Programe Forum - Welcome
Studimi, 30 për qind e gjimnazistëve në Tiranë, kryejnë seks në pub-e People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Studimi, 30 për qind e gjimnazistëve në Tiranë, kryejnë seks në pub-e

Shko poshtë

Studimi, 30 për qind e gjimnazistëve në Tiranë, kryejnë seks në pub-e Empty Studimi, 30 për qind e gjimnazistëve në Tiranë, kryejnë seks në pub-e

Mesazh nga Master prej Fri Nov 18, 2011 1:09 pm


Sipas një studimi të fundit, rreth 30% e adoleshentëve të kryeqytetit kryejnë marrëdhënie seksuale nëpër pub-et e ndryshme në kryeqyttet. Shifra është mësuar nga një studim i realizuar nga disa mjekë në 5 nga gjimnazet e Tiranës.
Studimi u fokusua kryesisht në vitet e treta dhe të katërta të këtyre gjimnazeve dhe pyetësori ishte në formë anonime. Një e dhënë tjetër interesante është se 70% e të anketuarve kryejnë marrëdhënie seksuale të nxitur nga shokët apo shoqet e tyre, ndërkohë që pjesa tjetër deklaroi se kishin kryer marrëdhënie seksuale me dëshirën e tyre.
Mimoza Keta, mjeke obstetre-gjinekologe në spitalin universitar për obstetrikë dhe gjinekologji “Koço Gliozheni”, pjesëmarrëse në këtë studim, bën të ditur se kryesisht vajzat kryenin marrëdhënie seksuale me moshatarë të tyre, ndërsa për meshkujt interesantja është se ata parapëlqenin vajza 1-2 vjet më të mëdha.
Një tjetër pyetje që u përfshi në pyetësor ishte edhe problemi i emigracionit, sepse emigracioni mbetet një faktor risku tek moshat e hershme, por edhe ato të rritura për infeksionet seksualisht të transmetueshme.
Mjekja shpjegon se vajzat tërhiqen nga emigrantë sepse mendojnë se ata jetojnë mirë, bukur pa ditur sesi mund të jetë vërtet emigracioni. “Një e dhënë shumë interesante ishte që edhe emigracioni ishte një faktor risku shumë i lartë sepse rreth 18% e adoleshentëve deklaruan se kishin realizuar marrëdhënie seksuale me emigrantë”,- thotë Keta.


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Studimi, 30 për qind e gjimnazistëve në Tiranë, kryejnë seks në pub-e Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi