Programe Forum - Welcome
Domosdoshmëria e shkuarjes në pushim People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Domosdoshmëria e shkuarjes në pushim

Shko poshtë

Domosdoshmëria e shkuarjes në pushim Empty Domosdoshmëria e shkuarjes në pushim

Mesazh nga Master prej Mon Aug 22, 2011 6:10 am

Domosdoshmëria e shkuarjes në pushim F.0811114411484_m
Të gjithë ata që ende nuk kanë shkuar në pushimin e merituar vjetor duhet të mendojnë për këtë gjë. Hulumtimet kanë treguar se udhëtimet në bregdet ose në vende të ndryshme për të pushuar mund t’ua zgjasin jetën.
Pushimi dhe ikja nga përditshmëria duhet të jetë gjë normale, por për shkak të gjendjes së pakënaqshme financiare, ndodh që të mbetemi në shtëpi. Mirëpo pushimet e merituara nuk duhet që medoemos të nënkuptojnë qëndrimin dyjavor nëpër hotele të shtrenjta, por mund të jenë edhe një ikje e shkurtër nga përditshmëria, duke dalë në natyrë, duke vizituar ndonjë vend ose duke shkuar për vikend në pishinë ose masazh.


Nëse edhe ju bëni pjesë në grupin e atyre që për një kohë të gjatë nuk kanë lëvizur nga shtëpia, është koha që të planifikoni dhe të shfrytëzoni ditët e ngrohta.

Aktivitet
Shumë të punësuar e kalojnë ditën duke qëndruar para kompjuterit ose në zyrë. Daljet njëditëshe, gjatë vikendeve, e sidomos shkuarja në pushim, do të bëjë që të jeni më aktivë fizikisht, gjë që do ta shtojë qarkullimin në trupit tuaj, dhe me këtë do t’ua kthejë fuqinë dhe energjinë.
Disponimi
Hulumtimet kanë treguar se udhëtimet e shkurta ose të gjata ndikojnë pozitivisht në mendjen tuaj. Ndryshimi i ambientit, si edhe shoqëria e këndshme do t’u ndihmojnë që ta përmirësoni disponimin dhe të zhvilloni mendime pozitive dhe të ndërtoni kujtime të cilat do t’u ndihmojnë që t’i harroni ditët e punës.

Stresi
Çfarëdolloj ikje nga rutina ditore është shumë e dobishme. Dita në natyrë pa ngarkesën në komunikacion, zgjimin e hershëm dhe obligimet në punë- mund të veprojë duke stimuluar disponimin tuaj që do të thotë se këto ndryshime janë një terapi anti-stres.

Shëndeti
Udhëtimet mund të ndikojnë shumë pozitivisht edhe në shëndetin tuaj të përgjithshëm. Përveç reduktimit të stresit, pushimet e rregullta mund të jenë një luftues i shkëlqyer kundër sëmundjeve kronike dhe sëmundjeve të tjera. /Telegrafi/


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Domosdoshmëria e shkuarjes në pushim Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Domosdoshmëria e shkuarjes në pushim Empty Re: Domosdoshmëria e shkuarjes në pushim

Mesazh nga Anakonda prej Mon May 14, 2012 5:18 am

Epo duhet me shku me pushime sepse truri i shkrete eshte mbytur nga fjala pune.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi