Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Mbi 540 viktima nga të ftohtit në Evropë

Shko poshtë

Mbi 540 viktima nga të ftohtit në Evropë

Mesazh nga Master prej Sat Feb 11, 2012 12:54 pm


Vala e re e të ftohtit, e shoqëruar me reshje të shumta dëbore, erërat e fuqishme dhe temperaturat e ulëta, përfshiu edhe dje një pjesë të madhe të Evropës. Numri i të vdekurve, si pasojë e një prej dimrave më të ashpër në histori, ka shkaktuar mbi 540 viktima.
Hungaria ndërpreu lundrimin në pjesën e saj të Danubit, për shkak të shtresës së trashë të akullit. Transporti përgjatë lumit më të frekuentuar evropian është ndërprerë pothuajse tërësisht.
Në Budapest mbërriti dje edhe akullthyesi më i madh i flotës hungareze. Në operacionin për thyerjen e akullit janë përfshirë mbi 120 persona.
Në vendet e tjera përgjatë Danubit, përfshirë Austrinë, Kroacinë, Serbinë dhe Bullgarinë, është ndërprerë komunikacioni për shkak të akullit të madh.
Edhe Mali i Zi ndodhet prej ditësh në kushte të këqija atmosferike. Gjendja është më e rëndë në veri të vendit, ku janë të pakalueshme një pjesë e rrugëve, ndërsa pothuajse të gjitha fshatrat në atë rajon janë të mbuluara nga dëbora.
Edhe Kroacinë e përfshiu vala e erës e dëborës, e cila po bie pandërprerë në mbarë vendin. Disa linja të autobusëve drejt Dalmacisë janë anuluar, trenat qarkullojnë me vonesa minimale, ndërsa transporti ajror zhvillohet në mënyrë të rregullt.
Në Itali, moti i ftohtë ka marrë 45 jetë njerëzish. Komunikimi është vështirësuar në rajonin verilindor të Emilia-Romanjas. Automjetet në Romë mund të udhëtojnë vetëm me zinxhirë, ndërsa shkollat dhe institucionet shtetërore në qytet janë të mbyllura.
Në Rumani 13 persona vdiqën gjatë natës së kaluar nga të ftohtit. Ndërsa, në Bullgari dimri ka shkaktuar vdekjen e 30 vetëve.
Së paku 135 raste vdekjesh, për shkak të kushteve ekstreme të këtij dimri, janë shënuar në Ukrainë, 82 në Poloni, 46 në Rusi, 25 në Çeki dhe 24 në Lituani.
Në Francë, numri i viktimave është rritur në tetë. /Telegrafi/


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi