Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Dashuria amësore na bën më të zgjuar

Shko poshtë

Dashuria amësore na bën më të zgjuar

Mesazh nga Master prej Sat Mar 03, 2012 8:04 pm


“Hipokampusi është 10% më i zhvilluar”
Sipas një studimi amerikan, fëmijët që rriten me kujdesin e veçantë të nënës e kanë më të zhvilluar zonën e trurit që lidhet me administrimin dhe mësimin, kujtesën dhe stresin
Një studim i “Washington University School of Medicine” ka treguar se fëmijët parashkollorë që marrin shumë dashuri nga nëna e kanë të zhvilluar 10% më shumë hipokampusin, një zonë mjaft e rëndësishme e trurit që lidhet me mësimin dhe administrimin, kujtesën dhe stresin. Pra, me fjalë të tjera fëmijët e moshës 4-5-vjeçare që kalojnë shumë kohë me mamatë dhe këto të fundit i ledhatojnë e u falin shumë dashuri, i ndihmojnë të vegjlit e tyre, sidomos në planin psikofizik. Fëmijët që rriten me shumë dashuri janë më të zgjuar se bashkëmoshatarët e tyre. “Ja përse u them gjithmonë baballarëve të rinj: lërini mamatë të kujdesen për bijtë e tyre. Janë më të zonjat se burrat në rritjen dhe edukimin e fëmijëve”, thotë një nga bashkautorët e studimit. “Gjatë vitit të parë të jetës (dhe jo vetëm), marrëdhënia mes nënës dhe fëmijës është shumë e rëndësishme për zhvillimin cerebral. Së fundmi, kjo teori është vërtetuar edhe nga një studim shkencor”, shpjegon studiuesi.
Teoria, e quajtur ndryshe “lidhja primare”, është vërtetuar edhe nga psikoanalisti britanik John Bowlby. Ajo studion përbërësit etnologjikë të sjelljes njerëzore dhe tregon se i sapolinduri është një gjitar dhe se si të gjitha këto gjallesa, gjatë vitit të parë të jetës duhet të trajtohen njëlloj sikur vazhdon të jetë në barkun e nënës në një kontakt të vazhdueshëm epidermik me të. “Studimet e mëvonshme kanë vërtetuar se fëmijët që edukohen në këtë mënyrë, kur rriten bëhen më të zgjuar. Kjo është një situatë të cilën e kam hasur personalisht”, thekson studiuesi.
Ai që është publikuar në “Proceedings of the National Academy of Sciences” është studimi i parë që lidh kujdesin e nënës me zhvillimin strukturor të një zone të rëndësishme të trurit, që në këtë rast është hipokampusi. “Puna jonë jep prova të besueshme e madje shumë të rëndësishme për zhvillimin cerebral të parakohshëm te fëmijët dhe kjo gjë mund të ketë pasoja për shëndetin publik”, shpjegon koordinatori i studimit, Joan Luby. Për të arritur në këtë përfundim, Luby dhe bashkëpunëtorët e tij kanë bërë një eksperiment, duke detyruar disa fëmijë nga mosha 3 deri në 6 vjeç që të përballeshin me një situatë frustruese. Studiuesit i mbyllën të vegjlit në një dhomë ku kishte vetëm një pako me ngjyra. Ata do të mund ta hapnin dhuratën vetëm nëse mamatë e tyre do të përfundonin disa vizatime. Për të parë se si silleshin mamatë dhe fëmijët në këtë situatë, shkencëtarët menduan të zgjidhin diçka tipike që lidhej me stresin e jetës së përditshme (ku një nënë nuk mund t’i kënaqë gjithmonë kërkesat e fëmijës). Pas këtij eksperimenti, studiuesit i klasifikuan sipas kategorisë “jap dashuri” rastet kur mamatë u ofronin siguri dhe mbështetje fëmijëve dhe në një grup tjetër ato që i injoronin ose i qortonin të vegjlit e tyre. Kohë më vonë, kur fëmijët e eksperimentit kishin mbushur 7-10 vjeç, studiuesit u bënë disa skanime me rezonancë manjetike trurit të 92 prej tyre dhe u vu re se fëmijët që kishin mama të dashura, hipokampusi i tyre ishte 10% më i zhvilluar në krahasim me ata që u futën në kategorinë tjetër. Në studim shkencëtarët përjashtuan fëmijët që vuanin nga depresioni ose çrregullimet e tjera psikiatrike që mund të ndryshonin përmasën e hipokampusit. “Dhjetë vite studim na treguan se sa e rëndësishme është dashuria e nënës, babait, ose e gjyshërve për zhvillimin emocional dhe sjelljen e fëmijës. Por jo vetëm kaq. Ky studim dha prova konkrete, për faktin se një nga zonat kyçe të trurit rritet më e shëndetshme dhe është më e zhvilluar te fëmijët që marrin më shumë dashuri e kujdes nga prindërit”, bën të ditur Luby.
“Që ekziston një lidhje mes zhvillimit të hipokampusit dhe kujdesit amësor kjo është njëqind për qind e vërtetë. Këtë e vërtetojnë edhe studime të ndryshme të kryera në botën shtazore. Gjatë viteve të para të jetës, fëmija ka një tru plastik dhe është në gjendje të krijojë vazhdimisht lidhje të reja. Kjo do të thotë se stimujt amësorë ndikojnë pozitivisht në shtimin dhe forcimin e këtyre lidhjeve, duke favorizuar zhvillimin e sinapseve të hipokampusit”, përfundon studiuesi amerikan.gazetajone


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dashuria amësore na bën më të zgjuar

Mesazh nga Anakonda prej Mon Apr 09, 2012 4:41 pm

normale qe na ben me te zgjuar;por ndonjeher dashuria e madhe e nenes na ben edhe qullashe
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dashuria amësore na bën më të zgjuar

Mesazh nga Master prej Mon Apr 09, 2012 4:56 pm

te ben goc mamaje Razz eeeee


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dashuria amësore na bën më të zgjuar

Mesazh nga Anakonda prej Tue Apr 10, 2012 4:09 am

un sjam goc mamaje;por e kisha fjalen per cunat.
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dashuria amësore na bën më të zgjuar

Mesazh nga Luleshtrydhja prej Sat Sep 15, 2012 12:30 pm

Dashuria e nenes te ben mire ne cdo aspekt... sunny I jep shkelqim jetes....
Luleshtrydhja
Luleshtrydhja
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 31
Reputation : 8
Join date : 10/09/2012

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dashuria amësore na bën më të zgjuar

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi