Programe Forum - Welcome
 Botohen në shqip pas çerekshekulli "Kujtimet" e Ismail Qemalit People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
 Botohen në shqip pas çerekshekulli "Kujtimet" e Ismail Qemalit People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Botohen në shqip pas çerekshekulli "Kujtimet" e Ismail Qemalit

2 posters

Shko poshtë

 Botohen në shqip pas çerekshekulli "Kujtimet" e Ismail Qemalit Empty Botohen në shqip pas çerekshekulli "Kujtimet" e Ismail Qemalit

Mesazh nga Embelsira Sun Sep 25, 2011 5:46 pm

"Kujtimet" e Ismail Qemalit botohen në shqip thuajse pas një shekulli. I përkthyer nga anglishtja nga Abdurrahim Myftiu libri "Kujtime" vjen nga shtëpia botuese Toena pas botimit në Londër në vitin 1920. Historianët të cilët ishin të pranishëm në promovimin e këtij libri biografik hamendësojnë se dorëshkrimi i pare mund të këtë qene në frengjisht. Ndërkaq vunë theksin tek personaliteti i këtij intelektuali të shquar në perandorinë otomane që realizoi Pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1912.

"Është një tablo e plotë, impresionante, dekada të tëra gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX të karrierës së një shtetari në kopshtet më të larta, nga një kënd në tjetrin, në hapësirën e pamate të perandorisë osmane. Një burrë shteti dhe diplomat, njohës i mirë i çështjes lindore, çështjes qendrore të diplomacisë së fuqive të mëdha në çerekun e fundit të shek. XIX. Si mund të injorohet kjo vepër, ky bagazh politik me arsyetimin se ato nuk u përkasin ngjarjeve të pavarësisë", u shpreh Arben Puto, historian.

Ndërsa vlerësohet kontributi i këtij patrioti dhe intelektuali në kujtimet e Ismail Qemalit historianët gjejnë edhe fragmente apo copëza historish që autori i ka lënë pak në hije siç është parapërgatitja diplomatike për pavarësinë e Shqipërisë.

"Një shtetar dhe një kontribues themelor i pavarësisë shqiptare duhet që në kujtimet e tij ti kushtonte një vëmendje shumë të madhe dhe një gjerësi në veprën e vet pavarësisë së Shqipërisë. Po të vini re në këtë libër kujtimesh ai i kushton një vend modest veprës së tij madhore, shpalljes së pavarësisë se Shqipërisë", u shpreh Paskal Milo, historian.

Ashtu siç shkruan në parathënien e librit në vitin 1920 William Morton Fullerton një prej nxitësve më të mëdhenj të plakut të Vlorës për të shkruar kujtimet.... "Këto kujtime janë madje diçka më tepër se vrojtime të një zotnie shqiptar e plaku të urte. Ato japin një pasqyrë tepër vetjake e jashtëzakonisht objektive të botes osmane, e cila sado parahistorike të jetë bërë në dukje si pasojë e luftës nuk është aq e largët sa të mos na flasë me këshilla për kohën tonë e për të ardhmen e afërt".

Shkrimi u publikua: e hënë 25 janar, 2010.
Embelsira
Embelsira
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 562
Reputation : 3
Join date : 17/06/2011

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Botohen në shqip pas çerekshekulli "Kujtimet" e Ismail Qemalit Empty Re: Botohen në shqip pas çerekshekulli "Kujtimet" e Ismail Qemalit

Mesazh nga Anakonda Mon May 14, 2012 5:13 am

Shyqyr qe te pakten nuk ua paskan humbur kuptimin e tyre
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi