Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Si Flori Mumajesi një ka bërë nëna!

Shko poshtë

Si Flori Mumajesi një ka bërë nëna!

Mesazh nga Master prej Tue Aug 23, 2011 10:49 pm


Është fakt që Flori është producenti më i mirë shqiptar për momentin dhe puna e tij shpërblehet. E kam thënë edhe në intervista të tjera që ne jemi miq të mirë dhe kur kemi një ide të përbashkët nuk bisedohet për gjëra të tilla, siç janë paratë. Duam vetëm që ajo që do të realizojmë të dalë diçka sa më e bukur.

E njohur më së shumti me emrin Llollo, reperja kosovare simpatike që “tundi” skenën e “Top Fest 8”, fitoi famë në Shqipëri pasi bashkëpunoi me Flori Mumajesin në këngën hit, “Tallava”. Por nëse shumëkush nuk e ka shquar mirë fizikisht në skenën e “Top Fest 8”, ku ajo spikati edhe për kërcimin energjik, Eleonora Musliu do të vijë shumë shpejt me një këngë të re, të titulluar “Fly”, në bashkëpunim me Ervin Goxhin. Sipas saj, kjo këngë që mban firmën e Florit, nuk do të jetë hit, por një “mega hit …”. “Kënga është shumë e bukur, është komplet diçka që nuk është prodhuar në tregun tonë muzikor. Besoj se fansat do ta presin ashtu sikurse duam ne. Në të do të ketë gjithçka, duke nisur që nga hip-hopi, hauz, tallava”, – ka thënë për “Standard” 22-vjeçarja që studion për diplomaci dhe që po punon fort që nesër të kontribuojë në politikën e shtetit më të ri në botë. Artistja e re, së cilës shpejt shumë persona e kanë cilësuar “rome” (ndoshta për shkak të motiveve të këngës “Tallava” dhe faktit që ajo nuk dukej shumë me fytyrë, si dhe mungesës në klipin përkatës të këngës), Llollo, e cila shpreh konsiderata të larta për Florin, i përgjigjet kësaj dileme: “Se çfarë më bëjnë nëpër media, rome, të bardhë a të kuqe, kjo nuk ka fare peshë për mua. Por prapë e rithem që jam e bardhë, nëse duhet t’i jap përgjigje pyetjes së shumë personave.

Llollo, përshëndetje! Si po kalon kjo verë e nxehtë për ty, me punë, pushime, projekte të reja interesante?

Përshëndetje për të gjithë ata që po marrin rreze dielli tani! Vera e nxehtë, projekte të nxehta të sapo dala nga furra do të shpalosen shumë shpejt për publikun. Sa i takon pushimeve, ato po i kaloj këtu në Shqipëri, së bashku me familjen time.

Pas “Tallava”-së me Florin, hiti i radhës e ka titullin “Fly” apo jo?

Për shkak se është stinë vere, çdo gjë e bukur është e lidhur me adrenalinën, ndaj ideja e Ervin Gonxhit ishte që kënga të titullohej “Fly”.

Mendon se kënga e re do të jetë një hit i verës 2011?

Jo vetëm hit, por një “Mega Hit”, hahaha. Bëj shaka, kënga është shumë e bukur, është komplet diçka që nuk është prodhuar në tregun tonë muzikor. Besoj se fansat do ta presin ashtu sikurse duam ne.

Si do të vish kësaj radhe në klip, sepse te “Tallava”-ja prania jote mungonte?

Po thjesht do të prezantohem sipas stilit tim… S’mund të flas më shumë, do t’i lë pak gjërat të dëgjohen dhe të shihen nga vetë fansat …

U mërzite që kënga “Tallava” nuk rezultoi fituese në “Top Fest 8”

Hm, mirë do të ishte që të dilte fituese, edhe pse vlera e saj e ka ngrohur këtë verë. Jo, nuk u mërzita, sepse “Tallava”-ja doli fituese në anën tjetër, e kam fjalën tek reagimi i njerëzve që e dëgjojnë, sepse sapo të lëshohet “Tallava”-ja, të gjithë shpërthejnë.

Ti je një repere në fakt, si e gjete veten në tallava? Edhe kënga e radhës me Ervin Gonxhin tallava do të jetë?

Si repere, unë e gjej veten te të gjitha zhanret, jo vetëm te tallavaja. Kënga e radhës do të jetë alamet kënge (Qesh). Në të do të ketë gjithçka, duke nisur që nga hip-hopi, hauz, tallava etj.

Ke realizuar disa këngë me artistë të ndryshëm, si me Ledri Vulën, Adrijan Gaxhën, Flori Mumajesin etj. Kur do të sjellësh ndonjë klip tjetër? Me cilin apo cilën ke ëndërr të bashkëpunosh?

Klipi i radhës do të jetë i këngës “Fly”, pra dhe ëndrra ime ishte që të realizoja diçka të bukur me Ervin Gonxhin. Si një person ambicioz që jam, ia plotësova dëshirën ëndrrës sime, hahahah.

Ke thënë në një intervistë se Flori nuk të ka kërkuar shumë para. Në fakt, ai është një nga më të mirët në treg për momentin dhe normalisht, sikurse thuhet, këngët e realizuara prej tij kushtojnë apo jo?

Si Flori një ka bërë nëna! Është fakt që është producenti më i mirë shqiptar për momentin dhe puna e tij shpërblehet. E kam thënë edhe në intervista të tjera që ne jemi miq të mirë dhe kur kemi një ide të përbashkët nuk bisedohet për gjëra të tilla, siç janë paratë. Duam vetëm që ajo që do të realizojmë të dalë diçka sa më e bukur.

Kemi vënë re se përveç këngës, të pëlqen shumë edhe kërcimi…

Këto janë dy gjërat që ma shtojnë jetën. Kur i përplas dyert nga nervozizmi, kërcimi ose kënga më kthejnë motivin dhe buzëqeshjen. Mos u frikësoni, se jam e mirë. (Qesh)

Studion për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Ku e sheh veten në të ardhmen, dëshiron të kontribuosh në politikëbërjen e shtetit tënd, Kosovës. Ke rezerva sa i takon politikanëve në Kosovë apo përgjithësisht të duken “ok”?

Kjo është ajo gjë për të cilën luftoj prej 22 vitesh dhe do të luftoj që të arrij atë që e mendoj çdo ditë dhe ia them vetes çdo ditë. E di që do ta realizoj! Sa për rezervat, ato janë të mira dhe praktike, për çdo vend dhe situatë.

Publiku duket se të ka pritur mirë, edhe pse shumë persona të dinë rome. Cili ka qenë reagimi që të ka bërë më shumë përshtypje nga fansat?

Publiku më ka pritur mirë, kjo është gjëja më e rëndësishme për mua. Pastaj se çfarë më bëjnë nëpër media, rome, të bardhë a të kuqe, kjo nuk ka fare peshë për mua. Por prapë e rithem që jam e bardhë, nëse duhet t’i jap përgjigje pyetjes së shumë personave.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, a ka Eleonora një të dashur? Nëse jo, do ta doje muzikant?

Eleonora nuk ka të dashur! Sa i përket asaj se nëse do ta doja muzikant, nuk i dihet fatit. Edhe pse nuk do ta merrja muzikant, nuk e di pse i dua më shumë njerëzit e thjeshtë. Por prapë jam me atë shprehjen: “Kurrë mos thuaj kurrë”, sepse nuk i dihet fatit.


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Si Flori Mumajesi një ka bërë nëna!

Mesazh nga Anakonda prej Fri Jun 08, 2012 10:46 am

apapappapa edhe ky kot shet pordhe se duroj dot
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi