Shorti i Champions League, caktohen çiftet e fazës play-off
:: Sport :: Liga e Kampioneve
Faqja 1 e 1
Shorti i Champions League, caktohen çiftet e fazës play-off
Sot në mesditë në Nion është bërë tërheqja e shortit për rrethin e ”play-off”-it për hyrje në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Arsenali nuk pati aspak fat në këtë short pasi për kundërshtar nxorri skuadrën debutuese në këtë garë, Udinezen, e cila ka ambicie të mëdha për të hyrë në fazën e grupeve.
Ndërkaq, kampioni i shumëfishtë i Gjermanisë, Bajerni i Munihut duhet ta kalojë sfidën me Cyrihun për t”u përfshirë në fazën e grupeve të garës elite të futbollit evropian.
Dinamo e Zagrebit, ku luan futbollisti kosovar, Fatos Beqiraj, do të ketë punë me skuadrën e Malmos, ku paraqiten dy futbollistë tjerë kosovarë, Dardan Rexhepi e Agon Mehmeti. Ndeshjet e para të këtij rrethi zhvillohen më 16 e 17 gusht, kurse ato të kthimit më 23 e 24 gusht.
Çiftet e rrethit të ”play-off”-it:
Visla Krakov – Apoel
Makabi Haifa – Genk
Dinamo Zagreb – Malmo
Kopenhagen – Viktori Plzen
Bate Borisov – Shturm
Ob-Vilareal
Tuente-Benfika
Arsenal-Udineze
Bajern – Cyrih
Lion-Rubin
Similar topics
» Hidhet shorteu i Champions League
» UEFA Champions League 2012
» Çiftet që kanë zënka, gjithmonë do të kenë
» Bayern Munchen, çmim i veçantë për Champions
» Europa League, Flamurtari e Vllaznia në ndeshjet e kthimit
» UEFA Champions League 2012
» Çiftet që kanë zënka, gjithmonë do të kenë
» Bayern Munchen, çmim i veçantë për Champions
» Europa League, Flamurtari e Vllaznia në ndeshjet e kthimit
:: Sport :: Liga e Kampioneve
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|