Programe Forum - Welcome
Mbajtja e lotëve shkakton panik People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Mbajtja e lotëve shkakton panik

Shko poshtë

Mbajtja e lotëve shkakton panik Empty Mbajtja e lotëve shkakton panik

Mesazh nga Master prej Sat Mar 03, 2012 8:02 pm

Mbajtja e lotëve shkakton panik Femer_merzitur-300x237
Lotët që mbahen rrisin nivelin e tensionit dhe kur energjia e grumbulluar shpërthen, mund të shkaktojë kriza paniku. Ç’duhet bërë për ta shmangur këtë gjë
Fëmijët qajnë shpesh dhe nuk vuajnë nga krizat e panikut. Ju do të pyesni nëse kanë lidhje ose jo këto fenomene? Po, sigurisht që kanë. Kjo vërtetohet edhe me faktin se të rriturit që fillojnë të vuajnë nga krizat e panikut janë ata të cilët mbajnë të qarën dhe emocionet. Megjithatë nuk do të thotë se krizat e panikut lindin vetëm nga kjo arsye. Në fakt është një mënyrë e nxitjes së tyre. Krizat e panikut nuk ndodhin shpesh te fëmijët. Që gjatë viteve të para të jetës ata janë në kontakt të menjëhershëm me emocionet e tyre, pakënaqësitë, kundërshtitë, dhe i shprehin në mënyrë të drejtpërdrejtë me të qarë, një funksion fiziologjik që bën të mundur nxjerrjen jashtë të energjisë së mbledhur që lidhet me emocionet. Kështu, truri i tyre mbetet i “pastër”, nuk grumbullon “mbeturina” dhe shumë shpejt fëmijët janë gati për të përballuar jetën.
Mbajtja e lotëve i hap “portat” panikut
Ne të rriturit nuk mund të qajmë për çdo gjë, ndaj kemi zhvilluar aftësinë për ta kontrolluar veten në shumë momente. Por disa njerëz e teprojnë dhe humbasin aftësinë për të qarë si për një dhimbje, mërzitje, shfryrje, ashtu edhe kur mallëngjehen. Ka nga ata persona të cilët kur humbasin një njeri të dashur, përmbahen dhe nuk qajnë as në momentin e hidhërimit dhe as pas shumë kohësh. Por çfarë ndodh me trurin e personit që nuk qan? Emocioni që mbetet brenda nuk shkarkohet, por shndërrohet në energji negative, që vetëm mblidhet. Çdo lot dhe emocion që mbahet shtohet deri sa një ditë arrijnë kufirin: pikërisht këtu shfaqet kriza e panikut, mënyra e vetme që i mbetet trurit dhe psikikës për të ulur presionin e brendshëm. Është një panik që shfaqet me forcën shpërthyese të të gjithë lotëve të mbajtur. Duke e ditur këtë gjë e ndihmoni si për t’u kuruar ashtu edhe për të parandaluar që situata të mos përkeqësohet.
Lotët që nuk duhen mbajtur
Ja cilat janë emocionet që kur mbahen për një kohë të gjatë ju bëjnë që të jeni më të rrezikuar nga krizat e papritura të panikut:
- Dhimbja për humbjen e një personi të shtrenjtë
- Dhimbje për një ndarje sentimentale
- Inat për padrejtësitë që ju kanë bërë dhe mosreagimet ndaj tyre
- Mallëngjime të ndryshme dhe mbajtja e lotëve për një kohë të gjatë
- Të qara shfryrëse në periudha stresuese
- Shqetësim për humbjen e punës
Arsyet e përmbajtjes:
- Vështirësi për ta ndier thellë emocionin
- Nuk jeni mësuar me të qarën dhe “nuk e keni idenë se si bëhet”
- Duhet të ruani imazhin e “personit të fortë”
- Keni turp dhe frikë se si do t’ju gjykojnë të tjerët
- Keni ndjesinë sikur jeni të pambrojtur
- Keni frikë se mos rrëmbeheni nga emocionet
Si duhet ta kuroni panikun
Gjëja e parë që duhet të bëni është të mos përmbaheni, nëse po i mbani me zor lotët apo jeni mallëngjyer shumë, mos e përmbani veten. Qani deri sa të ndiheni të lehtësuar. Nëse prania e të tjerëve ju bezdis, mbylluni për pak kohë në një dhomë dhe lërini lotët të rrjedhin. Mos harroni se nuk jeni më pak të fortë vetëm se derdhni lot. Forca di ta përqafojë brishtësinë, por jo vetëm atë të të tjerëve, por edhe tuajën.
Qëndroni sa më shumë në natyrë
Natyra është një mike e mirë e njeriut. Qëndrimi jashtë ju afron më shumë me veten, falë analogjive të mistershme mes natyrës dhe psikikës sonë. Mbjellja e luleve, kujdesi për kafshët, takimi me miqtë mund të luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e botës emocionale, duke ju shkëputur nga energjia negative e krijuar te ju.
Përdorni teknika trupore
Emocionet e pranishme te ne janë materie biologjike dhe pikëtakimi me to është trupi. Gjeni një specialist ose një qendër që praktikon teknika trupore për t’u ndier më mirë. Por bëni kujdes, se mos favorizoni bllokimin që shfaqet vetëm kur të jetë momenti, pavarësisht se zhvillohet gradualisht.
gzazetajone


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Mbajtja e lotëve shkakton panik Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbajtja e lotëve shkakton panik Empty Re: Mbajtja e lotëve shkakton panik

Mesazh nga Anakonda prej Tue Mar 13, 2012 5:29 am

po cte bejm se kur jemi shum te trishtuar nuk i mbvajm dot lotet.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 24
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbajtja e lotëve shkakton panik Empty Re: Mbajtja e lotëve shkakton panik

Mesazh nga KITTY prej Thu Mar 22, 2012 10:30 pm

preferoj te qaj sesa ta mbaj brenda vetes inatin..sepse mbaj mend te kem qare vetem nga inati, jo nga dhimbja sepse kam kuptuar se per disa persona nuk ja vlen ta ndiesh veten te lenduar e jo me te derdhesh lot nga dhimbja...
KITTY
KITTY
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 763
Reputation : 7
Join date : 28/07/2011
Age : 27

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbajtja e lotëve shkakton panik Empty Re: Mbajtja e lotëve shkakton panik

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi