Programe Forum - Welcome
Berat, prishet fejesa, sherr mes dy familjeve, 6 të plagosur People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Berat, prishet fejesa, sherr mes dy familjeve, 6 të plagosur

Shko poshtë

Berat, prishet fejesa, sherr mes dy familjeve, 6 të plagosur Empty Berat, prishet fejesa, sherr mes dy familjeve, 6 të plagosur

Mesazh nga Master prej Mon Sep 05, 2011 5:53 am


BERAT – Lajmifundit – Gjashtë persona janë plagosur pas një përleshje të dhunshme mes dy familjeve në Berat. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tozhaj të Beratit ku një fejesë e dështuar mes dy të rinjve është bërë shkak për përleshjen mes dy familjeve.
Mësohet se shtetasi Bajram Fushtani, 50 vjeç, sëbashku me djalin e tij, Tajar Fushtani, 28 vjeç, dhe bashkëfshatarin e tyre, Eduart Turani, kanë qëlluar me mjete të forta duke dhunuar dhe lënë të plagosur gjashtë anëtarët e familjes Zenuni.
Policia thotë se në gjendje kritike është dërguar në spitalin ushtarak shtetasi Ylli Zenuni. Ndërkohë që të plagosur janë edhe Izmir Zenuni, Ali Zenuni, Sokol Zenuni, si dhe dy grate: vjerra dhe nusja e familjes, E. dhe M. Zenuni.
Burimet nga vendi i ngjarjes thonë se familja Fushtani ka kundërshtuar fejesën mes vajzës së tyre dhe djalit të personit të plagosur, Ylli Zenuni. Ky refuzim është bërë shkak për një konflikt që ka vazhduar disa ditë mes dy familjeve.
Familja Zenuni kishte kërkuar për nuse vajzën e familjes Fushtani, gjë e cila nuk ishte pranuar prej këtyre të fundit. Pasi i kishin kundërshtuar kërkesën e Ylli Zenunit për fejesën e djalit të tij me vajzën e Bajram Fushatit, këta të fundit kanë nisur të grinden me bashkëfshatarët.
Konflikti ka vazhduar edhe mbrëmjen e djeshme, kur Tajar Fushani bashkë me djalin e tij dhe bashkëfshatarin e tij kanë shkuar në familjen e Ylli Zenunit për të ripërsëritur mospranimin e fejesës. Pas kësaj ka ndodhur përleshja me mjete të forta ndërkohë mësohet se policia ka shoqëruar autorët e ngjarjes, shtetasit Bajram e Tajar Fushtani dhe bashkëfshatari i tyre, Eduart Turani.


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Berat, prishet fejesa, sherr mes dy familjeve, 6 të plagosur Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi