Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


MASH: Në 2012 Shqipëria dhe Kosova njehsojnë abetaren e shkollave

Shko poshtë

MASH: Në 2012 Shqipëria dhe Kosova njehsojnë abetaren e shkollave

Mesazh nga Master prej Mon Sep 19, 2011 9:00 pm


Shqipëria dhe Kosova do të kenë një abetare të njëjtë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj.
Ai tha se MASH po aplikon program që njehson tekstet që përdoren në nivelin e shkollave fillore të të dy vendeve.
“Janë ngritur grupet e përbashkëta të punës, të cilat së shpejti fillojnë punë për unifikimin e programeve mësimore dhe të teksteve shkollore. Hapi i parë do të jetë realizimi i Abetares së përbashkët brenda vitit 2012”,- thekoi Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj.
Ai tha se ekspertët do të nisin punën e tyre me përpilimin e në Abetare të njëjtë, ndërkohë që gradualisht parashikohet se një proces i tillë të ndodhë edhe me tektet e tjera bazë.
Sipas ministrisë së Arsimit projekti i një Abetare-je të të përbashkët që do të përdoret në të gjitha trevat shqipfolëse është shumë afër realizmit.
Institucionet arsimore në Tiranë, Prishtinë e Shkup kanë një marrëveshje kooperimi që do të shtrihet dhe për tekstet e lëndëve të tjera nga sistemi shkollor fillor.
Sipas ministrisë së Arsimit, bashkëpunimi Shqipëri – Kosovë do të shoqërohet dhe me liberalizimin e pranimeve, që do të bëhen në universitetet publike, pasi nga viti i ri akademik pranimi i tyre do të jetë pa limit.
Ministri i Arsimit Tafaj mori pjesë sot në një seancë në Komisionin Parlamentar të Arsimit ku u mbajtr një seancë dëgjimore. Deputetet e opozitës denoncuan largimet nga puna te arsimtareve dhe zëvendësimin e tyre me militante qe s’kanë lidhje me arsimin.
Duke sjelle shembuj konkrete deputeti i Alfred deklaroi raste, ku drejtore te drejtorisë arsimore apo kryetare te partive ne komuna te caktuara pa arsim kryejnë emërimet e mësuesve, sipas bindjeve partiake. Një tjetër skandal ne arsimin shqiptar, sipas deputeteve socialiste është cilësia dhe politizimi i teksteve mësimore. Kryetarja e komisionit Valentina Leskaj denoncoi favorizimet qe po u bëhen disa shtëpive botuese pavarësisht cilësisë se librave shkollore. Ndërsa e cilësuan abuzive përfshirjen e qeveritareve te sotëm ne tekstet e historisë apo lendeve te tjera shoqërore. Duke sjelle shifra dhe argumente deputet e opozitës deklaruan se arsimi nuk është me një prioritet i demokrateve. Deputete socialiste i kërkuan ministrit investime ne shkollat dhe kopshte, ku sot mësimi zhvillohet ne ambiente private, për shkak te kushteve te vështira apo te pasigurta, për jetën e fëmijëve. Ministri i Arsimit Tafaj, kërkoi bashkëpunimin e deputeteve socialiste jo vetëm për evidentimin e problemeve, por edhe ne zgjidhjen e tyre.


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi