Duhani pas zgjimit, me rrezik më të madh për kancer
2 posters
:: Shkencat Ekzakte :: Mjekesia
Faqja 1 e 1
Duhani pas zgjimit, me rrezik më të madh për kancer
Duhanpirësit që ndezin cigare sapo të zgjohen nga gjumi në mëngjes janë të ekspozuar ndaj kancerit në krahasim me ata që ndezin cigare një orë më vonë.
Studimi i ri tregon se duhanpirësit që kanë ndezur cigare sapo të hapin sytë kanë nivel më të lartë të nikotinës në organizëm se sa ata që shtyjnë ndezjen e cigares së parë. Nikotina në organizëm shndërrohet në kotinin, molekulë e cila ngrit rrezikun e paraqitjes së kancerit.
Personat që kanë pirë duhan 30 deri 60 minuta pas zgjimit janë të ekspozuar për 1,31 herë më shumë ndaj rrezikut të sëmundjes nga kanceri në krahasim me duhanpirësit të cilët këtë “kënaqësi” e shtyjnë për një orë, tregon një hulumtim i kryer me 4.775 persona në Fakultetin Medicinal në Pensilvani.
Duhanpirësit që ndezin menjëherë cigare pas zgjimit nga shtrati, po ashtu rrezikojnë madje 1,42 herë më shumë nga paraqitja e kancerit në tru dhe në qafë në krahasim me ata që ndezin cigare më vonë.
Doktor Xhoshua Muskat ka shpjeguar se duhanpirësit e tillë përveç kësaj kanë nivel të lartë të nikotinës dhe toksina tjera në organizëm dhe shumë janë të varur se sa personat që shtyjnë të ndezin cigare për një orë.
Arsyeja e një sjellje të tillë e duhanpirësve duhet kërkuar edhe në kombinimin e karakteristikave gjenetike dhe personale, pohojnë ekspertët./ekspress/
Re: Duhani pas zgjimit, me rrezik më të madh për kancer
un kam shpetuar se e kam lene smogun
Anakonda- Super Moderatore
- Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia
Similar topics
» 10 ARSYE PSE ALEKSANDRI I MADH ISHTE VERTET I MADH
» Shtatzënia në rrezik, nëse bashkëshorti është duhanpirës!
» Duhani, pesë herë më i dëmshëm për femra
» Nga duhani në Shqipëri humbin jetën 3 mijë persona në vit
» AKUARIUMI ME I MADH NE BOTE!
» Shtatzënia në rrezik, nëse bashkëshorti është duhanpirës!
» Duhani, pesë herë më i dëmshëm për femra
» Nga duhani në Shqipëri humbin jetën 3 mijë persona në vit
» AKUARIUMI ME I MADH NE BOTE!
:: Shkencat Ekzakte :: Mjekesia
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|