Programe Forum - Welcome
Aleanca Kuq e Zi publikon fakte të reja për votimin e ligjit mbi regjistrimin e popullsisë People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Aleanca Kuq e Zi publikon fakte të reja për votimin e ligjit mbi regjistrimin e popullsisë

Shko poshtë

Aleanca Kuq e Zi publikon fakte të reja për votimin e ligjit mbi regjistrimin e popullsisë Empty Aleanca Kuq e Zi publikon fakte të reja për votimin e ligjit mbi regjistrimin e popullsisë

Mesazh nga Master prej Thu Sep 22, 2011 4:55 pm


Dhjetra intelektualë, historian, juristë, akademikë dhe qytetarë morën pjesë sot në forumin e hapur të organizuar nga Aleanca Kuq e Zi me temë: Rreziku I shkombtarizimit.
Sot Aleanca Kuq e Zi publikoi dosierin me fakte, të dhëna dhe informacione të pakundërshtueshme të rrezikut të shkombtarizimit dhe asimilimit të kombit shqiptar. Në fjalën e tij përfaqësuesi i Aleancës Kuq e Zi Endri Shabani, lançoi librin e Nuri Dragoit I cili eshte nje pwrbledhje e guximshme faktesh mbi procesin e falsifikimit dhe manipulimit ku shqiptarët konvertohen në grek.
Më pas ai publikoi provën e fundit të zbuluar nga Aleanca Kuq e Zi, list-prezencen dhe list-votuesit e Kuvendit te Shqipërise me 07.07.2011 ora 14:08 minuta të pranishëm në votimin e ligjit të Censusit, në të cilën provohet qartë manipulimi në procesin e votimit të këtij ligji nga parlamenti.
Zyrtarisht sipas kuvendit të shqipërisë në votimin e kryer në formë elektronike kanë votuar 71 deputetë nga të cilët edhe Lefter Maliqi dhe I ndjeri deputeti Gëzim Dibra. Kjo listë-prezencë dhe listë-votimit është tërësisht e falsifikuar, pasi ne publikuam provat e pakundërshtueshme ku dy deputet ndosheshin jashtë vendit, përkatësisht njëri në Itali dhe tjetri në Turqi, këto të faktuara nga biletat e avionit që ne I zotërojmë.
I ndjeri Gëzim Dibra kishtë udhëtuar më linjën “ALITALIA” ndërsa deputeti Lefter Maliqi kishtë udhëtuar me linjë “CHARTER”. Edhe nga fotot e publikuara nga Aleanca Kuq e Zi duket qartë që vota e dy deputeteve është keqpëerdorur nga koleget e tyre, duke shkelur parimin kushtetues që “vota e deputetit nuk delegohet”. Fatkeqësisht nga prova e fundit e list-prezences rezulton se manipulimi ka qenë I mirorganizuar dhe jo rastëror.
Aleanca Kuq e Zi bën thirrje për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese si I detyrueshem për qeverinë dhe institcionet sdhqiptare. Vendimi I gkykatës Kushtetuese shfuqizoi çdo dispozitë e cila rregullonte ligjerisht ndryshimin e kombesive dhe per rrjedhojë ky konocept duhet të hiqet nga formulary I rregjistrimit të popullsisë.
Aleanca Kuq e Zi deklaroi se vendimi I Gjykatës Kushtëtuese faktoi se projekti grek për shkombtarizimin dhe asimilimin e pjesshëm të kombit shqiptar ishte bërë e mundur nëpërmjet ligjit për gjëndjen civile dhe aktualisht me ligjin e Censusit.
Koha po tregon që debati ynë ka qenë juridik dhe jo politik, dhe këtë e faktoi vendimi I gjykatës Kushtetuese.


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Aleanca Kuq e Zi publikon fakte të reja për votimin e ligjit mbi regjistrimin e popullsisë Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi