Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


“Most Wanted” në Angli, në listë edhe emra shqiptarësh

Shko poshtë

“Most Wanted” në Angli, në listë edhe emra shqiptarësh

Mesazh nga Master prej Wed Oct 05, 2011 6:36 pm


Emrat dhe fotot e dhjetra kriminelëve të dhunshëm janë publikuar nga policia britanike ditën e sotme. Të dyshuar për vrasje, grabitje dhe vjedhje ata kanë fluturuar drejt Britanisë nga vendi të tilla si Rumania, Polonia, Shqipëria dhe Australia për tu fshehur në Britaninë e Madhe apo me shpresën se mund ti shpëtojnë drejtësisë. Policia ka nisur një operacion kërkimi të koduar “Sunfire” për të mundësuar arrestimin e tyre. Lista përfshin edhe një serial kille i cili ka ikur nga Shqipëria pasi ka kryer një vrasje. Ndriçim Sadushi i moshës 41 vjeçare siç raporton “Daily Mail” dyshohet se ka vrarë tre persona dhe ka tentuar të vrasë një tjetër të katërt në vendin e tij të lindjes në vitin 1997. Në kërkim janë edhe vëllezërit polak, Ëojciech Gloëacki dhe Dariusz Gloëacki të cilët kërkohen për përdhunimin e një femre të re. Një tjetër shqiptar i kërkuar dhe i shpallur në listën e më të kërkuarve është Dejan Shega cili besohet se është anëtar i një grupi kriminal trafikantësh kokaine në Britaninë e Madhe. Deri më tani këtij rrjeti i janë sekuestruar 9.5 kilogram kokainë dhe 120,000 paund kesh. Në të njëjtin grup kriminal policia ka shpallur në kërkim shtetasin Belino Gripshi.


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi