Programe Forum - Welcome
Nga vijne dhimbjet e kokes dhe si kurohen People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.



Join the forum, it's quick and easy

Programe Forum - Welcome
Nga vijne dhimbjet e kokes dhe si kurohen People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga vijne dhimbjet e kokes dhe si kurohen

2 posters

Shko poshtë

Nga vijne dhimbjet e kokes dhe si kurohen Empty Nga vijne dhimbjet e kokes dhe si kurohen

Mesazh nga Master Mon Jan 30, 2012 5:21 pm

Nga vijne dhimbjet e kokes dhe si kurohen Koka1
Specialistët kanë zbuluar se përveç njerëzve kronikë, pjesa tjetër e popullsisë ka më shumë shqetësime gjatë muajve të verës. Pasi në këtë kohë ekspozimi në diell është i madh, dhe kjo shkakton çrregullim.
Megjithatë, pjesa më e madhe e dhimbjeve të kokës nuk shkaktohet nga ndonjë sëmundje. Por çfarë i shkakton? Si trajtohen më mirë?

Tensioni

Kjo është dhimbja më e zakonshme dhe sjell pakënaqësi në kokë, lëkurë apo qafë, dhe shpesh lidhet me ngushtësinë e muskujve. Studimet tregojnë se ato zhvillohen gjatë pasdites, dhe shumë rrallë zgjasin më shumë se 4 orë. Këto lloj dhimbje koke, që vinë nga tensioni, sipas të dhënave e kanë rreth 80 për qind e popullsisë. Më shumë vuajnë gratë se sa burrat, dhe rreth 3 për qind e të rriturve kanë dhimbje koke kronike nga tensioni, me kriza më shumë se 15 ditë në muaj.

Simptomat

Ata që vuajnë ndjejnë një presion të lehtë rreth kokës, pra simptomën universale, por mund t’i dhembin edhe muskujt e qafës dhe shpatullave. Ato mund të shoqërohen edhe me stres. Shkaku ekzakt është i panjohur; mund të përfshihen disa faktorë. Dhimbja e kokës nga tensioni shkaktohet të paktën pjesërisht nga mënyra si nervi i kokës, qafës dhe shpatullave ndjen dhimbje. Kontraktimi i muskujve i shkaktuar nga stresi, depresioni, ankthi dhe pozicioni i qëndrimit mund të shkaktojnë një dhimbje koke; po kështu edhe mbushja e dhëmbëve, muzika e lartë dhe lodhja e syve.

Mjekimet

Qëndrimi i mirë dhe shmangia e lëvizjeve përsëritëse mund të ndihmojë. Mos e mbështesni mjekrën në gjoks kur lexoni dhe mos e mbani telefonin mes shpatullës dhe veshit. Antidepresantët dhe çlodhja e muskujve mund të ndihmojë parandalimin. Trajtime përfshijnë akupunkturën, “Botox”, hipnozën, frymëmarrjen e thellë, meditimin dhe jogën.

Dhimbja e kokës nga migrena

Këto dhimbje koke shkaktohen nga enët e gjakut të trurit kur ato punojnë jo normalisht. Enët e gjakut të zgjeruara në kokë janë nxitësi i parë për dhimbjen e migrenës. Këto dhimbje prekin çdo moshë, por më shumë ato midis moshës 20 dhe 50 vjeç. Ekziston dhe një predispozitë gjenetike. Një në 4 gra dhe një në 12 burra mund ta përjetojë këtë dhimbje.

Simptomat

Dhimbje e fortë në njërën apo të dyja anët e kokës. Kjo gjithashtu përfshin dhe dobësi në gjymtyrë, vështirësi në të folur, konfuzion, vjellje dhe ndjeshmëri. Në migrenën me aurë, e cila ndikon 10-20 për qind të të sëmurëve, ka çrregullime vizive, si vija zigzagu dhe zbardhje të shikimit. Dhimbja e kokës nga migrena shkaktohet nga zgjerimi i enëve të gjakut, por se çfarë e nxit këtë është ende e paqartë. Një teori është se enët e gjakut mund të mbireagojnë për të nxitur më shumë stres. Sugjerohet që ky reaksion të ngushtojë disa arterie, dhe që arteriet e tjera të hapen për të thithur më shumë oksigjen për në tru, e cila do të shkaktojë çlirimin e hormoneve të dhimbjes. Kërkimet kanë sugjeruar se edhe një vrimë në zemër shkakton migrenën.

Mjekimet

Një sërë ilaçesh përdoren për të trajtuar këto simptoma dhe për të parandaluar sulmet. Aspirina mund t’i qetësojë simptomat. Triptanët funksionojnë duke ngushtuar enët e gjakut në kokë; bllokuesit beta mendohet se ndalojnë zgjerimin e enëve të gjakut; bllokuesit e kanaleve të kalciumit e lufton pezmatimin; antikonvulsantët ndikojnë sinjalin e dhimbjes në tru. Botoksi gjithashtu mund të përdoret, por me rezultate të ndryshme. Disa nga ata që vuajnë mund të ndihmohen duke pirë kafe dhe duke hequr disa ushqime nga dieta e tyre.

Dhimbja e kokës nga sinusi

Sinusi mund të infektohet kur bllokohet nga mukoza, e cila rezulton në dhembje në kokë dhe fytyrë. Rreth katër në 10 njerëz vuajnë në një pikë në jetën e tyre, dhe kushdo që është ftohur apo e ka zënë gripi apo vuan nga alergjitë është në rrezik.

Simptomat

Dhimbja apo presioni rreth syve, faqeve dhe ballit si dhe ndjeshmëri e lëkurës dhe kockave të fytyrës. Një sondazh tregoi se 93 për qind e atyre që vuajnë nga sinusi kanë dhimbje rreth syve dhe ballit. Alergjitë dhe të ftohurat që çojnë në pezmatimet e hundës dhe membranave të inozitit janë fajtorët kryesorë. Sinusi mbushet plot dhe infektohet nga bakteret dhe viruset që infektojnë veshjen e brendshme.

Trajtimet

Aspirina dhe ibuprofen për të lehtësuar përkohësisht dhimbjet, ose një dekongestant kur zgavrat e hundës janë të bllokuara. Edhe antibiotikë mund të rekomandohen kur shkak janë alergjitë. Disa studime tregojnë se mbajtja e lagështirës së dhomës mund t’i parandalojnë këto dhimbje koke.



A është pilula e duhur?

Zbuloni të vërtetën me anë të testit…

Për të kuptuar nëse kura që ndiqni është më e përshtatshmja, përgjigjuni me “po” ose “jo” pyetjeve të mëposhtme:

• A funksionon ilaçi që përdorni në mënyrë të vazhdueshme dhe për pjesën më të madhe të dhimbjeve?
• A të zhduket dhimbja brenda dy orëve?
• A jeni në gjendje të ktheheni në gjendje normale brenda dy orëve pas marrjes së ilaçit?
• A ndiheni aq “të mbrojtur” nga trajtimi që bëni sa të mund arrini të planifikoni aktivitetet tuaja të përditshme?

Shënim:

Në rast se i jeni përgjigjur tri pyetjeve me “po”, atëherë terapia që po bëni është e duhura. Përkundrazi, në rast se keni dhënë dy herë përgjigjen “jo”, pilula nuk është e përshtatshme për dhimbjen tuaj. Në këtë rast është më mirë të drejtohesh tek një mjek për të përcaktuar tipin e dhimbjes së kokës dhe kurën përkatëse.

Dhimbja e kokës nga alkooli

Pirja e tepërt e alkoolit rezulton në një rritje të katërfishtë të sasisë së ujit të nxjerrë nga trupi, gjë që shkakton dehidratim dhe dhimbje koke. Ka me qindra kura të sugjeruara, që nga glikanxo dhe deri tek zinku. Ndërkohë që një tjetër dhimbje e cilësuar si dhimbja e kokës në fundjave, shkaktohet nga mos pirja e kafeinës, gjë që zakonisht ndodh 12 orë pas filxhanit të fundit të kafes kur hapen enët e gjakut dhe shkaktojnë dhimbje. Është e lehtë të vetëdiagnostikohet, krahasoni filxhanët e çajit që pini gjatë orarit të punës me filxhanët e pira gjatë fundjavës.

Dhimbja e kokës nga sheqeri dhe helmet

Sheqeri i pakët në gjak mund të shkaktojë dhimbje koke. Ata që zgjohen në mëngjes me dhimbje koke mund ta kenë si reagim ndaj sasisë së pakët të sheqerit në gjak, të shkaktuar nga mungesa e ushqimit në stomak gjatë natës. Mund të jetë rezultat i sëmundjeve apo lëndëve kimike. Ekspozim i vazhdueshëm ndaj përbërësve të nitratit të potasiumit të ushqimeve, gjë që zgjedhon enët e gjakut, mund të krijojë një dhimbje koke me goditje. Nitrati i potasiumit përdoret për të ruajtur mishin.

Dhimbja e kokës nga orgazma

Një në 100 persona rrezikon ta ketë dhimbje koke kur kalon orgazmë. Studimet kanë treguar se kjo është tre herë më e zakonshme tek burrat, kjo sipas kërkimeve në Universitetin e Mancesterit. Dhimbje të papritura dhe të forta gjatë kohës së orgazmës mendohen se vijnë nga ndryshimi i qarkullimit të gjakut. Por edhe pse është zbuluar një fenomen i tillë, ende shkenca dhe mjekësia nuk kanë arritur në ndonjë përfundim se si mund të evitohet kjo gjë. Thuajse të gjitha rastet janë të ngjashme, dhe karakteristikë e kësaj, përveç dhimbjes së madhe të kokës, është edhe pagjumësia.

Dhimbja e kokës nga akullorja

Një dhimbje për këtë shkak jep një raport i “British Media Journal”. Dhimbja zakonisht fillon pak sekonda pas gëlltitjes së ushqimeve apo pijeve të ftohta dhe arrin kulmin 30-60 sekonda më vonë. Trajtimi i vetëm parandalues është të mbahet akullorja disa sekonda në gojë për t’u ngrohur para se të kapërdihet. Ndërkohë që kur dhimbjet e kokës bëhen të përditshme, mund të vijnë nga reaksionet në trup si rezultat i pirjes së shpeshtë të qetësuesve. Rreth 5 për qind e të rriturve kanë çdo ditë dhimbje koke dhe një e treta e tyre vijnë si rezultat i reaksioneve
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nga vijne dhimbjet e kokes dhe si kurohen Empty Re: Nga vijne dhimbjet e kokes dhe si kurohen

Mesazh nga Anakonda Tue May 15, 2012 5:10 am

kur te zen dhimbja e kokes nuk ke cti bejsh............
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 28
Location : Australia

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi