Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Pas 24 gushtit, përfiton kush blen makinë, humb kush e përdor

Shko poshtë

Pas 24 gushtit, përfiton kush blen makinë, humb kush e përdor

Mesazh nga Master prej Fri Aug 12, 2011 8:33 am


Pas datës 24, me shfuqizimin e taksës së përvitshme të qarkullimit dhe atë të regjistrimit, ndryshon e gjithë skema e taksimit të makinave.
Taksa e qarkullimit, aktualisht 7500 lekë për makinat me benzinë dhe 10.000 lekë për një makinë me naftë, dhe taksa e regjistrimit, aktualisht 2400 lekë për të gjitha llojet e makinave, janë taksa vjetore, pra paguhen një herë në vit.
Pas 24 gushtit, taksa e qarkullimit do të paguhet sa herë që makina furnizohet me karburant. Pra ajo do të paguhet tashmë në karburante dhe makinat do të taksohen në masën 5 lekë për litër deri më 31.12.2011 dhe në masën 7 lekë për litër pas kësaj date. Kjo bën të mundur shpërndarjen në mënyrë të barabartë të taksës së qarkullimit, duke bërë që ata që e përdorin më shumë makinën të paguajnë më shumë taksë qarkullimi, raportoi e përditshmja Shqip.
Gjithashtu, pas 24 gushtit, ata që do të importojnë makina nuk do të paguajnë më doganë, por një taksë të re vjetore për makinat e përdorura. Ky aplikim takson më shumë makinat e përdorura, pra sa më e vjetër të jetë makina, aq më shumë taksë paguan. Për më tepër, makinat me naftë paguajnë më shumë se makinat me benzinë. Formula e re shumëzon cilindratën e makinës me koefiçentin e vjetërsisë dhe me taksën fikse për llojin e karburantit. Në terma konkretë, koefiçenti për vjetërsinë për tre vitet e para është 0, në vitin e katërt është 0.18 dhe rritet me 0.2 për dhjetë vitet e para, pas të cilave rritet me 0.4. Ndërsa, taksa fikse e karburantit është 25 lekë për naftën dhe 20 lekë për benzinën./Telegrafi/


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi