Programe Forum - Welcome
Edukim: Fëmijët përballë realitetit familjar dhe shoqëror People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Edukim: Fëmijët përballë realitetit familjar dhe shoqëror People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edukim: Fëmijët përballë realitetit familjar dhe shoqëror

2 posters

Shko poshtë

Edukim: Fëmijët përballë realitetit familjar dhe shoqëror Empty Edukim: Fëmijët përballë realitetit familjar dhe shoqëror

Mesazh nga Master Wed Jun 29, 2011 8:01 pm

Shoqëria pavarësisht fazave të transformimit të saj apo kalimit nga një system në tjetrin, nuk mund të shmagë pikërisht atë që është themeli i vazhdimësisë së rrugëtimit të saj: edukimin e pasardhësve me norma të pranueshme morali, edukatën dhe kulturën e nevojshme për sjellje të qytetëruara në jetë. Nëse bota e ka trashëguar një farë kulture dhe rregulla që mbeten në kohë, tek ne problemet e edukimit dhe ato psikologjike që lidhen me të janë të thella që lidhen me prapambetjen e shoqërisë shqiptare, probleme që pas viteve ’90 po shpalosen në ashpërsinë dhe pashpirtësinë edhe kur flitet për fëmijë të moshës parashkollore. E kam fjalën pikërisht për disa fenomene që lidhen me gjakmarrjen dhe kanunin e famëkeq të Veriut. Po të bisedosh me të huaj, nga të parat informacione që dinë për vendin tonë është pikërisht plaga e gjakmarrjes. Edukimi me këtë ndjenjë kap edhe fëijët e fiseve apo familjeve në hasmëri duke i shndërruar në gjakmarrës që në djep.

Vazhdojmë më tej me shkollimin e pamjaftueshëm të tyre, pasi për shkaqe ekonomike detyrohen të braktisin shkollën dhe të merren me bagëtitë. Të tjerë që po shndërrohen në shitës ambulantë për të nxjerrë lekë për familjen apo lypës rrugëve të qyteteve. Ndërsa shokët e tyre të tjerë, të puthur nga fat i prindërve të pasur, shijojnë jetën me makina, kafe apo teke të tjera që për shumë syresh është një ëndërr. Kjo është pasqyra sot e një shoqërie shqiptare që doli nga një system që të gjithë sot po e anatemojnë, por harrojnë të përmendin sesa gjëra pozitive solli për edukimin dhe rritjen e fëmijëve tanë. Këto probleme vërtet të thella dhe të dhimbshme kanë kohë që po i anashkalojnë politikanët shqiptarë që për fëmijët në nevojë kujtohen vetëm në raste festash apo fushatash. Pra një shoqëri që u pretendua tepër e hapur për të gjithë, shkatërroi edhe bazat e fuqishme që shoqëria shqiptare i kishte krijuar me shumë sakrifica. Një nga këto baza është dhe shkolla që tash ka humbur trashëgimine e saj dhe po rrëket të krijojë njeriun e ri kapitalist, por të zvetënuar dhe rënuar moralisht, i kapur nga probleme të shumta që lidhen me shoqërinë. Nuk kam ndërmend këtu të sqaroj njerëzit që mund të vërsulen dhe të shkruajnë 100 artikuj të tjerë duke më etiketuar me shumë epitete. Edhe sikur të shkruajnë as nuk kam ndërmend t’u përgjigjem, pasi faktet janë fakte dhe jo llafe. Ku është familja dhe shkolla sot? Çfarë po bëjnë për të ndryshuar sadopak rrjedhën e shtrembër të shoqërisë dhe në veçanti të edukimit të fëmijëve? Masmediat po i rrahin si probleme, por shpesh ndeshesh me probleme ideologjike dhe konstatime, sesa me zgjidhjet reale të problemeve. Jo të pakta janë problemet që lidhen ngushtë me edukimin e tyre në familje dhe dhuna po degjeneron në krime që përfshijnë familje të tëra. Lajmet e përditshme të lënë të shtangur kur fëmijë ushtrojnë bulingun në shkolla ndaj moshatarëve, kryejnë deri dhe krime. A duhet ridimensionuar edukimi i fëmijëve apo do t’i lëmë dorë të lirë shkatërrimit përfundimtar të njeriut? Dhuna në familje dhe sidomos ndaj fëmijëve është një tjetër fenomen alarmant. Keqtrajtimi dhe për problemet e shumta që ndeshin familjet shqiptare sot po shndërrohen në metoda pune dhe dorëzimi i bërthamës familjare po falimenton gjithçka, bile dhe shtetin që po sillet me shqiptarët si njerku me të birin. Rastet e dhunës ekstreme ndaj gruas apo bashkëshortit shpesh flijon edhe fëmijët. Po edukohen fëmijë që në vend të mendojnë për edukimin e tyre, po edukohen me moralet e politikës, të bindur se nesër do të jenë njerëzit që do të marrin poste dhe ofiqe. Prandaj do të më dukej e panevojtë të diskutosh problemet e një shuplake apo dajaku për sjellje të ndryshme nga modelet. Por edhe dhuna në shkolla nuk ndalet, si ajo psiqike, trupore, apo ajo më e shëmtuara që lidhet me pedofilinë. Divorcet e shumta po e bëjnë më të vështirë edukimin e tyre, pasi divorcet përjetohen si një traumë që fëmija nuk ka mundësi të shohë paqtim mes prinderve edhe pse të ndarë. Këto probleme shoqëria shqiptare ende i shikon si hasmëri mes tyre dhe janë fëmijët që ndjejnë pikërisht mungesën e kujdesit prindëror. A mund të flasim pra për një shuplakë kur shumojnë problemet e tjera? Megjithatë shoqëria duhet të kthejë vëmendjen edhe tek këto probleme të dhunës brenda familjes. Ja cili është ndryshimi midis vendit dhe tonë dhe Italisë në këtë fushë, në një sondazh me shoqata të fuqishme në mbrojtje të fëmijëve, ku edhe aty problemet që lidhen me fëmijët nuk kanë të rreshtur. Vetëm lajmet e këtij fillimviti që lidhen me dhunën ndaj fëmijëve në familje janë shokuese, bile pre e tyre po bëhen tashmë dhe familjet e emigrantëve shqiptarë, mes shumë të tjerëve.

Të jesh prind në këto kohë është vërtet e ngatërruar. Të sillesh mirë kërkon shumë impenjim, vëmendje, ekulibër. Për ata që bëhen për herë të parë punët shkojnë edhe më keq, në kuptimin që ta mësosh artin e të qënit prin nuk është e lehtë. Rrezikohen të jenë tepër të dhembsur, liberalë, tolerantë derisa fëmijët të t’u hipin në qafë, apo t’i keqedukojnë ata. Edhe kur arrin të përdorësh metodat antike, si shuplakat në pjesë të trupit apo sisteme dënimi trupore për të cilat shpesh pendohen.
Ekziston kompromisi. Mund të ruani dispilinën dhe autotitetin edhe përmes sistemeve edukative pa dhunë. Zgjidhja e dilemës jepet nga një studim i shoqatës “Shpëtoni fëmijët”. Për të qënë prindër të mirë së pari nevojitet dialogu. Për t’i ndihmuar prindërit të sillen mirë, ka edhe propozime të tjera : një fushatë sensibilizimesh për përdorimin e metodave edukuese të bazuara tek dialogu. Jo tek dhuna. Propozimi pritet në mënyrë të favorshme nga prindërit italianë që në 66% të rasteve, shprehin një interes nga i cili nuk duhet hequr dorë ndaj një fushate të mundshme të këtij lloji.
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Edukim: Fëmijët përballë realitetit familjar dhe shoqëror Empty Re: Edukim: Fëmijët përballë realitetit familjar dhe shoqëror

Mesazh nga Anakonda Fri May 18, 2012 11:28 am

eshte familja ajo qe i edukon femijet;dhe jo shoqeria pasi ajo te don vec per interes
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi