Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Greqi, 14-vjeçarja shqiptare i vë flakën vetes në Pire

Shko poshtë

Greqi, 14-vjeçarja shqiptare i vë flakën vetes në Pire

Mesazh nga Master prej Sat Sep 24, 2011 7:32 am


Një vajzë 14 vjeçe shqiptare në Greqi ka tentuar të vetëdigjet sot në Pire. Vajza e dy dy emigrantëve shqiptarë, ka hedhur mbi trup benzinë dhe në vazhdimësi i ka vënë flakën vetes.
E dëmtuara u transportua me urgjencë në spitalin e fëmijëve, ku po lufton me vdekjen, për shkak të djegieve të rënda që iu shkaktuan në trup.
Mendohet se shkak për tragjedinë u bë një debat i vajzës me prindërit e saj. Në vazhdimësi vajza shkroi një shënim ku shkruhej se ndihej e braktisur dhe se prindërit nuk e kishin dashur që prej ditës që ajo erdhi në jetë.
Në dëshpërim e sipër ajo i vuri flakën vetes brenda në banesën e saj, që ndodhet në rrugën Kalikratidhos, citon albanews.
Mjekët e reanimacionit të spitalit të fëmijëve, po bëjnë të pamundurën për të shpëtuar jetën e vogëlushes, pasi trupi i saj ka pësuar djegje të rënda në 80% të trupit.
Sipas njoftimit mjekësor, 14 vjeçarja mbahet në jetë me aparatura në pavionin e reaminacionit të spitalit “Agjia Sofia” dhe sipas mjekëve gjendja e saj konsiderohet tepër kritike, ndërkohë që kirurgu plastik ka bërë të gjitha ndërhyrjet domosdoshme.


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi