Programe Forum - Welcome
Dieta me shalqi People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Dieta me shalqi

Shko poshtë

Dieta me shalqi Empty Dieta me shalqi

Mesazh nga Master prej Mon Aug 08, 2011 5:44 pm


Dieta me shalqi është e shkëlqyeshme për dobësim dhe largim të toksinave nga trupi gjatë verës. Përmbajtja e ujit në shalqi është rreth 92 për qind, kështu që nuk do të dehidroheni, e përveç kësaj shalqiri të jep ndjenjën e ngopjes.
Shalqiri ka shumë pak kalori, ndërsa falë përmbajtjes së madhe të ujit është një diuretik i shquar që është shumë e rëndësishme për procesin e dobësimit por edhe detoksifikimit. Gjatë dietës me shalqi trupi juaj do të pastrohet nga toksinat, ndërsa qelizat tuaja do të freskohen dhe përtërihen. Tiparet diuretike dhe dietale të shalqirit janë të njohura qysh moti. Nutricisionistët sugjerojnë që ju të hani shalqi të pjekur mirë sepse ato përmbajnë më së shumti vitamina dhe minerale e nuk kanë nitrate të cilat janë helm për trupin tonë.
Kjo dietë hyn në vargun e mono-dietave ekstreme (kryesisht konsumohet vetëm një ushqim gjatë ditës). Për shkak të njëtrajtshmërisë së saj nuk guxon të zgjasë më shumë se pesë ditë.
Kafjalli është i njëjtë çdo ditë dhe përfshin: Një copë shalqi, 50 gramë tost, një filxhan të çaj i gjelbër. Përveç lëngjeve nga shalqiri është e domosdoshme të merren të paktën dy litra ujë çdo ditë. Mund të pini edhe lëngje të freskëta të pemëve pa sheqer.
Dita 1
Dreka: 100 gramë mish të zier lope, 100 gramë oriz të zier me keçap, një copë shalqi
Darka:50 gramë djathë pa yndyrë, një copë tost, shalqi sipas dëshirës
Dita 2
Dreka: Një pjesë tost, 50 gramë gjeldeti të zier ose gjoks pule, një copë shalqi
Darka: 100 gramë peshk të pjekur, një pjesë tost, një pjesë shalqi
Dita 3
Dreka: Karota të freskëta sipas dëshirës, shalqi në sasi të pakufizuar
Darka: sallatë (domate, trangull, spec, qepë ose sallatë të zezë) një copë shalqi
Dita 4
Dreka: Supë nga perimet pa brumë (sasia sipas dëshirës) një pjesë tost, 100 gramë gjoks të zier pule, një copë shalqi
Darka: Dy patate të ziera me 100 gramë djathë pa yndyrë, shalqi në sasi të pakufizuar
Dita 5
Dreka: 100 gramë mish lope të zier, shalqi në sasi të pakufizuar
Darka: 100 gramë djathë pa yndyrë, një pjesë tost, shalqi në sasi të pakufizuar.
Me anë të kësaj diete ka mundësi të humbni deri në shtatë kilogramë për pesë ditë
Paralajmërim: Kjo dietë nuk ju rekomandohet personave me diabet dhe me sëmundje të veshkave ose pankreasit.




Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Dieta me shalqi Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dieta me shalqi Empty Re: Dieta me shalqi

Mesazh nga Anakonda prej Wed Apr 11, 2012 4:57 pm

qenka diete e thjeshte..............
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi