Programe Forum - Welcome
Fëmijët, mjaft me gishtin në gojë People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Fëmijët, mjaft me gishtin në gojë

Shko poshtë

Fëmijët, mjaft me gishtin në gojë Empty Fëmijët, mjaft me gishtin në gojë

Mesazh nga Master prej Mon Oct 24, 2011 12:32 pm

Fëmijët, mjaft me gishtin në gojë Bebe
Foshnja juaj mban gishtin në gojë dhe keni frikë se kur të rritet do t’i ketë dhëmbët e shtrembër? Mos u shqetësoni, por ndihmojeni që të çlirohet nga ky ves i bezdisshëm
Disa foshnja, që në muajt e parë të jetës, marrin një zakon që prindërit i shqetëson: mbajnë gishtin e madh të dorës në gojë. Kjo është një mani e ëmbël, që zakonisht e bën beben t’i ngjajë një kukulle, por ndonjëherë bëhet shqetësuese, sepse mund t’i dëmtojë dhëmbët kur të dalin dhe qiellzën. Thithja e gishtit është një ndër reflekset natyrore të foshnjës. Në atë mënyrë qetësohen kur janë të lodhur, të uritur, të mërzitur apo kur dëshirojnë të flenë. Shkencëtarët pohojnë se thithja e gishtit u dhuron kënaqësi, sikurse të kenë ngrënë apo në atë mënyrë mundohen të kompensojnë mungesën e ushqimit në biberon. Në fakt situata nuk është aq dramatike sa duket: nëse ky ves nuk vazhdon më gjatë se deri në moshën tre vjeç, nuk ka pasoja. Natyrisht që rreziku është i pranishëm, por gjërat duhet të merren shtruar. Ideale do të ishte që gishtin ta zëvendësonte me një shami ose biberon, një objekt që ndryshe nga gishti, në momentin e duhur mund të zhduket si me magji nga qarkullimi. Foshnjat lindin me nevojën për të thithur dhe te disa, kjo gjë është tepër e dukshme. Për të përmbushur këtë nevojë, disa bebe thithin gishtin dhe disa të tjera biberonin. Megjithatë asnjëherë nuk dihet nëse metodat e veçanta për të shmangur thithjen mund të shkaktojnë efekte të kundërta.
Por çfarë duhet bërë nëse kjo manovër nuk funksionon? Gjëja e parë që duhet të bëni është të kuptoni nëse thithja ndodh vetëm në momentet kur foshnja do të qetësohet ose të ngushëllohet. Fëmijës nuk i duhet bërtitur, sepse dëshira e tij mund të shtohet nga kjo mënyrë. Në vend të kësaj, mund të shikoni se kur dhe në çfarë kohe bebja thith gishtin. Nëse kjo gjë ndodh gjatë kohës që sheh televizor, jepini një top në dorë, kukull apo ndonjë lodër tjetër që mund t’ia tërheqë vëmendjen. Nëse thithja e gishtit ndodh kur ai është i frikësuar apo i nevrikosur, mundohuni ta bindni që ai t’i shprehë ndjenjat me anë të fjalëve. Nëse është i uritur, jepini ndonjë mollë ose karotë. Çelësi i suksesit është që ta zbuloni se kur e thith gishtin dhe t’i jepni ndonjë gjë tjetër pa ju kuptuar. Në këto raste, ideale do të ishte t’i ofronit një objekt tjetër, që e ndihmon vërtet të plotësojë nevojat psikologjike të qetësisë, në një mënyrë tjetër. Në këtë moment, gishti në gojë nuk është një ves, por një pasazh i rritjes ku mësohet të shkëputet nga nëna dhe të jetë më i pavarur. Prandaj nëse kjo fazë zgjat për shumë kohë, atëherë duhet të kërkoni një zgjidhje tjetër të tipit psikologjik. Për shembull, fëmija ka nevojë që të tjerët ta dëgjojnë më shumë ose mund të mos jetë në gjendje të përballojë momentet e para të autonomisë.
Është gjë tjetër pastaj, nëse bebja thith gishtin nga mërzia. Në këtë rast, gjatë viteve të para të jetës, bebja e heq vetë këtë zakon. Rreth moshës katërvjeçare, nëse vazhdon ta mbajë gishtin në gojë, atëherë flisni me të dhe shpjegojini se çfarë po ndodh. Nëse as kjo mënyrë nuk funksionon, zgjidhni mënyra të tjera, si për shembull lyejani gishtin e madh me manikyr, ose vendosini një dorezë në dorë, por gjithashtu mund t’ia lyeni gishtin me piper, spec djegës. Duhet të jeni të qartë se nuk po e ndëshkoni, por po e ndihmoni. Për këtë arsye, në fazën e parë është e vlefshme që ta shpërbleni fëmijën nëse mban premtimin për të mos e futur gishtin në gojë. Ekzistojnë dy mënyra si thithin foshnjat gishtin. Foshnjat, të cilat e thithin gishtin në mënyrë pasive, ku gjasat janë më të vogla që të kenë probleme me dhëmbët, dhe foshnjat të cilat këtë e bëjnë në mënyrë agresive dhe nevrike. Ky është një ves normal, por mundohuni që t’ia hiqni atë para se t’i dalin dhëmbët e përhershëm. Nëse ky ves vazhdon të jetë i pranishëm pas moshës 5-6-vjeçare, atëherë zgjidhja e vetme është vizita te një dentist. Ekzistojnë trajtime të ndryshme për të parandaluar thithjen e gishtit gjatë natës, që ndoshta do t’i bëjnë netët e para më të sikletshme, por do t’u shpëtojnë dhëmbët dhe të folurën.


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Fëmijët, mjaft me gishtin në gojë Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fëmijët, mjaft me gishtin në gojë Empty Re: Fëmijët, mjaft me gishtin në gojë

Mesazh nga Anakonda prej Tue Apr 10, 2012 4:17 am

ahaahhaahhhaa jan femije te poshter me then te drejten ato qe e mbajn gishtin ne goje.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fëmijët, mjaft me gishtin në gojë Empty Re: Fëmijët, mjaft me gishtin në gojë

Mesazh nga Master prej Tue Apr 10, 2012 6:28 am

hahahhaha po pra shume te poshter sidomos vajzat Razz


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Fëmijët, mjaft me gishtin në gojë Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fëmijët, mjaft me gishtin në gojë Empty Re: Fëmijët, mjaft me gishtin në gojë

Mesazh nga Anakonda prej Tue Apr 10, 2012 7:24 pm

kam frik se na e kalojn djemt
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fëmijët, mjaft me gishtin në gojë Empty Re: Fëmijët, mjaft me gishtin në gojë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi