Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Policia e Tiranës jep versionin: Ja si e vranë me 5 plumba Arjan Selimin

Shko poshtë

Policia e Tiranës jep versionin: Ja si e vranë me 5 plumba Arjan Selimin

Mesazh nga Master prej Wed Sep 28, 2011 1:29 pm


Tirane – Lajmifundit – Policia e Tiranës me anë të një deklarate flet për vrasjen e shtetasit Arjan Selimi mbrëmjen e djeshme rreth orës 19.20’, ngjarje e ndodhur në rrugën “Stavri Themeli”.
Shpresa e hetuesve është shtetasi Klevis Kola i cili është plagosur në vendin e ngjarjes e që mund të japë ndihmë për hetimin pasi është jashtë rrezikut për jetën.
Policia theksoi se në këtë kohë, është vrarë me armë zjarri, shtetasi Arjan Selimi (Armand Andoni), 37 vjeç, banues në rrugën ‘Stavri Themeli” Tiranë, i proçeduar më parë për “Trafikim të lëndëve narkotike”, si dhe është plagosur shtetasi Klevis Paulin Kola, 20 vjeç, banuse në Tiranë.
Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë Nr.2 Tiranë, u formua grupi i posaçëm hetimor i cili kreu veprimet e para hetimore dhe proçeduriale duke shoqëruar dhe pyetur persona që kanë dijeni për këtë ngjarje, theksoi policia.
Sipas saj, 20 – Vjeçari Klevis Kola, i cili ishte kalimtar në vendngjarje, aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje u kryen veprimet proçeduriale si kqyrja e vëndit të ngjarjes duke mbledhur dhe administruar provat ndërsa në cilësinë e provës materiale në vendngjarje u sekuestruan 20 copë gëzhoja mod.56, kal.7.62 mm.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë po punohet intesivisht në drejtim të zbardhjes së motiveve të kësaj ngjarje si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Nenet 79/dh dhe 278/2 të Kodit Penal.


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi