Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Mali dhe pushimet antistres

Shko poshtë

Mali dhe pushimet antistres

Mesazh nga Master prej Wed Aug 10, 2011 8:01 am


Shëtitje, ngjitje, ecje me biçikleta. Pushimet në mal të ofrojnë mundësi të pafundme për t’u argëtuar, përveçse mund të shërojnë shumë sëmundje, mbi të gjitha astmën
Hidhini një sy qiellit nga maja e malit ku keni shkuar të pushoni dhe mbushuni me frymë? E ndjeni ndryshimin nga ajri i ndotur i qytetit? Atëherë specialistët ju thonë se keni zgjedhjen më të mirë për të gjithë ata që duan pushime antistres, por edhe për të mbajtur trupin në formë. Pushimet në mal janë sinonim i relaksit. Duke qenë se thithim ajër shumë të pastër, lartësia na ndihmon të përmirësojmë sistemin e frymëmarrjes, sidomos tek ata që kanë probleme me astmën. Ndërkaq, prania në ajër e joneve negative përmirëson metabolizmin dhe sasia e madhe e oksigjenit në atmosferë stimulon sistemin imunitar. Pastaj, ecjet e gjata mes ajrit të pastër i bëjnë mirë zemrës, duke na ndihmuar të humbim në peshë dhe të qëndrojmë në formë. Lartësia ka efekt stimulues në sistemin nervor dhe ndihmon në lehtësimin e simptomave të astmës bronkiale, por jo formave alergjike të saj.
Lartësitë e mëdha nuk rekomandohen për personat që vuajnë nga sëmundjet e rënda reumatizmale dhe sëmundjet e veshkave. Alergjikët duhet të jenë të kujdesshëm nga bimësia në vendin që kanë zgjedhur për të pushuar. Kush vuan nga tensioni i lartë i gjakut, jo i mirëkontrolluar nga ilaçet, duhet të tregohet shumë i kujdesshëm në vendet me lartësi më të madhe se 1800 metra mbi nivelin e detit, sepse përtej kësaj lartësie organizmit i duhet të punojë në mënyrë të sforcuar, për shkak të mungesës së përqendrimit në ajër, që e vështirëson shumë punën e zemrës.
Nuk ka asnjë dyshim që mali është më qetësues se deti, sidomos nëse je në vende ku nuk kap celulari dhe nuk përdoret kompjuteri.
Shikimi qetësohet, mushkëritë mbushen me ajër të pastër, zemra ngadalëson rrahjet për të ndjekur ritmin e natyrës. Mjafton vetëm kaq për të kuptuar se sa mirë mund të na bëjë një pushim mes gjelbërimit të fshatit. Pushimet në fshat janë mënyra më e mirë e të gjithë atyre që jetojnë dhe punojnë në qytete të mëdha, të zhurmshme dhe janë të stresuar. Të jetuarit në fshat, sipas studimeve të ndryshme, largojnë ankthin, dhe madje na bëjnë më inteligjentë. Një studim i bërë nga “Sages Colleges di Troy”, në Nju Jork, ka treguar se një lloj bakteri mycobacterium vacae, që gjendet në fusha, është në gjendje të përmirësojë inteligjencën dhe përqendrimin te qeniet njerëzore. Ndërkaq, bakteri që transportohet përmes erës vepron si antidepresiv, duke e stimuluar trurin të prodhojë seretoninën, hormonin e humorit të mirë, që rrit edhe ndjesinë e mirëqenies.
Pothuajse të gjithëve i bëjnë mirë pushimet në mal. Më kujdes duhet të tregojnë alergjikët ndaj insekteve dhe personat në mbipeshë, duke qenë se ushqimi i bollshëm dhe i freskët është një nga karakteristikat kryesore të fshatit. Gjithmonë ushqime të freskëta dhe larg yndyrës e mishit.
Aktivitetet sportive për të qenë në formë
Ecjet me hap të shpejtë janë të përshtatshme për të gjitha moshat. Por nëse ecja këshillohet, ngjitjet e vështira dhe çantat e rënda në kurriz janë komplet të ndaluara. Nëse sforcimi është shumë i madh, mund t’ju shkaktojë probleme me artikulacionet, në veçanti me gjurin dhe kaviljen. “Është e rëndësishme të kesh në shpinë çanta të lehta, në mënyrë që lodhja të mos jetë e madhe dhe frymëmarrja të jetë e qetë”, – tregojnë mjekët. Për të gjithë ata që kanë vendosur të vijnë në formë e që në të kaluarën kanë bërë një jetë sedentare, ecja është zgjedhja e duhur. Por duhet pasur kujdes për mënyrën ecjes dhe atletet e përdorura
Ecja nordike
Është sistemi ideal për të favorizuar një aktivitet aerobik që nuk përfshin vetëm këmbët, por edhe krahët, edhe pjesë të tjera muskulore. E “lindur” në Finlandë, kjo disiplinë parashikon përdorimin e shkopinjve që mbështeten në tokë. Edhe në këtë rast, e rëndësishme është të mos sforcohemi më tepër se sa mundemi. Është mirë që të bëhen çdo ditë rreth 30 minuta ecje nordike.
Pedalimi
Pedalimi është një nga aktivitetet më efikase për të qëndruar në formë. Çiklizmi është në fakt, një aktivitet aerobik që kërkon një angazhim konstant që vë në punë zemrën dhe mushkëritë. Pas njëfarë kohe çiklizmi ul kolesterolin e keq në gjak, atë të lidhur me proteinat Ldl, duke rritur në të njëjtën kohë atë të mirin. Pedalimi në mal mund t’u këshillohet edhe personave që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut. Një vëmendje e veçantë, ashtu si në të gjitha aktivitetet aerobike, i duhet kushtuar ushqyerjes. Para nisjes është e rëndësishme të konsumosh ushqime që mund të kenë si karbohidrate, ashtu edhe sheqerna të thjeshta.
Ngjitjet
Janë gjithashtu një mundësi e mirë argëtimi dhe mbajtje në formë për pushimet në mal, por specialistët këshillojnë që të kryhen vetëm nga profesionistët. Në të kundërt, rreziqet janë të mëdha.


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi