Programe Forum - Welcome
Nishani, shqetësim për vonesat në kufirin grek People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Nishani, shqetësim për vonesat në kufirin grek

Shko poshtë

Nishani, shqetësim për vonesat në kufirin grek Empty Nishani, shqetësim për vonesat në kufirin grek

Mesazh nga Embelsira prej Mon Aug 29, 2011 12:35 pm

Ministri i Brendshëm Bujar Nishani u takua sot me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë greke, Eleftherios Oikonomou, me të cilin vlerësoi nivelin e bashkëpunimit me palën greke dhe rezultatet e arritura kundër krimit dhe trafikut ilegal.Nishani tha se në takim shprehu shqetësimin për vonesat nëpër pikat e kalimit kufitare, si dhe ndalimin për të kaluar në anën tjetër të kufirit të disa qytetarëve.Nga ana e tij, kreu i policisë deklaroi se për vonesat në kufi, që tashmë përsëriten cdo verë, dimer apo në kohë Pashkësh, do të ngrihet një grup i përbashkët pune.Oikonomou, i cilësoi të papranueshme dëmtimet e pasaportave për disa shtetas dhe tha se do të merren masa në raste të tilla.Burgaj: Bashkëpunim në luftën kundër krimit.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj u takua sot me homologun grek Eleftherios Oikonomou.Burgaj u shpreh se në takim u bisedua për intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut ilegal.Kreu i policisë shqiptare theksoi se ka patur përkushtimin maksimal nga pala greke për të rritur nivelin e shërbimit ndaj shtetasve nëpër pikat kufitare.Oikonomou, nga ana e tij vuri në dukje problemet nëpër pikat kufitare për shkak të fluksit të lëvizjes, ndërsa theksoi se do të punohet akoma më shumë për zgjidhjen e problemeve nëpër pikat e kalimit kufitar.
Embelsira
Embelsira
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 562
Reputation : 3
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi