Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Mister identiteti i gruas së masakruar, Policia: 10 mijë euro për informata

Shko poshtë

Mister identiteti i gruas së masakruar, Policia: 10 mijë euro për informata

Mesazh nga Master prej Fri Aug 12, 2011 8:26 am


KORÇË—Lajmifundit—Ende mbetet e paidentifikuar gruaja e masakruar e gjendur në afërsi të fshatit Ravonik të Korçës. Mësohet se ende në drejtorinë e policisë së Korçës ende nuk ka asnjë denoncim për ndonjë femër të zhdukur. Policia ofroi shpërblim prej 10 mijë eurosh për këdo që do të mund të japë informacion mbi identitetin e vajzës, si dhe të autorëve të mundësh të këtij krimi makabër. Policia vë në dispozicion numrat e telefonit 069 21 70 028 dhe 069 41 03 550. Nga ekzaminimet e para mësohet se viktima është femër, 1. 65 cm e gjatë, racë e bardhë. Fillimisht ajo ishte masakruar me thikë dhe më pas është copëtuar me sëpatë si dhe i janë prerë dhe organet gjenitale. Policia gjeti gjymtyrët e gruas në një thes, trupin nudo larg tyre, ndërsa në një thes tjetër ishin paketuar rrobat e gruas.
Deklarata e policise:
Ne vijim te informacionit te dhene nga ana e Drejtorise se Policise Qarkut Korce
ne lidhje me gjetjen e nje kufome te gjymtuar ne vendgrumbullimin e mbeturinave
te qytetit,ne afersi te fshatit Ravonik, bejme me dije se po punohet intensivisht
dhe kane vazhduar veprimet per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.
Eshte kryer ekspertimi mjeko-ligjor ku ka rezultuar se kufoma eshte e seksit
femer, me nje gjatesi prej 160-162 cm, me trup te rregullt, race e bardhe, me
moshe 30-35 vjec,pa shenja te vecanta identifikimi pervecse nje demtimi te
vjeter me permasa te vogla ne kercirin e kembes se djathte.Gjithashtu eshte e
mundshme sipas eksperteve qe kjo shtetase mos kete kryer asnje lindje femije.
Theksojme edhe njehere qe mendohet qe viktima te kete pasur te veshura nje
pale tuta sportive material sintetik me ngjyre blu dhe me shiritat anash roze dhe
jeshile, si dhe nje kanatjere ngjyre bojeqielli me mbishkrimin AC ORIGINAL.
Pavaresisht nga puna e bere nuk eshte bere e mundur gjetja e pjeses trupore te
gjymtuar (kokes) dhe nuk eshte bere i mundur identifikimi i kufomes.
Nepermjet ketij njoftimi kerkohet nga te gjithe personat qe kane dijeni per
identifikimin e kufomes dhe rrethanat e ngjarjes, te japin informacionin e
nevojshem duke ruajtur kofidencialitetin, dhe per kete qellim nga Drejtoria e
Policise Qarkut Korce vihet ne dispozicion nje shume shperblimi prej 10.000
Euro.
Per cdo informacion vihen ne dispozicion dy nr celular 069 41 06 891 dhe 069 41
03 550
Materialet e perpiluara i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Korce per vepren
penale “Vrasje ne rrethana te tjera cilesuese” parashikuar nga neni 79 germa “E”
e Kodit Penal.
DREJTORIA E POLICISE QARKUT KORCE


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi