Programe Forum - Welcome
Shqiptari fiton 42.9 milionë euro në kazino, pronarët: Ishte gabim teknik People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Shqiptari fiton 42.9 milionë euro në kazino, pronarët: Ishte gabim teknik

Shko poshtë

Shqiptari fiton 42.9 milionë euro në kazino, pronarët: Ishte gabim teknik Empty Shqiptari fiton 42.9 milionë euro në kazino, pronarët: Ishte gabim teknik

Mesazh nga Master prej Fri Aug 19, 2011 11:40 am


Ai ka pasur fat por kjo nuk mjafton. Shqiptari Behar Merlaku (26) nga Dietikon ZH ka qenë duke e provuar fatin e tij në një kazino të Austrisë, në Bregenz.
“Për një çast, u ndezën të gjitha dritat, filloi muzika, gjithçka ushtonte”, ka deklaruar Behari për “Blick”. Fitim mahnitës, në tabelën e kazinos shfaqet shifra prej 42.949.672,86 euro. “Ishte një ndjenjë e jashtzakonshme. Bashkëshortja ime ishte pranë meje, menjëherë filluam festën dhe idenë se si do t`i shfrytëzojmë të hollat: shtëpi, veturë, pushime etj.
Të gjithë ngjarjen e incizova me celular, pasi gjithçka dukej si në ëndërr”, vazhdon Behari. Por, ëndrra ishte shumë e shkurtër, pasi para tij paraqitet drejtroi i kazinos dhe i tregon atij se bëhet fjalë për një defect të aparatit dhe se jackpot është aktivizuar pas një defekti teknik të tij. Një nëpunës i kazinos e kishte hequr shpejt çipin e aparatit duke u zhdukur shumë shpejt nga vendi i ngjarjes.
Behari reagon shpejt, por nga kazinoja i thonë se duhet të largohet nga aty. Pas disa orësh zënke verbale, në kazino vjen edhe policia, e cila merr gjithçka me vete, ndërsa shqiptari i mllefosur, e angazhon një avokat, duke ngritur kallëzim penal ndaj kazinos në fjalë. Humbja e 43 milionë euro, e ka depresionuar rëndë shqiptarin e ri.
“E gjithë ngjarja më ngarkon tepër psikikisht, nervat më janë dobësuar, aspak nuk mund të fle. Për fat të mirë, javën e kaluar e përjetova një çast të lumtur, pasi në jetë erdhi biri im Erioni”.
Behari tregohet “luftarak”, ai dëshiron të përfundojë rastin, po të jetë nevoja edhe deri në fund të jetës. Televizioni shtetëror austriak ORF, ka theksuar se sipas “Casinos Austria” bëhet fjalë për një defekt teknik dhe se ajo nuk do të paguajë asgjë.


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Shqiptari fiton 42.9 milionë euro në kazino, pronarët: Ishte gabim teknik Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi