Programe Forum - Welcome

Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Dielli sot tepron, por vajzat ende paguajnë për solar

Shko poshtë

Dielli sot tepron, por vajzat ende paguajnë për solar

Mesazh nga Master prej Fri Jul 01, 2011 4:45 pm



Shpenzohet para e kohë dhe fitohet një ngjyrë vërtetë e bukur lëkure. Megjithatë, kujdes! Ndonjëherë rrezikohetedhe shëndeti nëse abuzohet me procesin e solarit. Dermatologia në shërbimin e Dermatologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Etleva Shkodrani shpjegon për Extra Summer rëndësinë e kujdesit ndaj rrezeve sidomos kur lëkura është delikate. Gjithashtu kemi sjellë edhe mendimet e vajzave të cilat bëjnë solar për t’u nxirë.

***

Ilda Thomai recepsioniste në njërën në qendrën më të madhe të solarëve në Tiranë na tregon se vihet re dëshira gjithnjë e në rritje sidomos e femrave për t’u nxirë në solarë, por mbetet e rëndësishme një konsultë me dermatologun para se ti drejtohesh kësaj procedure të nxirjes artificiale. Pse është i këshillueshëm dermatologu? “Lëkurat me shumë nishane, lëkurat e bardha apo lëkurat me probleme kërkojnë një trajtim të veçantë. Ne gjithmonë i këshillojmë vajzat për rreziqet që mund të sjellë abuzimi me nxirjen e lëkurës. Kemi dhe rastet e grave shtatzanë. Ato nuk lejohen fare të futen për t’u nxirë”, pohon Ilda.

Pjesa më e madhe e vajzave dhe grave që përdorin solarin janë kryesisht grupmosha 20 deri në 40 vjeçar. Po djem a vijnë? Ilda na tregon se mbi 80 përqind e klientëve janë femra. “Për meshkujt mendoj se vazhdon të mbetet tabu sepse ndihen disi të paragjykuar
për të ardhur dhe nxirë lëkurën. Mendoj se këto tabu do të fillojnë të rrëzohen me kalimin e kohës”, – thotë ajo.

***

Estetistja Elda Tomçini është e mendimit se kujdesi duhet të jetë edhe në varësi të tipit të lëkurës. Kemi 6 lloje lëkurash ku më delikatja është “fototipi 1” i lëkurës e cila digjet gjithnjë, kurrë nuk nxihet dhe është e ndjeshme nga dielli. Për këtë tip lëkure duhet të
përdoret krem me mbrojtje shumë të lartë (merrni tubetat e kremit për mbrojtje që shkruajnë SPF 50 +). Njerëzit me këtë tip lëkure janë vërtet delikat. E “kundërta” e tyre janë njerëzit me “fototipin 6” të lëkurës. Këta kanë pigment të fortë dhe kurrë nuk digjen. Për këtë tip lëkure do të ishte e mjaftueshme një krem mbrojtje me SPF 10.

Nisur nga tipet e lëkurës znj.Tomçini shpjegon se jo të gjithë mund të marrin njësoj ngjyrë në solar. Për një lëkurë që ka pigment, do të mjaftonin deri në 3 seanca. Ndërsa për lëkurat e ndjeshme dhe pa pigment do të nevojiteshin deri në 8 seanca. “Megjithatë
duhet të theksoj se lëkurat e ndjeshme dhe ato me nishane nuk duhet të bëjnë solar. Mund të rezultojë një veprim i rrezikshëm”, thekson Tomçini.



Elda Tomçini: Abuzimi me rrezet sjell edhe plakje të lëkurës

Ekspozimi i tepërt në diell shkakton jo vetëm plakje para kohe por edhe kancer të lëkurës. Ky është apeli që bën dermatologia dhe estetistja Elda Tomçini e cila shpjegonte rastet e kancerit të lëkurës janë në përqëndrim më të lartë tek njerëzit me lëkurë të bardhë krahasuar me lëkurën brune. Sipas saj 80% e plakjes së lëkurës shkaktohet nga ekspozimi në diell. “Lëkura humbet kolagenin, elasticitetin, dëmtohen enët e gjakut duke u plasaritur në sipërfaqe rremat e gjakut, shfaqen rrudhat, njollat. Djegia nga dielli jep teleangiektazi, puçra me origjinë pigmentare, ulje të elasticitetit dhe hollim të lëkurës”, shpjegon Elda Tomçini. Ndërkohë ajo shpjegoi se depërtimi i rrezeve UVA-UVB në lëkurë rezulton në prodhimin e melaninës. Ky duke lëvizur në sipërfaqe të lëkurës bëhet i dukshme me nxirjen e lëkurës. Nxirja nuk është një indeks i shëndetit të mirë. Disa mjeke e konsiderojnë nxirjen e lëkurës si përgjegjëse e dëmtimit pas ekspozimit në diell pasi rrezet e diellit kanë vrare disa qeliza dhe dëmtuar të tjera. Megjithatë djegia dhe nxirja e lëkurës varet nga disa faktorë. Në baze të tyre kemi 6 fototipe lëkure.

-fototipi -1- digjet gjithnjë, kurrë nuk nxihet, e ndjeshme nga dielli

-fototipi -2- digjet lehtë, nxihet minimalisht

-fototipi -3- digjet dhe nxihet gradualisht në ngjyrë kafe të lehtë

-fototipi -4- digjet pak, gjithmonë nxihet mirë në ngjyrë kafe të lehtë

-fototipi -5- rrallë digjet, nxihet shpejt

-fototipi -6- kurrë nuk digjet ka pigment të fortë, pak e ndjeshme

Njerëzit me lëkurë tipi 1 dhe 2 janë ata me rrisk më të madh.



Sipas filtrave solaret mbrojtës klasifikohen

SPF 6-10 mbrojtje e ulët

SPF 15-25 mbrojtje e mesme

SPF 30-50 mbrojtje e lartë

SPF 50+ mbrojtje shumë e lartë



Sa kushtojnë solaret për t’u nxirë

1 seancë kushton nga 800 lek deri në 1000 lek

1 paketë me 6 seanca kushton nga 500 lek deri në 7000 lek

1 paketa solar me 8 seanca kushton nga 400 lek deri në 6 lek



Ku mund të bëjmë solar

Qendra më e madhe Miami Sun Solar

Qendra Tutestetika

Qendra Magic Center

Qendra Frontera

Mund të qendën edhe në qendra estetike më të vogla






Si mund të mbrohemi nga dielli

Evito sa më shumë aktivitetet jashtë sidomos në orën 10.00 deri në 16. 00. Mund të vishni këmisha. Kapele dhe pantallona të gjata. Për sytë përdorni syze mbrojtëse me filtër mbrojtës. Për fytyrën dhe buzët kremra me filter me faktor SPF mbi 15.

Meqenëse solaret kanë datë skadencë ato rrojnë tre vjet nga data e prodhimit, në qoftëse hapen dhe përdoren kohëzgjatja e tyre është 12 muaj nga data e hapjes. Kujdes! Gjatë kohës së përdorimit të kremit solar ai duhet të ruhet nga temperaturat e nxehta pasi dëmtohet dhe bie efekti mbrojtës.



Çfarë janë rrezet UV

Rrezet UV janë rreze të padukshme të rrezatimit të diellit të cilat penetrojnë dhe ndryshojnë strukturën e qelizave të lëkurës. Ka tre lloj rrezesh UV:

UVA _me gjatësi valë të madhe (320-400nm) depërton në thellësi të lëkurës së njeriut duke shkatërruar qelizat dhe rritur riskun e kancerit të lëkurës.

UVB-me gjatësi vale të shkurtër (290-320nm) përthithet nga shtresa e ozonit. Deperton jo shumë në thellësi të shtresave të lëkurës por është shumë e fuqishme dhe shkakton djegie të lëkurës.

UVC-rrezet me të rrezikshme por që përthithen plotësisht nga shtresa e ozonit dhe nuk arrin në sipërfaqen e tokës.



Alba 25 vjeçare: E kam fiksim të nxihem

Rri me një kupon në dorë në pritje të radhës. Vetëm pas pak minutash njëra nga dhomat ku bëhet solar për nxirjen e lëkurës do të jetë gati për të. “Nuk është hera e parë që vi këtu. Tani në verë e kam fiksim të nxihem dhe këtu mund të marr ngjyrë sa të dua. Gjithmonë marr gjithë paketën për tu nxirë që do të thotë se një paketë ka gjashtë ose tetë seanca për tu nxirë”, pohon Alba e cila duket e vendosur për të mos hequr dorë nga e nxira e lëkurës qoftë kjo edhe në mënyrë artificiale. Sa i takon efekteve të dëmshme që mund të ketë në lëkurë ajo thekson se nuk është e informuar plotësisht por sipas saj deri më sot nuk ka pasur probleme. “Ku i dihet në të ardhmen”, thotë ajo.

Shekulli.
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi