Programe Forum - Welcome
Vargje dashurie nga une Esi... People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Vargje dashurie nga une Esi...

Shko poshtë

Vargje dashurie nga une Esi... Empty Vargje dashurie nga une Esi...

Mesazh nga Vizitor prej Fri Sep 02, 2011 4:38 pm

Sot,u mbushën plot 1 vitë dhe 11 muaj pa ty,,1 vitë dhe 11 muaj me dhëmbje dhe me lotë në
sy,1 vitë dhe 11 muaj pa të parë pa të perqafuar 1 vitë dhe 11 muaj përplotë trishtim..ah!
Përse o Zot më more një njëri aq të shtrenjët,pse ma lëndove shpirtin,pse po mi shuan arsyet e jetës.
UNE nuk e di pse po jetoj...a,po...ndoshta vetëm për vuajtje!
Nuk mundem ti ndaloj lotët e trishtimit,nuk mundem dot asnjë moment të të largoj nga kujtimet.
Tani po e ndjej mungesën tënde shumë,tash e ndjej sa të kam dashur e akoma po të dua edhe më shumë...

Më fal që të desha e këtë ti se meritove
Më fal që po vuaj e këtë ti ma shkaktove
ndoshta vjen një ditë që kurr ti se mendon
dhe atëherë e merr dënimin që e meritove.....

Lexo këtë mesazhë që del nga shpirti im
e nëse do ruaje si kujtim
Grise nëse s'më do, bëje cop e thërime,
po ta dish bashkë më të ke thyer zemrën time.

Unë stë kërkoj të më duash shumë,
por të paktën me duaj sa të dua unë.
Ndoshta jetoj pak se jeta rrjeth si lumë,
ku i dihet jetës ndoshta s'jetoj dhe shumë.
Me ditë apo me vite, por sa te jetoj,
vec teje tjetër kurrë s'do dashuroj.


Më the I LOVE YOU mu dukë fjal pa kuptim,
Më the TI AMO mu dukë mashtirm,
Më the ICH LIEBE DICH sytë mi verbove
Më the TË DUA zemrën ma gëzove!

Po të hapësh zemren tënde jam e sigurt që vjen zemra ime,
ajo ka ardhur tek ti qëndron e lumtur se ka gjetur dashuri.
Kur zemra jote troket, ajo sheh kush është, nuk flet,
as thërret po tregon se kjo zemër vetëm atij i perketë.
Kështu më tregon cdo natë ajo mua me thotë se sa shumë te dua....

Dhembja nuk ka fund kurse lotet nuk kan fuqi te shprehin pikellimin
per ty. Gjithmon do te mbetesh ne zemren time me shpirt te venitur,
zemer te thyer, me shpres te pa shpres, si dje, si sot, si neser une e
perlotur te pres te kthehesh, te ma kthesh besimin ne dashuri, te ma
kthesh lumturin dhe gjith ate qe pata kur ishim se bashku. Mungesa yte
ne cdo vend po ndihet. Ditet pa ty vetem une e di se si i kaloj. Malli..
dhembja..per ty kurre nuk do te shuhen. Do te dua edhe me shume se sa te kam
dashur, edhe me shum se sa e dua veten, por kur te bindesh
atehere ndoshta do te jete shume vone. Une do te jem ne shpirt vetem e jotja e
ti vendos vet per lumturin qe mund ta kemi se bashku...

E DIEL

A e dinë që sonte është ditë e diel e mua më vuan duvakun e si
A e dinë që sonte trupin e njom do't ma prek ai që se dashuroj
A e dinë që sonte do të vdes në atë shtrat të mallkuar që do ta ndaj me njeriun që nuk e dua
Kanë kaluar 2 orë prej që ka hyrë dhëndrri i pa dëshiruar per mua
E unë as që kamë ndjenja ti ofrohem,,Jamë ne mendime vetëm tek ti
AHHH i dashur sikur t'kishe qenë ti ky dhënderr do ndjehësha më e Lumtura në botë,,por Ja që Jamë fatzezë dhe e mallkuar......

Me falë buzët se malli më ka marrë
Më Lejo të ti puthë se të mijat më Janë tharë
Vetëm buza Jote dinë të ëmbëlzoj
Më Lejo të ti puthë se shumë të dashuroj.......

Sytë i ke të bukur dua të ti shofë
Buzët i ke të ëmbla dua të ti puthë
Trupin e ke elegant dua ta Ledhatoj
Dashurin e ke te fort duhet ta pranoj....

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vargje dashurie nga une Esi... Empty Re: Vargje dashurie nga une Esi...

Mesazh nga Anakonda prej Mon May 28, 2012 2:11 pm

sahum shum e bukur qenka;bravo qenka shum e bukur edhe pse e dhimbshme....
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vargje dashurie nga une Esi... Empty Re: Vargje dashurie nga une Esi...

Mesazh nga Master prej Sun Jun 10, 2012 6:10 pm

Nicee


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Vargje dashurie nga une Esi... Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vargje dashurie nga une Esi... Empty Re: Vargje dashurie nga une Esi...

Mesazh nga Anakonda prej Wed Jun 13, 2012 6:25 pm

Gjysma ime ngeli peng
Ne nje gjysem shpirti tjeter
Me ler kohe,me gjej nje vend
Ku ta qaj nje mall te vjeter.

Gjysma ime lengoi gjate
Ne kerkim te gjysmes vet
Tretej loti per nje nate
Shteronte syte ne aq net.

Gjysma ime si strofe pa varg
Ish pa rime,pa ndiesi
Gjysmen tjeter kerkonte larg
Si pa titull nje poezi.

Gjysma ime ngeli e shkrete
Himnin e vdekjes kendoi ne faj
Shpirti im ne tjetren jete
Do ta gjej gjysmen e saj.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vargje dashurie nga une Esi... Empty Re: Vargje dashurie nga une Esi...

Mesazh nga Anakonda prej Wed Jun 13, 2012 6:25 pm

Unë emrin tënd e zë rrallë në gojë
kjo do të thotë që në zemër e ruaj thellë
veç në ndodhtë të kthehem në rrenojë
do të dalësh si legjenda mbi një kështjelle
Unë emrin tënd s’e kam vënë në asnjë vjershë
E s’do ta shkruaj as në vargun më me bujë
Kjo do të thotë që gjërat me peshë
rrinë në thellësi dhe është zor t’i ngresh mbi ujë
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vargje dashurie nga une Esi... Empty Re: Vargje dashurie nga une Esi...

Mesazh nga Anakonda prej Wed Jun 13, 2012 6:26 pm

Gjithë ëndërrat dhe dëshirat
që në jetë i thurra,
i mblodha të gjitha bashkë,
i rradhita një nga një,
si fletët e një ditari,
por aty nuk pashë gjë tjetër,
vetëm fletët që po shkyen,
duke rënë një nga një në tokë.
ashtu si bien gjethet e vjeshtës
që era me vete i merr.
Tani kanë mbetur pak fletë,
me shpresë që diçka të ndryshojë.
dhe një fletë e vetme le të jetë,
kujtimi më i bukur le të mbetet
që as nën dhè të mos tretet!
Një fletë e vetme le të jetë,
dhe do t’i mbyll sytë e qetë,
në atë fletë të jemi unë dhe ti
ku të ketë lumturi dhe dashuri!
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vargje dashurie nga une Esi... Empty Re: Vargje dashurie nga une Esi...

Mesazh nga Anakonda prej Wed Jun 13, 2012 6:27 pm

Ti, vjen i buzeqeshur, i heshtur
dridhesh, fjalet të mungojne,
mundohem të të them të qëndrosh,
por kot, fjalët ngecin dhe s’dalin dot.

Jam lodhur nga pritjet e gjata
të cilat mbarimin nuk e kane,
po më çmènd thjeshtesia jote,
të dua mbi gjithë gjerat e kesaj bote.
O enderr, o enderr mos me mundo,
aty ku ke mbetur vazhdo,
enderr eshte edhe vete jeta,
e unë jam larg, shume larg nga e verteta!

Më shumë enderr se jete
pritjet e gjata kane,
sa shume mallengjehem kur zgjohem,
se ty nuk te kam prane!
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vargje dashurie nga une Esi... Empty Re: Vargje dashurie nga une Esi...

Mesazh nga Anakonda prej Wed Jun 13, 2012 6:27 pm

Ti do te heshtesh
Ti do te heshtesh gjate ate dite,
ndoshta per fare ate nate,
kur te mos jete
mbi sferen e humbur te tokes,
figura ime krenare
me syte e fuqishem si shpeze
qe vec lirise i perkasin,
qe ti ti i deshe aq shume.
Ti do te heshtesh djale,
ti do te heshtesh,burre,
ti do te heshtesh,shpirt,
kur te mos jem me une.
Dhe mjekra jote peshtetur mbi klavikul,
do te heshte.
Oh,nuk do te jete me ajo heshtje,nje nga ato qe vibrojne afrimin.
Ajo heshtje e madhe,
ajo heshtje e mungeses,
ajo heshtje e kthimit tend,
ne nje,ne nje,ne nje.
Ti qe gjithmone me mua ishe dy,
dhe prape njesuar,
po kurre bir vetmie.
Do te heshtesh,
ti qe aq pak flisje dhe heshtjet i krisje
ti qe i kishe fjalet si guaska te rralla,
qe m’u desh aq rruge te eci per ti gjetur,
do te heshtesh ti,qe aq shume te desha,
Do te kthehesh ne nje burre si mijera
(kurre nuk mbaron argateria se ngreni burra.)
Do te heshtesh.Do te cohesh.Do te ikesh qe andej,
krahthyer drejt gojes se argaterise do t’ikesh
duke tu zvogluar trupi,shpatullat ne largesi.
(Pika me rafte sa fort ti desha shpatullat!)
Do te ikesh argati im,do te zhdukesh,
dhe ketu historia jone do te mbaroje
historia jone e padegjuar
qe e pergjonin yjet e pikuar
e qe kapnim me dore nen cati.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vargje dashurie nga une Esi... Empty Re: Vargje dashurie nga une Esi...

Mesazh nga Anakonda prej Wed Jun 13, 2012 6:28 pm

E vetme jam ne kete vend,
e merzitur dhe e pikelluar,
Nė thellesine e shpirtit
e tera e perveluar.

Vetem, pa askend prane,
shume sy mua me pane,
por syrit tend te shkruar
asnje, jo, nuk i ngjan.
Shume fytyra me buzeqeshen,
por edhe kjo ishte e kote,
se buzėqeshjes tėnde te embel
s’i ngjan asnje ne kete bote.

Vazhdoj te jem vetem
me kujtimet qė mbeten,
unė ende po te kerkoj,
tė verteten s’mund ta mohoj.

Vetem, jo, nuk jam
nė zemėr ty te kam,
do tė vazhdoj te te dua,
vetėm ti, je pėr mua.

Kjo ere e lehte qe po fryn
flokun po ma ledhaton,
valėt e detit qe para meje vijne,
kujtimet tona s’mund t’i shlyejne.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vargje dashurie nga une Esi... Empty Re: Vargje dashurie nga une Esi...

Mesazh nga Anakonda prej Wed Jun 13, 2012 6:29 pm

T’i puth sytë me mall,
ata sy që shumë i dua,
që flasin më tepër se ç’duhet,
që thonë atë që s’mund të thuhet!
Janë sytë ku botën ndryshe shikoj,
janë sytë që unë i dashuroj.
I lexoj sytë e tu,
si fjalët pa shqiptim,
edhe kur loti pikon,
edhe kur gëzimi i shoqëron.
Në sytë e tu gjeta dritën e vërtetë,
nuk lejoj pikë loti të pikojë,
mbretëri e lumturisë,
do të mbizotërojë.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vargje dashurie nga une Esi... Empty Re: Vargje dashurie nga une Esi...

Mesazh nga Anakonda prej Wed Jun 13, 2012 6:30 pm

Ma zgjat dorën dhe preke zemrën time
t’i ndjesh të rrahurat, se si për ty ndryshojnë,
ma zgjat dorën dhe m’i fshij lotët e mi,
se janë lotët që pikojnë vetëm për ty.

Zgjati duart dhe fort më shtrëngo,
nga krahërori yt mos më lësho,
më zgjat duart, më përqafo,
jam ajo, që ende të do!
Do të kisha dashur të vdes, në duart e tua,
e gjithë qenia jote, më përkiste vetëm mua,
tani mos thuaj se gjithçka mbaroi,
mos më thuaj çka ndodhi, harroi!

Unë e vdekur, e vdekur jam pa ty,
gjithçka do të bëj, vetëm për ty!
ndarjen, jo, nuk mundem ta përballoj,
për ty zemra së rrahuri do të pushojë
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vargje dashurie nga une Esi... Empty Re: Vargje dashurie nga une Esi...

Mesazh nga Anakonda prej Wed Jun 13, 2012 6:31 pm

Te kujtoj,
me zemer te thyer,
ti qe aq shume me deshe,
ti qe me ngrohe shpirtin,
ti qe zemres m'i dhe lumturi!
Te kujtoj,
se vetem kujtimet kane mbetur,
ka mbetur shpirti im i lenduar,
ka mbetur malli i pashuar,
ka mbetur enderra e pambaruar.
Kjo plage do vazhdoje e hapur te rije,
ate mund ta mbyllesh vetem ti!
Te kujtoj,
e kujtimet shoqerohen me lot,
zemra te kerkon, me kot.
mes loteve e dhimbjeve,
panderprere te kerkoj.
Derisa ti ike dhe me le,
kujtoj fjalet e fundit qe m'i the,
kujtoj, syte e tu te heshtur,
sikur deshen te flasin,
te tregonin te verteten,
se pa ty do vazhdoja jeten.
I gjate ishte ai perqafim,
ti more nje rruge pa kthim.
Kujtoj syte e tu,
me ato shikime ledhatuese,
me ate shpirt simbol miresie,
me ate zemer, simbol miresie,
e qenia jote, simbol bukurie!
Kujtoj, kur...
Ne mbreterine e heshtjes ne te dy,
qendronim dke u pare sy me sy,
syte e mjegulluar te shihnin,
por te tille nuk te njihnin,
se ti ishe i heshtur, i trishtuar,
i teri kishe ndryshuar.
Dhe, dielli do te lind perseri,
por pa rreze, pa shkelqim,
hena naten ne udhetim
do te nguroje te vazhdoje.
Te kujtoj,
e zeri yt si dikur me therret
here me shqeteson, here me qeteson!
Nuk dua te pranoj
se ti me nuk je,
se ti ike pergjithmone dhe mua vetem me le.
Mjaft me!
E lodhur, e trishtuar
kujtoj imazhin tend
fjalet, keshillat e tua,
dhe vazhdoj akoma te te dua!
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vargje dashurie nga une Esi... Empty Re: Vargje dashurie nga une Esi...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi