Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


I ftohti e reshjet e borës, mbyllen shkollat në Kukës dhe në Pukë

Shko poshtë

I ftohti e reshjet e borës, mbyllen shkollat në Kukës dhe në Pukë

Mesazh nga Master prej Thu Feb 02, 2012 12:38 pm


Reshjet e borës të cilat kanë rënë dhe vijojnë të bien si dhe bllokimi i të gjitha akseve rrugore nacionale e rurale ka detyruar Drejtorinë Arsimore Rajonale në Kukës që të pezullojë procesin mësimor edukativ në të gjitha komunat e Qarkut të Kukësit.
Sipas drejtorit të arsimit në Kukës Ylli Metaliaj bëhet e ditur se mësimi gjatë ditës së sotme ka filluar vetëm në shkollat 9-vjecare dhe të mesme të qytetit të Kukësit si dhe dy apo tre shkolla në disa fshatra të cilat janë shumë pranë qendrave të fshatit, citoi AS.
Kjo sipas Metaliajt ka ardhur pas bllokimit të të gjitha rrugëve që cojnë fëmijët dhe stafet pedagogjike pranë godinave arsimore. Tashmë të gjtha rrugët janë të bllokuara nga dëbora dhe trashësia e saj vjen duke u shtuar cdo cast.
Sa i takon godinave arsimore tek të cilat po vijohet mësimi, Metaliaj ka deklaruar se aty nuk mungon lënda drusore e cila është mjaft e nevojshme në momentin që temperaturat kanë rënë ndjeshëm dhe dëbora po bie papushim. Gjithashtu, është njoftuar se edhe në rrethin e Pukës janë mbyllur shkollat.


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi