Programe Forum - Welcome
Si të komunikoni me fëmijët? People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Si të komunikoni me fëmijët?

Shko poshtë

Si të komunikoni me fëmijët? Empty Si të komunikoni me fëmijët?

Mesazh nga Master prej Tue Sep 20, 2011 7:31 pm

Si të komunikoni me fëmijët? Nene_bebe
Komunikimi është një nga faktorët kryesorë që ndikon në zhvillimin e tij të drejtë, andaj prindërit duhet t’i kushtojnë rëndësi të madhe kësaj gjëje. Në vazhdim do të paraqesim disa këshilla se si ta zhvilloni komunikimin me fëmijën në mënyrë të drejtë.
Bini në nivel të fëmijës
Gjithmonë flitni me fëmijën në nivelin e tij. Vogëlushët duhet gjithmonë t’u përshtaten të rriturve dhe botës tyre, prandaj shpesh e kanë ndjenjën e papërshtatshmërisë. Gjunjëzohuni ose uluni pranë tij që ta shikoni në sy përderisa flisni. Në këtë mënyrë i jepni të kuptojë që jeni të interesuar për atë se çfarë ka për të thënë.
Bëhuni natyror
Fëmija nuk do t’ ju kuptojë nëse gugasni, do të mendojë që kjo mënyrë e të folurit është e drejtë dhe do të mundohet t’ ju imitojë.
Bëhuni natyror përderisa flisni me vogëlushin tuaj. Nuk keni nevojë që me fëmijën tuaj të flisni sikur të ishte foshnje. Nëse ekzagjeroni gjestet tuaja dhe ndërroni lartësinë e zërit, fëmija sigurisht që do t’ ju imitojë dhe do të mendojë që ky lloj i të folurit është normal.
Bëhuni i durueshëm
Bëhuni i durueshëm, sepse fëmijët ndoshta nuk mund të tregojnë aq shpejt se çfarë mendojnë, çfarë duan apo çfarë ndjejnë sikurse të rriturit. Shpesh ndodh që fëmijët të belbëzojnë kur dëshirojnë të thonë diçka shpejt. Për këtë i thoni me qetësi dhe me durim që të flasë më ngadalë, sepse keni mjaft kohë që ta dëgjoni.
Mundohuni ta kuptoni fëmijën tuaj

Ndonjëherë do ta keni të vështirë për të kuptuar se çfarë dëshiron fëmija t’ju tregojë, sidomos fëmijët e turpshëm nga natyra. Është e rëndësishme që t’i bëni me dije fëmijët që jeni i interesuar të dini se çfarë po ju tregon, po që nuk po e kuptoni.


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Si të komunikoni me fëmijët? Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si të komunikoni me fëmijët? Empty Re: Si të komunikoni me fëmijët?

Mesazh nga Anakonda prej Tue Apr 10, 2012 7:27 pm

tem teper interesante;keshilla shum te thjeshta per tu zbatuar
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi