Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Top 50 destinacionet turistike për pushimet verore e dimërore

Shko poshtë

Top 50 destinacionet turistike për pushimet verore e dimërore

Mesazh nga Master prej Sat Aug 13, 2011 6:09 am


Organizatat dhe agjencitë turistike kane përpiluar një liste me vendet me te bukura për te kaluar pushimet verore apo edhe dimërore. 50 destinacionet e përfshira ne liste janë super te frekuentuara, mbi 20 milion turiste pushojnë çdo vit ne to.
Duke filluar nga vendi i 50 për te arritur tek 10-ja e pare, ja cilat janë këto destinacione: Bostoni, Haëai, Brukseli, Tailanda, Florida, Meksika, Zelanda e Re, Islanda, Emiratet e Bashkuara Arabe, Australia, pa dyshim Spanja e Hong Kong-u, Skocia, Irlanda, VVashington DC ne Shtetet e Bashkuara, Greqia, Hollanda etj. Ne vend te dhjete gjendet Melbourne ne Australi, një qytet kozmopolitan, i gjalle, qyteti i duhur për shoping, për kulturën e kafes dhe muzikën me bandat dhe grupet muzikore ikonike. Një hap para gjendet San Francisko ne Kaliforni. Ushqim dhe pije te jashtëzakonshme, jeta e natës e çmendur dhe pamje përrallore. Një tjetër destinacion mbetet Sydney ne Australi, qyteti me i vjetër i saj, një superfuqi ekonomike. Renditet ne te gjitha listat e destinacioneve turistike, Tokio ne Japoni. Një qytet me një kulture e tradite disa shekullore, me dhjetëra e qindra vende për te vizituar. Firence ne Itali ku impakti dhe përzierja e kulturës dhe historisë se këtij qyteti po tërheqin çdo vit e me shume vizitore. Anglia, Nevv York dhe Roma, metropolet te kulturës, historisë, muzeumeve, shëtitjeve kulturore, sa me shume t’i vizitosh aq me shume kupton se ende nuk ke zbuluar gjë. Te gjithë kane dëshiruar qe qofte edhe një here te vizitoje Las Vegas ne Nevada. Ai te ofron gjithçka për te cilën ke nevoje, argëtim, spektakël dhe një jete nate super te gjate. Vendi i pare prej vitesh mbahet nga qyteti i njohur i dashurisë, Parisi. Metropoli qe te përpin me bulevardet e tij, monumentet, artin dhe dritat magjike. Është qyteti i shijeve, djathit, çokollatave, verës dhe bukës tradicionale. Është qyteti ku mund te gjesh opera, muzike xhaz apo muzikën me te fundit ne mbare boten. Qyteti i kafeve jo-luksoze, qyteti i qetësisë, qyteti i romancës përgjatë Senes dhe qyteti i kabareve.


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi