Programe Forum - Welcome
Nënat perfekte: Gjithmonë në formë para dhe pas lindjes People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Nënat perfekte: Gjithmonë në formë para dhe pas lindjes

Shko poshtë

Nënat perfekte: Gjithmonë në formë para dhe pas lindjes Empty Nënat perfekte: Gjithmonë në formë para dhe pas lindjes

Mesazh nga Master prej Wed Jun 29, 2011 4:26 pm

Nënat perfekte: Gjithmonë në formë para dhe pas lindjes Miranda-kerr-baby-flynn-395-2-212x300


Tani gratë po mbajnë dieta të rrepta edhe gjatë muajve të shtatzënisë për t’i rrëzuar pa problem fare ato menjëherë pas lindjes. Por nëse nuk ia dalin mbanë kollaj, kirurgjia estetike i ndihmon në çast
Viktora Bekam është shembulli më i freskët. Në këta muaj të shtatzënisë së saj të katërt ajo është shfaqur shumë pak herë mediave. Edhe atëherë kur e ka bërë ka qenë gjithmonë e veshur me të zeza për të mos treguar kilet e shtuara edhe pse për shumicën prej nesh ajo vazhdon ende të jetë shumë e dobët. Për mjekët kjo po shndërrohet në një tendencë shqetësuese. Tani gratë po mbajnë dieta të rrepta edhe gjatë muajve të shtatzënisë për t’i rrëzuar pa problem fare ato dy-tri kilet menjëherë pas lindjes. Gjithmonë e më shumë habitemi kur shikojmë femra që vijnë në peshën e tyre ideale që në muajin e parë të lindjes. A është kjo e mundur. “Me atë ç’po vihet re sot ka shumë mundësi që po. Gratë nuk ushqehen më shëndetshëm dhe janë të kujdesshme për trupin e tyre në maksimum. Ato mbajnë dietë dhe tregohen shumë të kujdesshme me ushqimin. Në shumicën e rasteve kjo është negative, sepse në këta muaj fjala dietë nuk duhet të shkojë absolutisht në mendje, por vetëm ushqyerje e shëndetshme”. Por më shumë se sa të rrinë pa ngrënë, tani femrat e kanë gjetur zgjidhjen: menjëherë pas lindjes u nënshtrohen operacioneve për të ardhur në formën e tyre perfekte. Në SHBA, 365 mijë femra me moshë përkatësisht 20-39 vjeçe, pas lindjes i nënshtrohen kirurgjisë estetike për të eliminuar defektet e mundshme. Për femrat që dëshirojnë të kenë gjithçka, përfshi dy fëmijë, një trup perfekt dhe paraqitje mahnitëse, ju vjen në ndihmë kirurgjia estetike “The Mummy Job”. Kjo është një nga “dhuratat” më të preferuara që kohët e fundit nënat e reja nga Kalifornia po i bëjnë gjithnjë e më shpesh vetes. Bëhet fjalë për një ndërhyrje kirurgjikale plastike në pjesë të ndryshme të trupit (lifting në gjoks dhe trajtime të ndryshme për zhdukjen e dhjamit) ofruar nga klinika të ndryshme amerikane për femra të cilat sapo kanë lindur e që u siguron atyre një rikthim të shpejtë në një formë perfekte. Një “eliksir” për rini të përjetshme. Është kjo ëndrra e të gjithëve, por në veçanti e femrave. Dhe duket se nuk vlejnë më asgjë alarmet dhe shqetësimet për efektet anësore, psikologjike dhe fizike të bisturisë. Ndërhyrjet në gji, këmbë apo në bark mbeten shumë të shtrenjta. Në Britaninë e Madhe, sipas një sondazhi të bërë kohët e fundit, bisturitë janë bërë një obsesion i vërtetë për shumë gra dhe kjo pas lindjes, pasi mendojë se është një kurë e vërtetë për të rikuperuar vetëvlerësimin dhe për të “rifilluar” jetën nga e para. Kjo tendencë ka ardhur nga Anglia dhe këto ditë, shtypi i përditshëm britanik po i dedikon një hapësirë të konsiderueshme këtij fenomeni, duke nënvizuar në veçanti rreziqet e shumta.
Zhvillimi i madh i kirurgjisë estetike, që duket se nuk ka njohur asnjëherë momente krize, i ka shtyrë kërkuesit të vazhdojnë të investojnë për teknika dhe metoda më të lehta apo më pak evazive. Sipas shifrave të “American Society of Plastic Surgeons” (Shoqata e kirurgëve plastikë amerikanë) të marra nga e përditshmja konservatore angleze “Daily Telegraph”, vetëm vitin e kaluar 365 mijë femra amerikane, me moshë përkatësisht nga 20-39 vjeç, pas shtatzënisë u janë nënshtruar atyre që në mënyrë ironike e përditshmja angleze i quan “Riparimi i nënave” e që kushton rreth 15 mijë dollarë. Shoqata “British Association of Aesthetic Plastic Surgeons” (BAAPS) pohon se fenomeni në fjalë ka kohë që i ka bërë për vete nënat anglosaksone. Në një sondazh të bërë kohët e fundit, mbi 2000 nëna që sapo kishin lindur, një në katër prej tyre është përgjigjur se po mendohej seriozisht për një ndërhyrje plastike dhe rreth tri në katër femra janë shprehur se ndihen të pakënaqura nga efektet që ka krijuar shtatzënia në trupin e tyre. Veç të tjerash, pothuajse të gjitha pohojnë se janë tmerruar nga të çarat e lëkurës, nga barku i fishkur dhe gjoksi që është në rënie vazhdimisht. Sipas “Daily Express” janë të paktë njerëzit që kanë fatin të rikthehen sërish në formën perfekte të mëparshme dhe në këtë rast shtypi anglez citon në mënyrë të ligë rastet si: bashkëshortja e Tom Cruise, Katie Holmes dhe Emma Bunton, bionden e grupit “Spice Girls”, që pak kohë pas lindjes, paraqitja e tyre ishte vërtetë magjepsëse. Ndërsa të tjera bëjnë si një sekretare amerikane që pas lindjes së fëmijës së dytë, nuk u mendua gjatë, por iu nënshtrua menjëherë paketës së kirurgjisë plastike: “Duhej të bëja diçka. Pak javë pasi linda, kisha rënë mjaftueshëm nga pesha, por më kishte ardhur në majë të hundës me barkun e fishkur e lëkurën e çarë”, është shprehur ajo.
Julie Downs është një mama 38-vjeçare me tre fëmijë dhe jeton në Los Anxhelos. Gjithashtu, edhe ajo u është nënshtruar kurave kirurgjike: “Doja t’i zhdukja efektet e shtatzënisë. Nuk mendoja se këto pjesë do ta ndryshonin përgjithmonë trupin tim dhe tani falë këtij trajtimi kam fituar sërish besimin në vetvete”. Të gjitha femrat që u nënshtrohen operacioneve plastike të quajtura “Mummy job” janë të lumtura, por nuk mund ta imagjinojnë rrezikun që mbartin në vetvete këto ndërhyrje. Të vetmit që përfitojnë, janë kirurgët plastikë”, thotë një sociologe. Megjithatë, sipas një specialisti kalifornian për kirurgjinë estetike, këto operacione kirurgjike, duke kuruar efektet e lindjes, e bëjnë edhe më të vështirë periudhën e paslindjes: “Traumat fizike të shkaktuara nga shtatzënia, nga lindja e deri tek adoptimi, mund të prodhojnë efekte vërtet negative që shkaktojnë te gratë humbjen e vetëvlerësimit”. Pikërisht për këtë arsye, specialisti nga Kalifornia ka hapur një faqe interneti ku përveç prezantimit të paketave të kirurgjisë plastike për nënat që sapo kanë lindur ofruar nga klinika e tij, kirurgu i këshillon femrat se si të përballojnë periudhën e paslindjes. Por pavarësisht dizavantazheve, fanset e “Mummy Job” janë dakord me faktin se ndonjëherë natyra ka nevojë edhe për ndihmën e bisturisë.
gazetajone
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi