Programe Forum - Welcome
Regjistrimi i popullsisë, INSTAT: Gjoba për ata që refuzojnë deklarimin People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Regjistrimi i popullsisë, INSTAT: Gjoba për ata që refuzojnë deklarimin

Shko poshtë

Regjistrimi i popullsisë, INSTAT: Gjoba për ata që refuzojnë deklarimin Empty Regjistrimi i popullsisë, INSTAT: Gjoba për ata që refuzojnë deklarimin

Mesazh nga Master prej Mon Aug 15, 2011 3:38 pm


Gjobë dhe përballje me gjykatën, këto janë dy sanksionet me të cilat do të përballen shqiptarët në rast se refuzojnë të plotësojnë formularin e regjistrimit të popullsisë.
Formulari ka në total 40 pyetje, 37 prej të cilave kërkojnë përgjigje me detyrim. Ndërsa vetëm tre, mes të cilave përfshihet etnia dhe feja, janë lënë me deklarim të lirë.
Burime nga INSTAT, kanë thënë se për shqiptarët që refuzojnë plotësimin e formularit do të kenë penalizime.
“Nga 40 pyetje individuale vetëm 3 janë jo të detyrueshme. Formulari është i detyrueshëm për tu plotësuar nga çdo person që jeton në Shqipëri. Ka një ligj për këtë, ka një penalitet. Në qoftëse një person nuk i përgjigjet këtij pyetësori atëherë dënohet me gjobë, ka detyrimin ligjor dhe përballet me gjyqin”-kanë pohuar burimet nga INSTAT.
INSTAT do të vendosë gjithashtu edhe një numër jeshil në dispozicion të personave të cilët për arsye të migrimit të përkohshëm nga banesat e tyre nuk mund të plotësojnë formularin. Janë gjithsej 15 mijë persona të cilët do të angazhohen në regjistrimin e popullsisë.
“Ne jemi të hapur për çdo anketues I cili plotësion kriteret tona. Kemi bërë gati termat e referencës dhe çdo person që plotëson këto kritere që ne kemi përcaktuar mund të jetë staf i mundshëm për anketuesit”- tha Nurja.
Në mesin e muajit shtator do të përfundojë edhe përzgjedhja e kontigjentit prej 15 mijë personave që do të kujdesen për regjistrimin e popullsisë.


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Regjistrimi i popullsisë, INSTAT: Gjoba për ata që refuzojnë deklarimin Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi