Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Perse jemi xheloze? Si ta kontrollojm ate?

Shko poshtë

Perse jemi xheloze? Si ta kontrollojm ate?

Mesazh nga KITTY prej Fri Oct 07, 2011 11:33 am

Te gjitheve ndonjehere na kaplon xhelozia edhe pse ne shumicen e rasteve kjo ndodh pa ndonje arsye te vecante. Te pakte jane ato njerez qe mund tu permbahen kesaj ndenje qe mund ta shuan dashurine. Perse jemi xheloz?

Xhelozia eshte ndjenje natyrore

Psikologu i njohur amerikan Nando Pelusi zbulon qe pas xhelozise gjithmone fshehet pasiguria. Nese e duam personin me te cilin jemi ne lidhje, eshte shume natyrale qe ndonjehere ta perjetojme nje doze te xhelozise. Me vet faktin qe ne e duam ate person, kemi frike qe mos ta humbim edhe pse ne realitet shume shpesh nuk kemi ndonje aryse bazike per te shprehur kete ndjenje negative.

Kerkuesit kane shkuar edhe nje hap me para duke thene qe xhelozia ka te beje me gjenet. Kjo ndjenje shpjegohet si nje alarm natyror, qe ne kontinuitet na tregon per nje tradheti potenciale. Kjo, me qellim te asaj qe asnje raport ndernjerezor nuk eshte konstant, por eshte i ekspozuar ndryshimeve. eshte mese natyrale qe kohe pas kohe kemi nevoje per nje pohim te lojalitetit nga partneri me te cilin jemi ne lidhje.

Problemi lind atehere kur personi xheloz per shkak te mosigurise ne vete behet obsesiv ndaj partnerit. Atehere e gjithe lidhja shendrrohet ne nje element ekstrem.

Qe emocionet kane dalur nga kontrolli flet edhe agresiviteti i pakontrolluar. Personi i obsesionuar eshte jo real, ne te gjitha rastet shiqon nje rrezik potencial dhe ne nje fare menyre kufizon jeten e partnerit. Dijeni se askush nuk mund te jete pronar i jetes se dikujt, ndersa personat obsesiv ne realitet mundohen te arrijne kete.

Xhelozia e tepruar, ne vecanti obsesiviteti arrijne nje kontraefekt. Edhe pse mundoheni qe ta kontrolloni personin tjeter, ai/ajo me kohe emocionalisht do te largohet nga ju. Nese e dashura juaj planifikon nje tradheti, ate do ta beje pamare parasysh kontrollit absolut qe ju keni vendosur per ta mbrojtur terenin tuaj.

Nje pjese e femrave mbrojne xhelozine e partnerit te tyre duke menduar se kjo eshte nje shenje qe tregon dashurine qe ai ka per te, ndersa shumica e kerkimeve kane vertetuar te kunderten. Personat, te cilet shprehin xhelozine dhe jane obsesiv, shpeshehere jane ato qe tradhetojne.

Simptomat e xhelozise patologjike
- Kontrollimi i partnerit disa here ne dite;

- Ndalimi i daljeve ose tentimet e nxitjes se ndjenjes se brejtjes se ndergjegjes qe partneri te mos dale;

- Akuzimi i vazhdueshem i partnerit per mashtrim pa asnje fakt;

- Sugjerimet per veshje me pak provokuese, kryesisht tek xhelozia mashkullore;

- Agresioni fizik.

Ndalet permes analizimit te frikes personale

Hapi me i rendesishem ne perballimin e xhelozise eshte analizimi dhe pranimi i ketyre ndjenjave te keqija. Nese xhelozia eshte e pajustifikuar duhet te pranohet edhe trillimi i shkaqeve.

Pastaj duhet te punohet ne sigurine personale dhe veterespektin, per cka shpesh eshte e nevojshme ndihma e psikologut. Po ashtu, duhet te ndaloni se paramenduari skenare te zi ne koke, si tradhtite kudo qe sillet partneri dhe t’u perkushtoheni hobeve dhe permbushjes se jetes suaj.
KITTY
KITTY
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 763
Reputation : 7
Join date : 28/07/2011
Age : 26

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Perse jemi xheloze? Si ta kontrollojm ate?

Mesazh nga Master prej Fri Oct 07, 2011 1:49 pm

Ku ska xhelozi ska dashuri ku ka xhelozi te tepert ka shkatrrim dashurie

hm gjithcka me mase


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Perse jemi xheloze? Si ta kontrollojm ate?

Mesazh nga Anakonda prej Sat Apr 07, 2012 7:18 am

normal qe gjithshka me mase,ah kjo xhelozia po na shkaterron me then te drejten
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Perse jemi xheloze? Si ta kontrollojm ate?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi