Programe Forum - Welcome
poliset ne greqine e lashte para krishtit People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


poliset ne greqine e lashte para krishtit

Shko poshtë

poliset ne greqine e lashte para krishtit Empty poliset ne greqine e lashte para krishtit

Mesazh nga Lora prej Sun Sep 25, 2011 8:24 am

pse poliset greke nuk u bashkuan kurre?

Lora
Anetare i Ri
Anetare i Ri

Numri i postimeve : 2
Reputation : 0
Join date : 24/09/2011

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

poliset ne greqine e lashte para krishtit Empty Re: poliset ne greqine e lashte para krishtit

Mesazh nga Master prej Sun Sep 25, 2011 9:28 am

LUFTA E PELOPONEZIT

Poliset greke u bashkuan në mes vedi dhe krijuan dy aleanca:
-Aleanca e Peloponezit e udhëhequr nga Sparta dhe
-Aleanca Detare e e udhëhequr nga Athina.
Në pjesën e dyte të sh. V p.e.filloi një luftë në mes dy shteteve më të fuqishme të Greqisë, Spartës dhe Athinës e që u quajt “Lufta e Peloponezit” Shum qytete u rrënuan dhe vendi u shkretërua. Sparta e fitoi luftën dhe vendosi sundimin në tërë Helladën.


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

poliset ne greqine e lashte para krishtit Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

poliset ne greqine e lashte para krishtit Empty Re: poliset ne greqine e lashte para krishtit

Mesazh nga Master prej Sun Sep 25, 2011 9:29 am

E gj i p t i
Egjipti u themelua përreth lumit Nil. Në të dy anët e Nilit toka ishte shumë pjellore dhe kishte mundësi të mbillej dy herë në vit. Egjiptasit e kanë besuar Nilin si perëndi sepse prej atij lumi mvarej ujitja e tokës, dmth. jeta e tyre. Egjiptasit kryesisht jënë marë me bujqësi dhe blegëtori.
Egjiptasit kanë ndërtuar penda për ta ndalur ujin e Nilit dhe kanale për të ujitur tokën. Shpesh, nga shirat, uji I Nilit dilte nga shtrati I lumit, I prishte pendat dhe kanalet për ujitje dhe ata detyroheshin ti bënin përsëri. Në këto kanale punonin edhe skllevërit të cilët nuk kishin asnjëfar të drejte njerzore.

Shteti I Egjiptit Shteti I Egjiptit u formua rreth vitit 3200 para erës së re. Në fillim ishin dy shtete: Egjipti I Poshtëm dhe Egjipti I Epërm. Mbreti në Egjipt quhej Faraon dhe Faraoni I Egjiptit të Epërm –Menesi, nga fundi I sh. IV p.e. e pushtoi Egjiptin e Poshtëm duke krijuar një shtet me emrin Egjipt dhe kryeqytetin Memfis.
Egjptasit faraonin e kishin mbret, gjykatës supreme, ligjvënës por edhe e besonin si perëndi. Pra fjala e tij ishte ligj.
Fuqinë më të madhe Egjipti e arriti në kohën e sundimit të faraonit Tutmesi i III i cili në vitin 1472 p.e. i përzuni “Hiksët” të cilët e kishin mbajtur Egjiptin të pushtuar rreth 100 vjet, pastai pushtoi Palestinën, Sirinë dhe krijoi shtetin më të fuqishëm në Lindje.
Egjiptasit besonin zotin e diellit e që e quanin “Amon Ra”, përdornin shkrimin e Heroglifeve (shkrim egjiptas me shenja) dhe kishin shumë të zhvilluyar medicinën. Faraoni për vehte bënte varrezë familjare që quhet Piramidë. Jënë të njohura piramida e Zoserit, Keferit e Mikerit, por më e madhja është piramida e Keopsit e lartë 146 m.
Ky shtet I madh dhe I fuqishëm filloi të dobësohet dhe të shkatërrohet nga fundi I mijëvjeqarit II p.e. Në fillim e pushtuan Asirasit, në vitin 525 p,e. pastai e pushtuan Persianët dhe fati përfundimtar I Egjiptit u mbyll me rënien e tij nën sundimin e Lekës së Maddh, në vitin 333 para e.re.

Fenikia
Në fillim të mijvjeqarit të I p.e. filloi një zhvillim I shpejtë I disa qyteteve dhe shteteve në lindje të detit Mesdhe. Njëri nga shtetet më të njohura të kësaj pjese të Detit Mesdhe ka qenë Fenikia. Ajo shtrihej në bregdetin e sotëm te Sirisë. Qytetet më të mëdha të këtij shteti ishin Tir, Sidon, Biblos, etj. Fenikasit zhvilluan zejtarinë dhe trgëtinë, dhe vendosën lidhje tregtare me të gjitha qytetet e Detit Mesdhe. Fenikasit arritën ta pushtonin qytetin e Kartagjenës që është Tunisi I sotëm në Afrikë dhe ta bënin si koloni të veten, prej ku pastai vazhdonin lundrimin drejt Evropës. Alfabetin grek të parët e shpikën Fenikasit e pasraj grekët e përsosën dhe e përvetësuan.

Palestina
Palestina shtrihej në teritorin ku sot është Izraeli. Lumi Jordan e ndante në dy pjesë. Fisi që banonte këtu është quajtur “Filistin” dhe ka luftuar me shumë fise tjera të cilat I kanë sulmuar, sidomos me Hebrejt (jahuditë)
Me ndihmën e Amerikës dhe Anglise, izraelitëtve iu ndihmua që në teritorin e palestinezëve të formojnë shtetin e tyre të quajtur Izrael. Feja e palestinezëve sot është ajo “Islame” kurse e Izraelitëve “jahudite” Lufta e palestinezëve për tu çliruar nga izraelitët vazhdon edhe sot.


GREQIA
Greqia e lashtë gjindej në jug të Ballkanit, ujdhesat e detit Egje, detit Jon dhe brigjet e Azisë së Vogël.
Në fillim të mileniumit te dytë p.e. në Greqi, erdhën nga veriu dhe u vendosën fiset e para të quajtur Ahejt. Burimet materijale që na kanë lënë Ahejt u quaj “Kultura Mikenase” sepse jënë zbuluar në Mikenë. Rreth vitit 1200 p.e. këtu erdhën edhe tre fise tjera: Dorët, Jonët, dhe Eolët. Këta fise u përzien më Ahejt dhe filluan ta quanin vehten Hellas kurse vendin e tyre “Hellada”. Për shkak se vendi ishte malor, popullata kryesisht merrej me tregëti dhe detari
Për historinë e Helladës më shumë dimë nga veprat e Homerit, “Ilijada dhe Odisea. Në Iliadë flitet për luftën e Trojës në mes të Akejve dhe Trojanve për qytetin e Trojës. Trimi më I madh I Akejvë ka qenë Akili kurse I trojanve Hektori. Akejt me dredhi, nëpërmes të kalit të Trojës e pushtuan Trojën.
Në Odise flitet për kthimin e trimit ahejas Odiseut, mbretit të Itakës në shtëpi poas mbarimit të luftës së Trojës. Ai dhjetë vjetë shetiti nëpër detrat I humbur dhe më në fund arriti të arrinte te gruaja dhe djali I tij që e kishin pritur.
Hellada ishte e ndarë në shumë qytete të vogla e që ishin shtete më vehtë të qyajtura Polise. Polis do të thoshtë qyteti që kishte mbretin e vet , gjygjin dhe ushtrinë. Poliset më të mëdha ishin Sparta dhe Athina.

SPARTA
Qyteti I Spartës u themelua në sh. IX, p.e. në jug të Helladës në krahinën që quhej Lakonia.Banorët e morën emrin sipas enrit të qytetit “Spartianë”.
Popullsia e Spartës ndahej në :
1.Spartiatë,
2.Periekë,
3.Helotë.
Spartiatët ishin ata që udhëhiqnin me shtetin dhe e kishin të gjith pushtetin në duar të tyre.Ata merreshin vetëm me ushtrime ushtarake dhe ishin gjithnji të gatshëm për në luftë.
Periekët merreshin me bujqësi, zejtari dhe tregëti.
Helotët ishin skllevër të shtetit dhe punonin vetëm për shtetit dhe spartiarër.
Në krye të shtetit ishin dy mbretër. Gjatë luftës ata komandonin me ushtarët.Krahas mbretërve ishte edhe “Këshilli I Pleqëve” nga 28 burra që ishin mbi 60 vjet dhe që kishin të drejtë të shpallnin luftë dhe të lidhnin paqë. Ishte edhe Kuvendi Popullor, ku bënin pjesë të gjith spartanët që ishin mbi 30 vjet.
Në Spartë, fëmijët jetonin me prindërit deri në moshën 7 vjeqarë.Pastaj I merrte shteti dhe I shkollonte në shkolla të veqanta që quheshin Gjimnaze.Aty djemt ushtroheshin me ushtrimet më të rënda, dathur e xhveshur, në borë e shi me qëllim që të bëheshin sa më të qëndrushqëm për luftë. Kurse vajzat mësonin si të qëndisnin , bënin ushtrime gjimnastikore dhe të bëheshin më vonë nëna të edukuara dhe të dinin ti edukonin fëmijët e vet që të bëheshin sa më trima.
Një gruaje të Spartës, lajmtari I luftës I tha se I ishin vra të pesë djemt. Ajo I tha çka bëni atdheu. Ai I tha se fitoi.Atëherë kam fituar edhe unë e edhe djemt e mij tha ajo.



ATHINA

Athina u themelua në gadishullin e Greqisë të quajtur ATIKA. Popullsia e Athinës merrej me tregëti, zejtari, dhe detari. Ajo ndahej në:
1. Aristokratë që ishin të pasurit,
2.Demos që ishin populli I rëndomtë dhe
3. Skllevërit që ishin njerzit pa të drejta dhe bënin punët më të vështira në shtet.
Në krye të shtetit qëndronte vetëm një mbret I cili ishte komandant po edhe gjykatës. Pastai Ishte edhe këshilli I eprorëve nga aristokratë të njohur. Ishte edhe Kuvendi Popullorë ku merrnin pjesë të gjith burrat e aftë për punë.
Në sh,VI, p.e. Demosi fitoi kundër aristokratëve dhe në Athinë u vendos rregullimi demokratik I udhëhequr nga Kuvendi Popullorë I cili I zgjidhte të gjitha organet e shtetit me shumicë votash. Zhvillimin më të madh Athina e arriti në kohën e Perikliut kur u bë qendra ekonomike dhe kulturore e gjith Helladës.


LUFTA GREKO-PERSIANE
Greqinë e sulmoi Persia. Lufta fillo më 499 p.e dhe përfubdoi më 449, dmth plotë 50 vjet. Athina dhe Sparta edhepse të përqara u detyruan të lidhnin aleancë dhe të luftonin sëbashku kundër Persië.
Përleshja e parë u ba te vendi I quajtur Maratona të cilën e fituan grekët. Lajmëtari I luftës Filipidi vrapoi 42 kilometra , lajmëroi për fitoren në Athinë dhe vdiq. Për nder të tij filluan të organizohet ngarendja e Maratonës.
Pas dhjetë vjetësh, në vitin 480 p.e përsianët e fituan luftën te vendi I quajtur Termopile. Pastai persianët I humbën betejat tjera kundër grekëve, të Sallamina 479, Pllatea dhe vendi I quajtur Mikale më 478.


LUFTA E PELOPONEZIT

Poliset greke u bashkuan në mes vedi dhe krijuan dy aleanca:
-Aleanca e Peloponezit e udhëhequr nga Sparta dhe
-Aleanca Detare e e udhëhequr nga Athina.
Në pjesën e dyte të sh. V p.e.filloi një luftë në mes dy shteteve më të fuqishme të Greqisë, Spartës dhe Athinës e që u quajt “Lufta e Peloponezit” Shum qytete u rrënuan dhe vendi u shkretërua. Sparta e fitoi luftën dhe vendosi sundimin në tërë Helladën.


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

poliset ne greqine e lashte para krishtit Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

poliset ne greqine e lashte para krishtit Empty Re: poliset ne greqine e lashte para krishtit

Mesazh nga Master prej Sun Sep 25, 2011 9:29 am

KULTURA HELENE

Filozofët më të mëdhenjë të Greqisë kanë qenë: Sokrati, Platoni, dhe Aristoteli. Historiani më I madh ka qenë Herodoti e që është quajtur edhe babai I Historisë.
I kanë besuar si zot Apollonit, Zeusit, Atena, Afërdita. Helenët organizonin solemnitete të ndryshme për nderë të perëndive të tyre. Më të njohura kanë qenë Lojrt Olimpike.Ato organizoheshin çdo kaër vit për nderë të Zeusit. Lojrat olimpike organizohen edhe sot dhe zgjasin pesë ditë. Bëhen gara në vrapime, kërcime, mundje, hedhje të shtizës, të diskut, vrapime me kuaj etj.


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

poliset ne greqine e lashte para krishtit Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

poliset ne greqine e lashte para krishtit Empty Re: poliset ne greqine e lashte para krishtit

Mesazh nga Master prej Sun Sep 25, 2011 9:30 am

Historia si shkencë

Historia është shkencë shoqërore e cila merret me studimin e të kaluarës njerzore, prej paraqitjes së njeriut të parë në tokë e deri më sot.
Fjala “Histori” rrjedh nga latino-greqishtja që don të thotë hulumtim dhe studim i të kaluarës shoqërore. Shkenca e historisë ndryshe quhet edhe “Historiografi” e ata që e studjojnë të kaluarën quhen historianë ose historiografë.


Llojet e Historive

Sipas lëndës së studimit, kemi dy lloj historishë:

1.Historia e përgjithshme, është ajo histori e cila studjon ngjarjet dhe të kaluarën e të gjithë popujve të botës, pa dallim kombësie.

2.Historia Kombëtare, është ajo histori e cila strudion historinë e nje kombi. Psh. Historia e kombit gjerman, kombit francez, rus, kinez etj. Psh. Historia e kombit tonë quhet “Historia e popullit Shqiptar”
Historinë e mësojmë që ta kuptojmë më mirë kohën e tashme dhe të përgatitemi për të ardhmen.
Pa histori nuk do ti dinim veprat më të mëdha të të parëve tanë, as kush jënë heronjtë e të kaluarës sonë dhe çfar ka qenë më e rëndësishme në jetën e tyre.
Pa histori nuk do të dinim se si ka qenë bota, çka ka ndodhur në botë dhe çfar ndryshimi ka psuar njeriu dhe shoqëria deri më tash.


Si e ndajmë të kaluarën njerzore që e studjon
shkenca e historisë ?

Gjithë të kaluarën njerëzore, historianët e kanë ndarë në dy periudha të mëdha kohore:
1.Parahistoria, fillon nga paraqitja e njeriut të parë mbi tokë e deri te zbulimi I shkrimit. Në këtë periudhë nuk kemi kurgjë të shkruar dhe bazohemi vetëm në burime matërijale (Vegla, armë, stoli që I kanë përdorur njerëzit) që I gjejmë në varreza të ndryshme ose themele të objekteve të lashta.
2.Historia, fillon me zbulimin e shkrimit e deri në ditët tona.Kjo periudhë kryesisht bazohet në burime të shkruara.
Si ndahet “Parahistoria” ?


Parahistoria ka zgjatur disa miliona vjet. Ndryshe quhet edhe periudha e bashkësisë primitive njerzore. Ajo ndahet në dy periudha kohore:
1.Koha e Gurit, dhe
2. Koha e Metalit.

-Quhet Koha e Gurit sepse njeriu I parë e ka përdorur vetëm gurin si vegël për punë ose si armë për gjueti.
-Quhet Koha e Metalit, sepse, pasi që zbulohet metali njeriu fillon armët dhe veglat e tij ti bëjë nga metali.


Si ndahet Koha e Gurit ?

Koha e Gurit ndahet në :
1. Koha e vjetër e gurit--Paleoliti dhe
2. Koha e re e gurit –------ Neoliti.
Quhet koha e vjetër e gurit, sepse njeriu e përdorte gurin ashtu si e gjente në natyrë. Pra nuk kishte mundësi ta gëdhendë dhe ti japë formë sipas nevojës.
Quhet koha e re e gurit sepse njeriu fillon ta gëdhend gurin, ta lëmojë, të bëjë vegla dhe armë sipas nevojës. Copën e gurit e gëdhendëte, I vente dorzë dhe e përdorte si shatë, ose bënte shigjetë për të gjuajtur.


Si ndahet koha e metalit ?.

Koha e metalit ndahet në:
1. Koha e bakrrit, Në fillim njeriu e zbulon dhe e përdor bakrrin, sepse ka qenë më I butë për ta përpunuar, por ai nuk ka qenë shumë I qëndrueshëm.
2. Koha e bronxit, Bronzi ka qenë më I fortë se bakrri, dhe veglat e armët kanë qenë më të qëndrueshme.
3. Koha e hekurit, Me zbulimin e xeheve të hekurit dhe përpunimin e tij njeriu përparon shumë sepse I përmirson veglat e punës dhe shtohet prodhimi.


Si ndahet “Historia” ?

Histori quhet koha prej shpikjes së shkrimit e deri më st. Ajo ka filluar para rreth 4 mij vjetësh, para erës sonë, kur zbulohet shkrimi, dhe vazhdon edhe sot. Historinë e ndajmë në katër peridha historike, ose kohë historike:

1.Koha e vjetër ose shoqëria skllavopronare që fillon me paraqitjen shkrimit ose paraqitjen e shteteve të para e deri me rënien e Romës, 476 era e re.
2.Koha e mesme, ose shoqëria feudale, fillon nga viti 477 e deri në fund të sh. XV.
3.Koha e Re, fillimi i sh XVI e deri në vitin 1815 dhe
4.Koha më e Re ose “Historia moderrne” nga viti 1815 e deri në ditët e sotme.


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

poliset ne greqine e lashte para krishtit Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

poliset ne greqine e lashte para krishtit Empty Re: poliset ne greqine e lashte para krishtit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi