Programe Forum - Welcome
Kafeja, edhe kundër celulitit dhe rënies së flokëve People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Kafeja, edhe kundër celulitit dhe rënies së flokëve People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kafeja, edhe kundër celulitit dhe rënies së flokëve

Shko poshtë

Kafeja, edhe kundër celulitit dhe rënies së flokëve Empty Kafeja, edhe kundër celulitit dhe rënies së flokëve

Mesazh nga Master Wed Jun 29, 2011 4:28 pm

Kafeja, edhe kundër celulitit dhe rënies së flokëve Kafe12-300x213


Që na mbron zemrën dhe nga diabeti dihej tashmë, por që mund të përdoret edhe te produktet kozmetike kundër celulitit dhe rënies së flokëve është treguar në studimet e fundit mbi pijen më të konsumuar në botë
Volteri pinte shumë kafe: ndoshta këtij përdorimi i detyrohet qartësia e jashtëzakonshme që mbizotëronte në veprat e tij: kështu shkruante në “Sociologjinë e shijes” Brillant-Savarin, babai i gastronomisë moderne që rekomandonte edhe kufizim në përdorimin e kësaj pijeje, një nga më të konsumuarat në botë me varietet e saj të pafundme. “Kafeina është një alkaloid, një substancë psikostimuluese, por nuk të jep as varësi dhe as nuk të bëhet zakon i keq. Përkundrazi ekziston një tolerancë dhe në fakt tek ata që e pinë rregullisht efektet janë më të dukshme se tek ata që e pinë në mënyrë të rastësishme: por në fakt nuk duhet ekzagjeruar. Në një person të shëndetshëm limiti maksimal nuk duhet t’i kalojë 300 mg kafeinë në ditë. Mos harroni se kafeina gjendet edhe te cola-cola, në kapuçino, çaj ose çokollatë. Po ashtu në varësi të përbërjes një filxhan kafe ekspres mund të përmbajë nga 40 deri në 80 mg kafeinë. Sasia që këshillohet të mos kalohet është rreth 4 filxhanë në ditë. Kush vuan nga ulcera, gastriti akut apo refluksi-gastroesofageo, apo sëmundje veshkash këshillohet të evitojnë kafenë dhe të pinë pije pa kafeinë”, tregon Marcello Ticca, docent i Shkencave të Ushqimit në Universitetin e Romës. Por do të ishte e gabuar të identifikohej kafeja me kafeinën. “Ka një përbërje kimike komplekse me kalium dhe magnez dhe një numër të madh substancash bioaktive, mes të cilave shumë antioksidues: një filxhan përmban më shumë se një gotë lëng boronice apo çaj. Mes tyre acidi klorogjenik që pengon thithjen e glukozit në zorrë. Kafeja është studiuar në mënyrë të hollësishme dhe ka treguar se ka shumë veti pozitive: redukton rrezikun për shfaqjen e diabetit të tipit 2, nuk shkakton te konsumatorët e përditshëm rritjen e tensionit të gjakut apo rrezikun kardiovaskular, përmirëson nivelin e vëmendjes dhe stimulon tretjen. Ndonjë kujdes duhet treguar vetëm nga personat e moshuar, më të ndjeshëm ndaj kafeinës dhe te personat me dietë të varfër me kalcium, sepse kafeja rrit humbjen e këtij minerali përmes urinës”. Për sa i përket rritjes së lehtë të kolesterolit kjo lidhet vetëm me kafenë turke, sepse në të tjerat substancat e yndyrshme bllokohen nga filtrat. Po ashtu, kafeina ka një efekt anti-urisë dhe provokon një rritje ekstra të energjisë trupore. Tjetër çështje është ajo që lidhet me ndjeshmërinë personale. “Ka persona që nuk pinë kafe pas orës 3, sepse e kanë të vështirë të flenë, por ka edhe të tjerë që duan me patjetër një kafe pas darke. Përtej ndjeshmërisë personale dhe llojshmërisë së kafeinave studimet kanë treguar ndryshime të lidhura me karakteristikat gjenetike në metabolizmin e kafeinës. Ndërkaq, receptorët e sistemit nervor qendror mbi të cilët vepron kafeina mund të jenë pak a shumë të ndjeshëm dhe në përgjithësi sa më shumë të pish aq më shumë shprehet kjo tolerancë”, thotë dietologia Fausta Natella. Në çdo rast studimet për kafenë janë shumë, edhe pse shumica e tyre bazohen te kafeja amerikane, më e konsumuara në botë. Shpesh studimet financohen nga vetë prodhuesit e tyre.
Produktet kozmetike
Janë me të vërtetë të pakta produktet kozmetike që ndalojnë rënien e flokëve, por duhet thënë se shampoja dhe locionet që kanë përbërës të kafeinës kanë dhënë rezultate mahnitëse që janë treguar edhe në mënyrë shkencore: kështu mendon Leonardo Celleno, dermatolog në Universitetin katolik të Romës. Kafeina është një substancë shumë e njohur, por efektet e saj në qelizat e organizmit nuk janë shumë të qarta. Dihet vetëm që ka një veprim stimulues mbi metabolizmin. “Efektet e kafeinës janë shumë ndryshe kur merret direkt dhe kur merret përmes produkteve kozmetike. Marrja e saj përmes lëkurës së trupit apo të kokës nuk shkakton asnjë problem serioz. Kafeina ka karakteristika ideale për t’u përthithur, por për të lejuar shpërndarjen përmes epidermës futet në lipozome, gjendrat mikroskopike të formuara me të njëjtët komponentë si të sipërfaqes qelizore”, thotë ai. Te produktet kozmetike ku është parë se kanë pasur një efekt pozitiv janë ato kundër celulitit dhe rënies së flokëve. Është parë se ajo stimulon metabolizmin e acideve yndyrore. Gjithsesi, duhet të dimë se kafeina te këto produkte nuk mund të garantojë luftimin e celulitit në masën 100 për qind, ushqimi dhe aktiviteti fizik janë gjithashtu të nevojshëm. “Për sa i përket rënies së flokëve bën një ekspertimet që tregon se kafeina vepron mbi qelizat e qimeve duke reduktuar rënien e parakohshme dhe duke përmirësuar kushtet e lëkurës së kokës dhe strukturës së flokut. Por edhe në këtë rast produktet kozmetike janë një pjesë përbërësve, sepse në shumicën e rasteve rënia e flokëve lidhet me një problem mjekësor”, tregon Celleno
gazetajone
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi