Programe Forum - Welcome
Berisha në NASDAQ: Nuk jemi bulevard me lule por një rrugë ku ëndrrat bëhen realitet People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Berisha në NASDAQ: Nuk jemi bulevard me lule por një rrugë ku ëndrrat bëhen realitet People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha në NASDAQ: Nuk jemi bulevard me lule por një rrugë ku ëndrrat bëhen realitet

Shko poshtë

Berisha në NASDAQ: Nuk jemi bulevard me lule por një rrugë ku ëndrrat bëhen realitet Empty Berisha në NASDAQ: Nuk jemi bulevard me lule por një rrugë ku ëndrrat bëhen realitet

Mesazh nga Master Wed Sep 21, 2011 4:30 pm


Kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar i nderit për të bërë mbylljen e sesionit ditor të bursës së mirënjohur amerikane NASDAQ, në Times Square, New York. Kryeministri u prit nga Zëvendëspresidenti i NASDAQ David Wicks, i cili bëri më pas prezantimin e Kryeministrit Berisha, si personaliteti botëror që sipas traditës së kësaj burse, do të bëjë mbylljen e sesionit ditor të saj.
“Qyteti ynë i madh i New York-ut, është mikpritës i botës këtë javë, pasi është mbledhur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Si bursa më e madhe e botës, NASDAQ OMX është e kënaqur që pret disa krerë shtetesh dhe personalitete të tjerë të huaj këtu, në NASDAQ. Këtë pasdite jemi të nderuar që na bashkohet një lider dinamik dhe një mik i vjetër i NASDAQ OMX, i nderuari Sali Berisha, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë. Kanë kaluar 20 vjet që nga rënia e komunizmit në Shqipëri dhe Shqipëria vazhdon të luaj një rol konstruktiv në zgjidhjen e disa konflikteve në Europën Juglindore, duke promovuar zgjidhjen paqësore të konflikteve. Shqipëria është anëtare e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit, duke shërbyer në Bosnje dhe paqeruajtësit shqiptarë janë pjesë e Forcës Ndërkombëtare për Asistencë në Siguri (ISAF), në Afganistan dhe e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në Irak.

Kryeministri Berisha ka një background shumë unik, si një asistent profesor në mjekësi dhe kardiolog në Spitalin e Përgjithshëm të Tiranës dhe është zgjedhur si kryetar i Partisë Demokratike në shkurt 1991 dhe u bë presidenti i parë jo komunist i Shqipërisë në 1992. Urime! Në fund të viteve 90, ai u shfaq si një prej zërave kryesorë në Shqipëri për reforma qeverisë, duke kërkuar për stabizimin e ekonomisë së tregut dhe të një sistemi demokratik multipartiak. Ka shumë ndryshime të rëndësishme dhe pozitive në Shqipëri. Ju keni përmendur disa reforma pro-biznesit dhe rregulluese, si edhe disa reforma në sistemin e taksave, që po e ndihmojnë Shqipërinë të eci përpara drejt të ardhmes.
Është me të vërtetë kënaqësia ime që të mirëpres në NASDAQ shkëlqesinë e tij, Kryeministrin Sali Berisha,” u shpreh Zëvendëspresidenti i NASDAQ David Wicks.
Duke marrë fjalën, Kryeministri Berisha bëri edhe një prezantim të shkurtër të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe suksesit të modelit të saj ekonomik, që bëri që Shqipëria të mos njohë recesionin, pas krizës ekonomike globale.

Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi