Programe Forum - Welcome
 Zbuloni përsonalitetin nëpërmjet shkronjave të emrit People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Zbuloni përsonalitetin nëpërmjet shkronjave të emrit

Shko poshtë

 Zbuloni përsonalitetin nëpërmjet shkronjave të emrit Empty Zbuloni përsonalitetin nëpërmjet shkronjave të emrit

Mesazh nga Master prej Sat Sep 17, 2011 9:53 am

A, J, S, SH = 1

B, K, T, TH = 2

C, Ç, L, LL, U = 3

D, DH, M, V = 4

E, Ë, N, NJ = 5

F, O, X, XH = 6

G, GJ, P, Y = 7

H, Q, Z, YH = 8

I, R, RR = 9

Shëmbull
Shoqëria Jonë
1 + 6 + 8 + 5 + 9 + 9 + 1 + 1 + 6 + 5 + 5 = 56 = 5 + 6 = 11
Numri 11

Spjegimi sipas numrave

Numri Personal = 1:
Jeni këtu për të mësuar udhëheqjen, pavarësinë dhe aftësi vendim-marrëse.
Përpiqeni të bëni më të mirën e mundur, kur përfshiheni në ndonjë projekt që kërkon origjinalitetin e mendimit tuaj.
Jeni një pionier vërtetë i arritur për të gjetur dhe shpikur gjëra me mënyra te reja. Statusi aktual nuk është i mjaftueshëm për ju, ndaj ju gjithmonë kërkoni një metodë akoma më të mirë dhe perfekte për të përfunduar një detyrë të caktuar.
Keni një vendosmëri shumë të fortë dhe jeni i aftë që të qëndroni mbi këmbët tuaja. Jeta ju paraqet shumë sfida dhe testime.
Triumfoni përpara, të etur për të mësuar përvoja të reja dhe të arrini qëllimet tuaja. Kështu që ju mundeni të përfshiheni thellë në një projekt dhe të tjerët munden tju shohin si shumë të fiksuar.
Nga pikëpamja juaj, jeni të zhytur tërësisht në atë ç’ka bëni, duke shijuar ç’do minut, dhe preferoni që të punoni akoma më shumë në atë projekt se sa të hiqni dorë prej tij. Jeni njeri shumë i motivuar.
Gjithashtu jeni shumë i sigurtë në vetvete, mendoni për veten tuaj dhe jeni të vendosur për të qenë vetvetja.
Jeni një udhëheqës, themelues dhe nxitës, dhe i’u bëni ballë pengesave më guxim. Keni kujdes që të mos tregoheni shumë të shfrenuar, në kërkesat dhe dëshirat e të tjerëve.
Në kuadrin negativ të mendjes, ju mund të jeni autorial dhe agresiv jashtë mase.
Mëso se si t’i injektosh idetë e reja dhe origjinale, dhe mos i’ua detyro ato të tjerëve.

Numri Personal = 2:
Keni aftësi që t’i shihni të dyja anët e situatës në të cilën gjendeni.
Para së gjithash jeni pajtues, arbitër dhe negociator që sjell zgjidhje në konflikte.
Ju funksiononi më së miri në një ambient harmonik.
Zhurma e madhe, zbavitjet e çmendura dhe problemet e pazgjidhura, ju japin shkas që të ndërmerrni veprim dhe të vendosni qetësi.
Jeni njeri i besueshëm.
Të tjerët duke e ditur që jeni i besueshëm, kanë përshtypjet se nëse ju angazhoheni në diçka, do e çoni deri në fund.
Punoni shumë që të mbani gjithshka në rrugën e duhur dhe që asgjë të mos j’u rrëskasë në rrugë të gabuar, dhe keni shumë durim dhe tolerim kur merreni me projekte, qofshin këta të mëdhaja apo të vogla.
Detajet ju vijnë shumë të lehta.
Një hallkë e domosdoshmë në jetë është, dipllomacia dhe takti që ju shërben mjaft mirë.
Është e nevojshme të tregoni kujdes kur gjërat nuk j’u përshtaten.
Ndërkohë që ju përpiqeni mjaft, për të mbajtur shumë gjëra sëbashku, me qëllim që të mos j’u dalin jashtë kontrollit.
Mëso të sprapsesh dhe shiko mirë e sigurohu përpara se të ecësh përpara përgjatë kësaj kohe, dhe aftësia e negociatave tuaja do të shkëlqejë…

Numri Personal = 3:
Të shprehurit është pika kyçe në jetën tuaj.
I shumëtalentuar, i gjithanshëm, krijues dhe sugjerimi tek të tjerët ju kënaq.
Të vetëshprehur në fjalë, dhe veprimet janë dukshmëri që ju vendosin në qendër të vemendjes, dhe keni shumë dëshirë që të zbavitni dhe të kënaqni zemrat e të tjerëve. Me sensin tuaj ekzaltues, të tjerët ju shohin të shoqërueshëm, miqësor dhe ndihmues. Armiku juaj më i madh është, të përfshiheni në shumë projekte njëherësh, pasi hallakateni dhe nuk jeni të gjendje që të tregoheni efektiv me asnjërin prej tyre.
E keni shumë të vështirë që të ndaleni dhe të mendoni për organizim, deri atëherë kur papritur mendja juaj mbyllet nga mbingarkesa.
Pastaj ju kuptoni që keni nevojë për fokusim dhe t’i ngjisni shkallët një e nga një. Kështu ju jeni më i miri, në atë ç’ka bëni, duke shprehur mendimet, shpresat, teoritë dhe ëndërrat tuaja në termin më elokuent.
Udhëtimi juaj personal është, zilia e madhe që keni.


Numri Personal = 4:
Ndërtues, punëtor, i sinqertë, me këmbët e vendosura mirë në tokë, ju i jepni botës strukturë.
Puna juaj kërkon një produkt të prekshëm në përmbushje të përfundimit.
Jeni i shkëlqyer në detja dhe rregullsi.
Ana juaj ekonomike dhe praktike ju bën që të jeni një llogaritar i mirë, ekspert me efikasitet dhe programues.
Si analist dhe organizator, ju vendosni rend për të tjerët.
Është e mundur që të punoni në fushat e drejtësisë dhe të rendit, pasi munden të merrni përsipër shumë përgjegjësi dhe të jepni ndihmë për mbrojtjen e të tjerëve.
Puna juaj ka një cilësi prozaike, dhe ju jeni këtu për t’a përjetuar këtë botë si një vend të strukturuar.

Numri Personal = 5:
I shkathët, mendjemprehtë dhe joshës, që arrini t’a prekni shumicën me taktikat tuaja të shkëlqyera.
Gjuha është forca juaj, dhe jeni të aftë që të flisni në gjuhën e gjithëve pothuaj.
Jeni të dhënë për të gëzuar anët e lehta të kësaj jete dhe nuk mund të gozhdoheni kollaj.
Keni dëshirë që të përjetoni dhe provoni shumë gjëra.
Eksploroni gjatë vazhdimishtë, shihni gjëra të reja, udhëtoni dhe jeni në lëvizje të vazhdueshme.
Shqetësimi përshkruan më së miri gjendjen tuaj të brendshme, kur e shihni të vështirë për t’u qetësuar.
Do të keni shumë përvoja dhe do t’i përdorni ato për ngritjen tuaj personale.
Mundeni të jeni të dalluar në reklamime, shitje dhe promovime të ideve dhe koncepteve të reja.
Ngaqë jeni shumë i vetëdijshëm për ndjenjat, ju duhet që të tregoni shumë kujdes kur përdorni mjekime dhe alkool me qëllim që të shmangni anët e vartësisë ndaj drogave. Kërkoni gjërësi për të lëvizur dhe nuk dëshironi në asnjë mënyrë që të jeni të lidhur në një vend.
Numri Personal = 6:
Shërbimi ndaj të tjerëve, nxjerr në pah anën tuaj më të mirë.
Shtëpia, familja, dhe martesa janë përbërjet thelbësore në jetën tuaj.
Pa këto që përmendëm më lart, ju ndjeheni të humbur.
Dashuria, bukuria dhe ekuilibri janë fjalët tuaja më kryesore.
Ju mundeni të keni aftësi artistike, ose do t’i formoni apo përfitoni ato në një apo tjetër mënyrë, përgjatë jetës në fushat si; mizika, këndimi dhe piktura.
Si dashurues natyral që jeni, kopshtaria ju përshtatet më së miri dhe shtëpia juaj do të jetë e mbushur me lule dhe perime të freskta.
Jeni njeri i dashur, zemërmirë dhe mundeni të merrni mbi vete shumë përgjegjësi. Mësimi, përkujdesja dhe shërbimi ndaj të tjerëve me dhuratat tuaja speciale, ju nxjerr juve gjithmonë në pah para publikut.
Të tjerët varen nga ju dhe njëkohësishtë ju nuk i leni në rrugë.
Shërbimet profesionale renditen nën këtë numër sepse ky paraqet drejtësi dhe ekuilibër.
Ju dëshironi dhe luftoni me të gjitha forcat tuaja për atë që është e drejtë dhe e ndershme.

Numri Personal = 7:
Keni aftësi mendore te shkëlqyera.
Jeni edukues, studiues dhe zbulues i mistereve te jetës.
Veni në përdorim trurin për të menduar përmes të gjitha opsioneve të mundëshme. Jeni mbledhës i diturive nga të gjitha burimet.
Mundeni të shkëlqeni mjaft mirë në kërkimet shkencore, fetare, punëve teknine dhe fusha të tjera legale.
Është e rënëdishme që të jeni diskriminues, mbledhës faktesh, duke i peshuar ato me kujdes përpara se t’jua paraqesni të tjerëve.
Keni dëshirë ti kushtoni kohë vetvetes, të meditoni dhe të qëndroni në heshtje e qetësi, pasi kjo ju ndihmon shumë që të merrni energji të reja.
Të tjerët mbase do t’ju marrin për njeri të vetmuar, por për ju, kjo është mënyra për t’u qetësuar dhe për të qëndruar të fokusuar në gjërat që peshojnë në mendjen tuaj.

Numri Personal = 8:
Biznesi, financat dhe aftësitë ekzekutive janë mjeshtëritë tuaja më të mira.
Autoriteti, kontrolli dhe forca janë fjalët kyçe të juajat.
Duke u kombinuar të gjitha sëbashku, ju bëjnë juve një kanditat të shkëlqyer për të drejtuar organizata të madhaja, simpërmarrës korporatas dhe agjensi shtetërore apo reparte ushtarake.
Ju dalloni në fushat që kërkojnë organizim dhe aftësi për të marrë vendime.
Por ky numër ka një natyre disi më të veçantë.
Ç’farë të mbillni do të korrni.
Përdorimi i forcës, dominimit, dhe forcës së tejkaluar, ju rikthehet apo shpërblehet në mënyrë të mirësjelltë.
Gjithçka shkon si një rreth i plotë, dhe është e rëndësishme që ju të mësoni se si të ekuilibroni, gjendjen tuaj shpirtërore me atë materiale.
Punoni për kënaqësitë tuaja personale dhe të tjerët do tjua shpërblejnë të mirën dy fish.
Jeni intensiv dhe jepni shumë, por gjithnjë kërkoni në këmbim të njëjtën, në ç’farëdo lloj lidhjeje.


Numri Personal = 9:
Një lajmëtar i dritës, jeni bamirës, jepni dhe jeni i dashur.
Nganjëherë kur e shihni që e keni të vështirë, ju mund të groposni veten tuaj në projektet apo shqetësimet e të tjerëve që jënë në dëmin tuaj.
Mësoni që t’i përdorni urtësitë dhe depërtimet në një mënyrë që i ndihmon të tjerët të ngrihen më lart, pastal jepu mundësi që të ecin përpara.
Keni një mirëkuptim universal dhe jeni shume i prirur për t’iu bërë një vëlla i madh apo motër e madhe, të gjithë atyre që ju kryqëzoheni në rrugë.
Të tjerët kërkojnë nga ju drejtime, udhërrëfime apo rrugëzgjidhje dhe mahniten plotësishtë me tolerancën tuaj.
Jeni një humanitarist i madh, ndaj shërbimi ndaj të tjerëve është forca juaj më e madhe.
Në Numerologjinë e Emrave, gjenden tri numra master (Themelorë).
Këto numra mbartin një nivel shumë më të lartë eksperience, kuptimi dhe mendjehollësie.
Këto numra janë, 11, 22 dhe 33.
Nëse rezultati i mbledhjes së numrave të nxjerra nga shkronjat e emrit tuaj, ju del njëri nga këto tre numra themelorë, atëherë sfidat dhe testimet ne jetën tuaj do të jenë akoma më të madhaja.
Në qoftë se jetoni ashtu sikurse është supozuar të jetoni, shpërblimet për ju do të jenë përtej ëndërrave tuaja.
Këto persona me numra master, janë shumë më të prirur se sa të tjerët, për t’u mbajtur në drejtim të sferës në të gjitha fushat si, shpirtërore, vetëdijes së brendshme, njohuritë intuitive, dhe dhënie apo dhurimi i shumë gjërave deri tek vetja e tyre, pa e patur shqetësimin për diçka në rikthim.
Ata janë punëtorët e lehtë dhe këmbësorët për në moshën e re të unitetit dhe i përkasin botës.klealove



Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

 Zbuloni përsonalitetin nëpërmjet shkronjave të emrit Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Zbuloni përsonalitetin nëpërmjet shkronjave të emrit Empty Re: Zbuloni përsonalitetin nëpërmjet shkronjave të emrit

Mesazh nga Unlimited prej Mon Sep 26, 2011 9:38 pm

Mir qenka jo keq Very Happy
Unlimited
Unlimited
Anetare i Ri
Anetare i Ri

Numri i postimeve : 40
Reputation : 0
Join date : 21/09/2011
Age : 31
Location : https://www.facebook.com/sajmir.vlonjati

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Zbuloni përsonalitetin nëpërmjet shkronjave të emrit Empty Re: Zbuloni përsonalitetin nëpërmjet shkronjave të emrit

Mesazh nga Master prej Mon Sep 26, 2011 9:42 pm

hmmmmmm dhe une mir qenkam


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

 Zbuloni përsonalitetin nëpërmjet shkronjave të emrit Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Zbuloni përsonalitetin nëpërmjet shkronjave të emrit Empty Re: Zbuloni përsonalitetin nëpërmjet shkronjave të emrit

Mesazh nga Anakonda prej Sat Apr 07, 2012 7:27 am


Numri Personal = 4:
Ndërtues, punëtor, i sinqertë, me këmbët e vendosura mirë në tokë, ju i jepni botës strukturë.
Puna juaj kërkon një produkt të prekshëm në përmbushje të përfundimit.
Jeni i shkëlqyer në detja dhe rregullsi.
Ana juaj ekonomike dhe praktike ju bën që të jeni një llogaritar i mirë, ekspert me efikasitet dhe programues.
Si analist dhe organizator, ju vendosni rend për të tjerët.
Është e mundur që të punoni në fushat e drejtësisë dhe të rendit, pasi munden të merrni përsipër shumë përgjegjësi dhe të jepni ndihmë për mbrojtjen e të tjerëve.
Puna juaj ka një cilësi prozaike, dhe ju jeni këtu për t’a përjetuar këtë botë si një vend të strukturuar.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Zbuloni përsonalitetin nëpërmjet shkronjave të emrit Empty Re: Zbuloni përsonalitetin nëpërmjet shkronjave të emrit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi