kthehet te pema e mollës, por tani njeri i rritur. Pema u gëzua me ardhjen e tij dhe i tha: "Eja të luajmë sëbashku!" Djali, tani i rritur tha: "Nuk kam kohë për të lozur me ty, jam rritur dhe jam përgjegjës për familjen time."

Dhe vazhdoi: "Më nevojitet shtëpia për t'u vendosur, andaj a mund të më ndihmosh në këtë?"

Pema tha: "Mund t'i presësh degët e mia dhe të ndërtosh shtëpinë." Kështu njeriu ia preu degët të gjitha dhe u largua i gëzuar. Pema e vjetër u gëzua nga lumturia e njeriut, por ky nuk u kthye më te pema. Pema e mollës përsëri mbeti e vetmuar dhe e pikëlluar.

Një ditë të bukur vere, njeriu u kthye dhe pema u gëzua pa masë. Pema i tha: "Eja të luajsh me mua."

Njeriu tha: "Jam shumë i lodhur dhe kam filluar të plakem. Dëshiroj diku të lundroj dhe të pushoj. Mund të më japësh një varkë?"

Pema u përgjigj: "Nga trungu im (trupi) mund të ndërtosh varkën dhe të lundrosh kudo që dëshiron." Dhe kështu njeriu e preu trungun e mollës duke bërë varkën. Lundroi dhe nuk u kthye më.

Më në fund, njeriu tani i plakur u kthye pas shumë viteve. Pema i tha: "Më vjen keq, djali im, por nuk kam më çfarë të jap. Nuk kam fruta."

Njeriu tha: "Nuk ka rëndësi, nuk kam dhëmbë për t'i kafshuar."

Pema tha: "Nuk kam trung as degë që të ngjitesh dhe të ulesh."

Njeriu tha: "Për këtë jam shumë i moshuar."

Pema duke lotuar tha: "Vërtetë, nuk kam çfarë të jap. Por, kanë mbetur vetëm rrënjët e thara të mia."

Njeriu tha: "Tani nuk më duhet asgjë, por më nveojitet vetëm një vend për të pushuar. Jam lodhur pas tërë këtyre viteve."

Pema e vjetër tha: "Mirë! Rrënjët e mia të vjetra janë të mira për të pushuar ti. Eja dhe ulu pranë meje dhe pusho."

Njeriu u afrua, u ul, ndërsa pema e vjetër e mollës nxorri lotë gëzimi.

A e di kush është kjo pemë e mollës, e kush është ky njeri?

Njeri je ti, ndërsa pema prindërit e tu.

Përktheu dhe përshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Druri i mollës Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Druri i mollës Empty Re: Druri i mollës

Mesazh nga KITTY prej Tue Aug 09, 2011 5:42 pm

ehh...sh e bukur dhe domethenese... sigursht qe prinderit jane t vetmit persona, te vetmit qe na mbeshtesin ne cdo gje dhe kurdoher dhe nk e di nese nje dite do gjej menyre per ti falenderuar sic duhet...
KITTY
KITTY
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 763
Reputation : 7
Join date : 28/07/2011
Age : 26

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Druri i mollës Empty Re: Druri i mollës

Mesazh nga Master prej Wed Aug 10, 2011 3:21 pm

Po eshte e vertet se prinderit na japin gjithcka edhe pse ne i leme ne harres e kthehemi te ata ata perseri nuk mbajne meri perseri na japin gjithcka deri ne jeten e tyre po valla ne a bejme per ta te pakten 50 % te atyre cfar ata bejne per ne


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Druri i mollës Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Druri i mollës Empty Re: Druri i mollës

Mesazh nga Snake prej Wed Aug 10, 2011 4:58 pm

Vall a ka femije qe ua shlyjne...prinderve gjith sakrificat e tyre
Snake
Snake
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 87
Reputation : 0
Join date : 30/07/2011

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Druri i mollës Empty Re: Druri i mollës

Mesazh nga Alessia prej Sat Aug 13, 2011 2:35 pm

Kjo ishte vertet shume e bukur dhe kuptimplote prinderit jane gjithcka edhe spe ne nuk i vleresojme


Druri i mollës Images?q=tbn:ANd9GcRdTebIde1UY2bDSBpbuaE4YqvJ8xbNwKSiNtRF2qPDZkcd-ymGUg

INTER
Alessia
Alessia
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 1074
Reputation : 0
Join date : 12/08/2011

Shiko profilin e anëtarit http://www.twitter.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Druri i mollës Empty Re: Druri i mollës

Mesazh nga Master prej Mon Dec 19, 2011 12:42 pm

e bukurrrrrrr


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Druri i mollës Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Druri i mollës Empty Re: Druri i mollës

Mesazh nga Anakonda prej Sat Apr 07, 2012 6:45 am

ndodhi shum e bukur,askush nuk te don me shum sesa prinderit
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Druri i mollës Empty Re: Druri i mollës

Mesazh nga Master prej Wed Apr 11, 2012 8:32 pm

Te vetmit prinderit dhe familja qe ste len per azgje


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Druri i mollës Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Druri i mollës Empty Re: Druri i mollës

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi