Programe Forum - Welcome
Seksi, inteligjentët e praktikojnë më pak People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Seksi, inteligjentët e praktikojnë më pak

Shko poshtë

Seksi, inteligjentët e praktikojnë më pak Empty Seksi, inteligjentët e praktikojnë më pak

Mesazh nga Embelsira prej Thu Sep 01, 2011 10:03 pm

Ndoshta ndodh për faktin se janë tepër të prirur të mendojmë për sistemet, apo për të studiuar, prandaj kanë fare pak kohë për t’iu dedikuar aktiviteteve më të ulëta. Fakti është se njerëzit inteligjentë rezulton se bëjnë pak seks. Këtë e ka publikuar revista amerikane 'Psychology Today'. “Disa studime tregojnë se inteligjenca është e lidhur në sens negativ me frekuencën e aktivitetit seksual”, ka shpjeguar Rosemary Hopcroft, sociologe e Universitetit të Karolinës së Veriut. Me pak fjalë, sa më shumë inteligjent je, aq më pak seks bën.
Për më tepër është vërejtur se personat me një nivel të lartë arsimimi kanë tendencë të kenë një numër më të vogël partnerësh gjatë jetës së tyre, teksa raporti jo fort pozitiv mes seksit dhe inteligjencës vërehet që në moshë adoleshente. Përsa i takon arsyeve të kësaj lidhjeje mes inteligjencës dhe aktivitetit të paktë seksual është ende duke u hetuar. Mendohet se inteligjentët mishërojnë figurën klasike të njeriut që mendon shumë, që mban syze dhe që kujdeset fare pak për aspektin e jashtëm. Domethënë janë më pak tërheqës dhe kanë më pak shanse për të joshur femrat. Por kjo hipotezë është hedhur poshtë nga një kërkim i Carolyn Halpern në Universitetin e Karolinës së Veriut. Me një barazi sharmi dhe bukurie, inteligjenti bën më pak seks se ai që është më pak I zgjuar. Po atëherë, cila është arsyeja e vërtetë? Hipoteza e bërë nga psikologu Aurelio Josè Figueredo, docent në Universitetin e Arizonës, është pikërisht e tipit evolues: më të zgjuarit investojnë më pak kohë në kërkim të riprodhimit, por zotërojnë më tepër risi. Prandaj, megjithëse riprodhohen rrallë, kanë më tepër mundësi të bëjnë të jetojë sa më mirë pasardhësin e tyre, kështu që nuk kanë nevojë të tentojnë disa herë rrugën e riprodhimit mcncdd mcncdd mcncdd
Embelsira
Embelsira
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 562
Reputation : 3
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Seksi, inteligjentët e praktikojnë më pak Empty Re: Seksi, inteligjentët e praktikojnë më pak

Mesazh nga Master prej Thu Sep 01, 2011 10:06 pm

kto po kto t embushin menjen ca inteligjence me aman

Seks bo kur te mushet menja maj tavanit ne ambazhur mbi frigorifer Razz


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Seksi, inteligjentët e praktikojnë më pak Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi