Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Histori Te Verteta...

Shko poshtë

Histori Te Verteta...

Mesazh nga DeLeTe prej Tue Aug 09, 2011 2:15 pm




Nje vajze ishte e dashuruar marrezisht me shokun e saj me te mire..Ishte fundi i shkolles , mungonte dhe nje jave qe te fillonin pushimet e veres..Nje dite vajza e percolli djalin qe dashuronte deri ne shtepine e tij...Ishte shume e frikesuar ...Por e vendosur!Duhet ti thoshte ate qe ndjente per ate...Gocai i tha cunit qe donte...Hmmm..Degjo une...une doja te te thoja dicka , eshte e veshtire per mua por ja ku po ta them ‘’te dua’’!!Vajza iku me vrap...Nuk e kuptoj se cfare kishte ber..Nga syt i dilnin vetem lot gezimi...Ishte e gezuar por ne te njejten kohe e trishtuar...E dinte qe ai nuk do tja kthente te njejten dashuri asaj...Diten tjeter mbaroi dhe ora e 6 djali iku ne klasen saj duke u perpjekur te fliste me te....Ajo nuk ishte...Zbriti shkallet me nxitim duke i shtyre te gjith nxenesit qe po dilnin nga shkolla...E pa...Vrapoi per tek ajo..Cuni i thot goces .. doja te te thoja dicka....ndalo...ajo nuk ndalon dhe vazhdon te ece me me shpejt...Naten e ardheshme...Cuni merr ne telefon : Alo!!Nje ze i holle dhe i trishtuar flet ...’’ckemi jam mamaja e Irenes..Irena me ka lene kete numrin per te bere te ditur qe...ALBERTI:cfar???...’’k​ete nate ajo na la...Tani eshte ne qiell..Per shkak te nje semundje te rende qe vuante prej kohesh.’’....djali mbeti i ngrire....nuk po i besonte vesheve...’’me fliste shpesh per ty...ishte e dashuruar me ty...per kete arsye me la numrin tend....ishte me te vertet i rendesishem per ate...’’thot mamaja e saj duke qare.linja shkeputet...Diten tjeter...Shoket e klases kishin marre vesh cfar kishte ndodhur dhe vetem flisnin per kete gje me nje hidherim te thelle...ne bangen e tij gjeten nje leter ku shkruhej’’shoket e mi..me vjen keq por duhet te iki tek ajo per ti thene dicka qe kurr nuk ja kam thene...fjalen ‘’TE DUA’’...na mbani gjithmon ne zemer....!!





Never SaY Never
DeLeTe
DeLeTe
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 442
Reputation : 0
Join date : 06/08/2011
Age : 31
Location : London, United Kingdom

Shiko profilin e anëtarit http://WwW.ProgramE.Forumattivo.it

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Te Verteta...

Mesazh nga DeLeTe prej Tue Aug 09, 2011 2:18 pm




E pane njeri-tjetrin ne stacionin e autobusit ku po prisnin te dy per te ikur ne shtepite e tyre.
Ajo kishte qene tek motra, ai tek nje shok.
Pothuajse cdo dite shkonin tek i njejti stacion per te marre te njejtin autobus pasi e dinin se aty do te takoheshiin perseri.
Kjo ndodhi deri sa nje dite u martuan. Jetonin te lumtur me dashurine e tyre dhe nuk i interesonte nese nje dite ishin mire financiarisht dhe diten tjeter pa asnje lek ne dore pasi ata kishin dashurine e madhe per njeri-tjetrin dhe kjo i mjaftonte.
Ajo i thoshte atij se do te vdiste per te dhe ai ja kthente qe do te vdiste ai per te. Kjo gje vazhdoi deri sa u bene arkitekte dhe doktor te njohur.
E vetmja gje qe i shqetesonte ishte se nuk kishin nje femije. Ishin perpjekur me te gjitha menyrat per ta rregulluar kete gje por perseri nuk kishin gjetur nje zgjidhje por ata perseri nuk dorezoheshin sepse besonin se dashuria e madhe qe kishin per njeri-tjetrin do ti ndihmonte dhe ndoshta do te bente nje mrekulli per kete gje dhe ata vazhdoniin te prisnin me shprese.
Dashuria e tyre rritej dita-dites edhe pse tashme kishin kaluar 20 vjet qe nga martesa e tyre.
Kur ajo cohej ne mengjes, gjente nje leter poshte jastikut ku ai i kishte shkruar: E vetmja ime e dashur, shiko tek pasqyra siper komodines. Ajo shkonte aty dhe gjente te shkruar dicka qe e drejtonte per ne nje vend tjeter brenda shtepise, dhe keshtu vazhdonte duke kaluar nga dhona ne kuzhine,ne dollap, ne depo,papafingo, deri sa gjente ndonje tufe me lule ose cokollatat qe asaj i pelqenin aq shume. Pasi kaluan moshen 50 vjecare te dy e reduktuan punen e tyre.
Ai e la punen ne spital dhe filloi te merrte vetem disa paciente ne kliniken e tij private. Ajo e la punen qe kishte dhe filloi te merrej vetem me disa projekte per njerez te caktuar. Ne kete menyre ata kishin me shume kohe per njeri-tjetrin dhe do te perkushtoheshin me shume. Nje dite kur po ecnin bregut te detit pane nje shtepi te vjeter dhe ajo tha: si thua i dashur sikur ta blejme dhe ta rregullojme kete shtepi? Ai ju pergjigj: do ta blejme,do ta shembim kete shtepi dhe do te ndertojme nje te re sipas projektit qe do te besh ti ne menyren sesi ty te pelqen dhe do te ulemi cdo dite ne verande duke pire caj me pulebardhat. Pak kohe pas blerjen se shtepise, ai tha se duhet te shkonte diku jashte vendit per nje problem pune dhe do te qendronte nje jave. Te qendronin nje jave larg njeri-tjetrit per ta ishte shume e veshtire pasi ishin mesuar te qendronin gjithmone bashke. Por kjo jave kaloi duke folur pothuajse cdo ore ne telefon me njeri-tjetrin. Kur ai u kthye ajo e kuptoi qe dicka kishte ndryshuar me te. Kur ajo i afrohej, ai mundohej ti largohej. Kur ajo i tregoi projektin e shtepise qe do te ndertonin ai i ktheu nje pergjigje te thate qe ate e vrau ne shpirt. E ndjente se dicka kishte ndodhur. Duke biseduar me nje shoqe, nje dite asaj i thane se ai kishte nje tjeter sepse e kishin pare duke u takuar me nje grua tjeter tek lokali perballe spitalit ku ai kishte punuar me pare. Ajo nuk e besoi kete gje dhe mendoi se shoqja ishte thjesht xheloze per te. Nje dite vajti dhe u ul ne nje cep te atij lokali perballe spitalit ku ai kishte punuar dhe priti qe te shihte se cdo te ndodhte. Ne nje moment pa ate te shoqeruar me nje grua tjeter dhe e pa tek e perqafonte me nje dashuri teper te madhe. Ajo e njihte ate gruan. Kishte qene kolege e tij ne spital, madje e kishin ftuar disa here dhe ne shtepi. Kur u kthye ai ne shtepi ne darke, ajo here duke e goditur, here duke i bertitur ja tha te gjitha se cfare dinte. Ai nuk i mohoi asgje por i tha qe ndjenjat ndryshojne me kalimin e kohes. Dhe duke thene keshtu, mori valixhen me rroba dhe u largua. Ajo mori vesh qe ai kishte ikur ne Amerike me ate gruan tjeter. Ajo arriti ta perballonte gjendjen me ndihmen e miqve te saj. Nje dite degjon deren te trokase dhe sheh se ishte pikerisht gruaja qe i kishte marre ate. E pyeti se si kishte guximin te vinte ne shtepine e saj por gruaja i tha se duhet ti thoshte dicka urgjente. Pasi u ulen, gruaja i tha se ai kishte nje ore qe kishte vdekur dhe i la nje kuti ne dore dhe iku. Kur ajo hapi kutine, pa se aty kishte nje leter ku thuhej: E vetmja ime e dashur. Une gjithmone te kam dashur dhe asnjehere nuk te kam zevendesuar me asnje. Ne udhetimin qe une bera, u mjekova dhe zbulova qe kisha edhe nje vit jete. Duke e ditur qe ti do te vdisje per mua nese do ta merrje vesh kete gje, nuk te tregova asgje por ju luta koleges time qe te me ndihmonte te dukeshim ne syte e botes qe ishim te dashur ne menyre qe une te largohesha prej teje. Kur te gjithe menduan se ne ikem ne Amerike, ne fakt une mora nje shtepi me qera tek stacioni i autobusit ku ne te dy u takuam per here te pare dhe aty prita te me vinte vdekja. Shtepine ne breg te detit e kam ndertuar sipas projektit qe ti me dhe, dhe sa here te ulesh ne verande per te pire caj me pulebardhat, une do te jem aty duke te te pare dhe duke te te bere shoqeri...





Never SaY Never
DeLeTe
DeLeTe
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 442
Reputation : 0
Join date : 06/08/2011
Age : 31
Location : London, United Kingdom

Shiko profilin e anëtarit http://WwW.ProgramE.Forumattivo.it

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Histori Te Verteta...

Mesazh nga Master prej Tue Aug 09, 2011 2:20 pm


Kjo histori eshte pjese e nje realiteti…eshte nje histori qe ka ndodhur vertete e tashme eshte nje nga historite e shumta qe gjithkujt u ndodh tek gjejne dashurine e vertete dhe e humbin ate pavaresisht te gjithave…Gjithcka nis ne pranveren e ketij viti e ja tek mund tju tregoj gjithcka…
Ishte thjesht nje djalosh 19 vjecar kur dikur punonte kamarier ne nje karburant 24-orarsh hapur.Ne turnin e 3-te ne ate nate te ftohte provoi te formonte numra vodafone club!-3 numra gjithsej..nder te cilet 1 nuk funksiononte,i 2-ti ishin familjare..ndersa ne ate numer te 3-te degjohet zeri i embel i nje vajze qe i beri shume pershtypje.Pas asaj telefonate anonime qe beri,ai dergon nje sms ne te cilin kerkon falje qe e zgjoi nga gjumi ne ate ore te vone!-Gjithcka nisi kaq papritur thjesht me nje loje numrash telefoni..por nuk ishte nje loje ne vetvete por nje nevoje per te folur me dike!-Biseda e tyre si ate nate dhe dite me vone ishte shume me e gjate se c’fare pritej ne te vertete.Pikerisht anonimati dhe koicidenca qe te dy keta personazh anonim per njeri-tjetrin i beri qe te zhyteshin me thelle ne njohjen e tyre..derisa 2 dite me pas vajza e fton ate djal qe te pinin nje kafe ne Pizza Piazza!-Natyrisht qe per djalin ishte dicka shume e papritur!-Ai shkon mbas ores 3 te drekes pasi ateher linte punen e ja tek takohen me ne fund te dy perball njeri tjetrit…e ai anonimat u zhduk papritur!-Ishte nje takim i vecante ..teper i vecante do thosha!-Por ishte shume bukur per te qene e vertete!-Ajo vajze ishte 24 vjece e ai djal vecse 19!-Por ai djal mbi te gjitha u tregua cik i poshter per faktin qe nuk e tregoi moshen e tij te vertete duke i thene qe ishte 23 vjec.Por qellimi nuk ishte te genjente e ta mashtronte por qe ajo te mos ta shikonte me ate syrin qe ai ishte shume i vogel per te!-Absurditeti nuk qendronte tek mosha por tek fakti qe gjate asaj kafeje ate diten e pare te takimit te tyre vajza i thote qe ishte e fejuar!-Gjithe bota iu permbys atij djali ne ato momente pasi kishte perpara vetes tij nje vajze te mrekullueshme ..shume te pashme dhe e lezetshme.
Djali ben gabimin me te madh qe mund te beje nje mashkull..duke propozuar nje vajze te fejuar…por po ecte me mendimin se ishte thjesht nje fejese dhe i fejuari saj ishte ne Amerike.nje arsye me shume per ta bere vajzen per vete!-Por ishte vajza qe e marrosi ate djale.Ate dite qe ai e propozon ajo i thote qe nuk eshte e mundur nje lidhje e tille duke e lenduar shume keq djalin e duke e zghenjyer..por vjen dita qe ajo ben gabimin me te madh se ai djal qe e dashuroi me shume se jeta e tij.Ajo i kerkon falje qe e lendoi dhe e fton lart ne shtepine e saj pasi ajo ishte vetem pasi prinderit i kishte te 2 e pune e keshtu ajo qe sduhej te ndodhte …ndodhi!-Kaluan plot 5 muaj qe para atij behari e deri sa vjen vjeshta me karakteristikat e saj e ja tek djali sduron dot me dhe merr persiper ti thote vajzes gjith te verteten mbi te duke i treguar moshen e tij te vertete qe midis tyre ishte nje diference moshe goxha e madhe.Me keq u be djali sesa vajza ne ato caste tek ai tregoi gjith te verteten.Ajo i thote qe nuk ka rendesi mosha ne dashuri pasi te dua me gjith shpirt e ti me dhurove gjithcka nuk kam pasur e me ka munguar gjat gjith jetes sime!-Por gjith ky reagim menefrego i saj ishte sepse edhe ajo kishte nje sekret i cili do ti bente te dy te ndaheshin pergjithmon..Ajo nuk guxon t’ia thote ne ato caste..duke i premtuar nje dite tjeter qe ti thote gjithcka..Ajo dite vjen shume shpejt e pas gjith asaj dashurie ja tek vjen nje tronditje shume e madhe pasi vajza i nxjerr pasaporten dhe karten e identitetit e i tregon mbiemrin e saj te cilin nuk e kishte ate te femijerise si prinderit e saj por mbiemer tjeter..Kjo do te thoshte qe ajo ishte e martuar!-Gjithcka ndodhi ishte dashuri i thote ajo femer…po si mund te lindte nje dashuri e re kur ajo tashme ishte e martuar?-Djali terhiqet ..me lot ne sy ai largohet menjeher pa i thene as sikur edhe nje fjale..i zhgenjyer..i lenduar…i dashuruar..i rrenuar..mjaaaaaaaaaft tha.-Mbaroi gjithcka.
-Por jo…shikimet e tyre takohen pikerisht ne pervjetorin e marteses se prinderve te saj ne Qendren Tregtare Univers.Por ngelen vec shikime ..e disa mesazhe me vone ne ate telefon te mallkuar!-E gjithcka kthehet serish…ne ato takime te fshehta pa pranine e prinderve te vajzes.Deri ne nje dite me shi ne oret e vona kur Djali me mall po priste qe e dashura e tij te kthehej nga nje ditlindje e nje shoqeje te saj..e ja tek ajo kthehet..takimi tyre ne shkallet e pallatit ne ate kat te 2 ..ku ato puthje malli e dashurie kthehen ne nje mankth kur papritur e e’ma e vajzes zbret shkallet pasi kishte kohe qe kishte kuptuar gjithcka per lidhjen e saj te fshehte e ja tek i kapi te dy bashke..e djali ne frike e siper largohet i frikesuar..jo per vete por per ate vajze qe ngeli aty ne duar te asaj bishe(mamase se saj)-Tani perfundimisht mbaroi gjithcka pasi vajza mbyllet ne shtepi sikur te ishte nje femije e qe kishte ber nje faj…Ne fakt ajo kishte rene ne dashuri e asgje me teper..Eshte e ndaluar te biesh ne dashuri?!-Ateher pse na ndodhin keto gjera?-Vajza tani ka ngele me shenja ne fytyre e rrahur nga prinderit e saj per vdekje.-Gjithcka mbaroi..mbaroiiiiiiiiiiii…Ajo nuk pranoi qe e njihte ate djale…E mbajti gjithcka per brenda vetem e vetem per te ruajtur ate djal qe e donte aq shume qe kishte gjetur ngrohtesine me te madhe te jetes se saj ne ate ferr ku ishte futur ..ajo gjeti dashurine…
E pamundur..por e vertete..Dashuri ..me shpirt..e jo vecse nje e shkuar ne shtrat.-Ishte Dashuri…
Dy te dashuruar qe smund te jene kurr bashke…Dy te dashuruar qe smund te dashurojne dot me kurre ne ate menyre…Kjo eshte jeta…Kjo eshte dashuri…Dashuro edhe ti….besoooo …
Is a real Love Story


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori Te Verteta...

Mesazh nga DeLeTe prej Tue Aug 09, 2011 2:35 pm



Te dy dashuruan por ne koh te ndryshme .. nje histori . . .

Ato nje cift qe ne pamje te par dukeshin vertet te dashuruar. po vtm njera nga ata dashuronte ( vajza ).. djali vetem e lendonte.. erdhi nje moment dhe ato u ndan ...pas disa mujash ndarje djali donte serisht te ishet me te dhe arriti ta bindte qe te lidheshin serishtt ... ai e lendonte perseri dhe pse betohej qe kishte ndryshuar .. ajo e duroii derisa erdhi nje moment qe ajo mori nje vendim te rendesishem te mos ishte me kurre me te . . . dhe u larguaa .. . Djalit nuk i beri pershtypje dhe pas ca kohesh e kerkoi serisht por ajo i tha qe smund ta falte sdo kthehej me kurre me te.. ai e kuptoi fajin ..kuptoi sa shm e donte ate dhe smund ta kishte me kurree.... cfaredo qe te bente tani nuk kishte vler . . ajo i kishte shenderruar ndjenjat e saj tashme ajo nuk ndjente me.. ai me dhimbje duhet ta pranonte humbjen . . .dhe faktin qe sdo ishin me kurre bashk .. . !! ]........... Ndonjeher nuk dim ti vlersojm gjerat qe i kemi dhe mendojm se gjithmon ato do jen me ne por vjen nje dit qe gjerat mund te ndryshojn ... dhe ky ndryshim mund te na lendoj vertet shum . . !! . . keshtu qe nese dikush te fal nje gabim mos e perserit me se kete her ben nje faj dhe faji eshte me i ren se gabimi .. nje Faj nuk mund te falet !!...







Never SaY Never
DeLeTe
DeLeTe
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 442
Reputation : 0
Join date : 06/08/2011
Age : 31
Location : London, United Kingdom

Shiko profilin e anëtarit http://WwW.ProgramE.Forumattivo.it

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Histori Te Verteta...

Mesazh nga Anakonda prej Sun Apr 08, 2012 5:47 am

Qenkan histori te per te trishta.
Isshte nje vajz e verber,e cila i urrente te gjithe,pervec te dashurit te saj pasi ai i qendronte pran dhe e mbeshteste ne gjithshka.Dita-dites djalit po i shtohej dashuria qe kishte per te,dhe i kerkon te martohej me te.Vjza i tha se po te kishte sy dhe te shihte boten qe jetonte,do te martohej me te.Nje dit dikush i dha dy sy dhe ajo mundi te shihte boten,ateher djal i gezuar e pyeti nese deshironte te martohej me te.Vajza mbeti e habitur kur pa,se i dashuri i saj ishte i verber.Ajo nuk pranoi,dhe djali u largua i trishtuar.Mbas shum kohesh i vjen nje leter ku shkruhej;"Te lutem,kujdesu shum per syte e mi"(ne te vertet historia esht me e gjate,por i rash un shkurt e shkurt) Very Happy
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Histori Te Verteta...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi