Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Nga Azia në Europë Sjelljet, anembanë botës

Shko poshtë

Nga Azia në Europë Sjelljet, anembanë botës

Mesazh nga Master prej Fri Aug 19, 2011 11:41 am


Hapin dhe mbyllin çdo takim me miqtë, kolegët dhe të huajt. I bëjmë fare pa menduar, por shmangia e tyre mund të duket si një mënyrë për të “shpallur luftë”. Nuk janë vetëm një normë e një edukimi të mirë, por një “strategji e vërtetë afërsie” me të tjerët
Hapin dhe mbyllin çdo takim me miqtë, kolegët dhe të huajt. I bëjmë fare pa menduar, por shmangia e tyre mund të duket si një mënyrë për të “shpallur luftë”. Nuk janë vetëm një normë e një edukimi të mirë, por një “strategji e vërtetë afërsie” me të tjerët. Përshëndetjet tregojnë mbi raportin tonë me të tjerët. Por për çfarë shërbejnë? Si janë zhvilluar? “Përshëndetjet janë një praktikë universale e kulturave nga e gjithë bota”, shpjegon Luigi Anolli, psikolog në Universitetin Milano Bicocca. Jemi mësuar që të përshëndesim njerëzit që njohim, por në të vërtetë ne nuk bëjmë gjë tjetër përveçse përmbushim një “detyrim social”. Përshëndetjet, në fillim të një takimi, kanë para së gjithash një funksion të njohjes reciproke. Përcaktojnë radhën, rolin shoqëror të dy njerëzve që takohen për herë të parë. Në bazë të shoqërisë ne bëjmë edhe dallimin e përshëndetjes, e cila është e ndryshme si për miqtë, ashtu edhe për të huajt. Në Japoni, ku forma tradicionale e përshëndetjes është përkulja, një njeri me status të ulët zakonisht ulet në një mënyrë më të madhe dhe më të gjatë.
Edhe lloji i përshëndetjes mund të theksojë hierarkinë. “Tradicionalisht superiori nuk përshëndet i pari, por merr përshëndetjen nga një vartës, ose nga një person më i ri. E shohim këtë rregull të mishëruar tek ushtarët, ku përshëndetja për njerëzit më të mëdhenj është një detyrë”, shpjegon Valentina Durso, psikologe në Universitetin e Padovas.
“Përshëndetjet janë një mënyrë afrimi, domethënë mënyra me të cilën realizohet kontakti me tjetrin, si gjëja primare. Për shembull, përshëndetet një i panjohur, të cilit i kërkojmë informacione. Në marrëdhëniet më intime janë një shenjë afeksioni”, tregon Anolli. Mundet që ta largojmë këtë “ritual njohjeje” pa u menduar shumë, por është e sigurt që nuk mund të bëjmë dot pa të. “Të heqësh përshëndetjen”, jo rastësisht është një mesazh ose një sjellje e vrazhdë që ka domethënien e “jam i ofenduar dhe dua që të prishim marrëdhëniet me njëri-tjetrin”, thekson Valentina Durso. “Të përshëndesësh atë që njeh është me të vërtetë një detyrim dhe nëse ndonjëherë nuk e bëj, duhet që të kërkoj falje, edhe nëse bëhet fjalë për një mik. Kjo vlen edhe për përshëndetjet e shpejta kur shkëmbehemi në rrugë pa filluar ndonjë bisedë. Ky sinjal tregon që ka pasur një njohje reciproke dhe se kërkohet mbajtja e raporteve. Edhe nëse njohjet janë sipërfaqësore, përshëndetjet mund të rrisin ose të ulin shkallën e afërsisë. Nëse thjesht e përshëndet një njeri të saponjohur pa e takuar, atëherë do të thotë që më pëlqen kjo gjendje njohjeje. Ndërsa nëse një të saponjohuri i afrohemi dhe e përshëndesim duke e takuar, atëherë ky është një mesazh, përmbajtja e së cilit është “thellimi i raportit”. Edhe formulat e lamtumirës (ndarjes) kanë funksione të ndryshme. “Janë sinjali i mbylljes së një takimi, ose të një bisedimi. Mundet të shërbejnë edhe për vendosjen e një raporti të mirë. Edhe nëse ka pasur një diskutim, përshëndetja është një formë riafrimi. Janë ato, të cilat lejojnë takime të suksesshme për më vonë”, shpjegon Anolli. “Jo rastësisht ka disa përshëndetje standarde për lamtumirën, që parashikon urime për t’u riparë ose urime të tipit rrugë të mbarë, mirë u takofshim përsëri, që theksojnë ripërsëritjen e përshëndetjes”, tregon Durso.
Kodet e ndryshme në botë
Gjeste dhe formula të ndryshme ndryshojnë në botë. “Te ne përdorin puthjet, përqafimet, shtrëngimet e dorës, një gjest që në të kaluarën tregonte se nuk ishe i armatosur”, thotë Anolli. “Ndërsa në kultura të tjera nuk ka kontakte: të kujtojmë përkuljen për japonezët, ose përshëndetjen me pëllëmbë të dorës për indianët”. Përshëndetja e maorëve të Zelandës së Re bëhet duke takuar hundën me njëra-tjetrën: në këtë mënyrë shkëmbehet shpirti vital. Ka edhe formula të kodifikuara të përshëndetjes: nëse ne pyesim për shëndetin e tjetrit me pyetjen standarde: “Si je?”, në Kore një përshëndetje e përafërt përkthehet si: “Ke ngrënë oriz?”, thotë Anolli. Ka edhe një përshëndetje “të çastit”, shumë të thjeshtë, të përhapur në të gjithë botën. “Nëse shohim dikë në rrugë, ndeshim shikimin dhe i buzëqeshim. Kjo shprehje është e lidhur me dëshirën që kemi për atë njeri. Pas kësaj mundet që të vazhdojë ceremonia e përshëndetjeve”, shpjegon Enrico Ricci Bitti, psikolog në Universitetin e Bolonjës. Situata të veçanta kërkojnë një etikë të fortë. “Disa forma të kodifikuara përdoren në kontekste specifike: të mendojmë për shëndetin e një ushtaraku ose të një sovrani. Rregullat bëhen më komplekse dhe ndjekin një protokoll të caktuar”, thotë Ricci Bitti.
Puthje dhe përqafime për të gjithë
Përshëndetjet zhvillohen në bazë të zakoneve shoqërore. Tashmë nuk ekzistojnë më gjestet e njëherë e një kohe, si heqja e kapelës dhe puthja e dorës, që përdorej nga burrat. “Në fakt, ka një rritje të kontakteve fizike: puthen dhe përqafohen gjithmonë e më shumë. Edhe ndërmjet dy burrave është bërë i zakonshëm një takim i tillë”, shpjegon Ricci Bitti. Kjo tregon faktin se raportet janë bërë më informale dhe njerëzit nuk preokupohen më që të duken formalë dhe të bëjnë gjeste të kodifikuara. Kontakti fizik kthehet në shenjë konfidence dhe spontaniteti. Puthja në faqe po përdoret gjithmonë e më tepër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse konsiderohet si një përshëndetje informale dhe e dashur. Shpeshherë na ndodh që të përqafojmë dhe të puthim më tepër në momentet më emotive. “Nëse largohesh për një kohë të gjatë, përshëndetjet bëhen më të shpeshta”, thotë Enrico Ricci Bitti. Janë krijuar edhe përshëndetje të reja si: “bukuroshe”, e përdorur në vend të “ç’kemi” nga meshkujt. Ka më pas një përzierje mes gjuhëve. Kështu që janë bërë internacionale përshëndetja angleze “Hi” dhe ajo italiania “Ciao”, shpjegon Michele Cortelazzo, pedagog i gjuhës italiane në Universitetin e Padovas dhe studiues i gjuhës së re.
“Në të njëjtën kohë bëhet një seleksionim ndërmjet formulave ekzistuese”, vazhdon Cortelazzo. Përdoret gjithmonë e më tepër përshëndetja “Shëndet”, për shembull. Është një formë e mesme që mund t’i përshtatet çdolloj raporti, kur mungon një normë precize e përdorimit të “ti” apo “ju”. Nëse dikur u thuhej “ç’kemi” vetëm familjarëve dhe miqve dhe “mirëmëngjesi” dhe “mirëmbrëma” të tjerëve, sot ky rregull ka filluar që të mos funksionojë më.
“Shëndet” është një përshëndetje e përgjithshme, që u përshtatet raporteve të reja. Edhe pse nuk është perfekte, nuk është as e gabuar. “Shëndet” ka filluar të ketë një përdorim gjithmonë e më të madh në e-mail, sepse është e përshtatshme për çdolloj raporti dhe në çdo kohë të ditës”. Kështu ndodh edhe në mesazhet telefonike. Përshëndetja shkruhet vetëm nëse me personin kemi një kohë të gjatë pa u parë, përndryshe nuk është e nevojshme.
“Ka edhe një globalizim të përshëndetjeve. Ajo që dominon sot është shtrëngimi i dorës, që është e përhapur në të gjithë botën”, përfundon Ricci Bitti. William Chaplin, nga Universiteti St. Johns në SHBA, ka studiuar marrëdhëniet kur jepet dora dhe disa tipare të personalitetit. Në eksperimentin e tij, pjesëmarrësit duhej që të plotësonin pyetësorë për personalitetin. Duke qenë se iu prezantuan kontrollues të ndryshëm, ata i përshëndesnin këta të fundit duke u dhënë dorën. Kontrolluesit duhej që të vlerësonin mënyrën e shtrëngimit të dorës dhe përshtypjen që kishin nga njerëzit me kontaktin e parë. “Vumë re që shtrëngimi i dorës ka tendencën që të jetë konstant edhe pse është një sjellje automatike, të cilës nuk i kushtohet shumë rëndësi”, shpjegon Chaplin. “Kemi evidentuar se njerëzit më të hapur kanë tendencën që të kenë një shtrëngim më të fortë, ndërsa shtrëngimi më i lehtë lidhet me tipat e turpshëm. Shpeshherë e kemi thënë që shtrëngimi i dorës të jep “përshtypjen e parë”.
Përshtypje e mirë
Duke e shtrënguar dorën fort, për një kohë të gjatë dhe me ndonjë prekje edhe të krahut, si dhe duke e parë tjetrin drejt e në sy. Këtë gjë e kemi provuar dhe funksionon mbi të gjitha për gratë. Mendohet që vlerësohen më tepër nëse japin një shtrëngim më “mashkullor”.
Përshëndetje dhe puthje
Puthja sot është një formë e përhapur përshëndetëse. Nuk është formale dhe është shenjë e konfidencës. Nuk përdoret vetëm mes femrave dhe meshkujve, por edhe mes personave të të njëjtit seks. Kjo përshëndetje është shumë e përhapur në Europë, si dhe është në modë në SHBA


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Nga Azia në Europë Sjelljet, anembanë botës

Mesazh nga Anakonda prej Mon May 14, 2012 5:16 am

Pse sthu ti tu cojm ftesa ne fb dhe ti kemi frenca aahahaah
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi