Programe Forum - Welcome
Nje e katerta e Tokes nuk eshte me pjellore People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Nje e katerta e Tokes nuk eshte me pjellore

Shko poshtë

Nje e katerta e Tokes nuk eshte me pjellore Empty Nje e katerta e Tokes nuk eshte me pjellore

Mesazh nga Master prej Sun Mar 04, 2012 9:43 pm

Nje e katerta e Tokes nuk eshte me pjellore 48915
NJU JORK-Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, pas kërkimeve që bëri mbi burimet tokësore dhe ujore ka bërë paralajmërime të rëndësishme. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë ka bërë paralajmërimin se humbja e pjellorisë së tokës mbi një sipërfaqe të madhe ka sjellë me vete edhe rrezikun e mos arritjes së përballimit të nevojës për ushqim të një pjese të madhe të popullsisë botërore.

NJU JORK-Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, pas kërkimeve që bëri mbi burimet tokësore dhe ujore ka bërë paralajmërime të rëndësishme.

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë ka bërë paralajmërimin se humbja e pjellorisë së tokës mbi një sipërfaqe të madhe ka sjellë me vete edhe rrezikun e mos arritjes së përballimit të nevojës për ushqim të një pjese të madhe të popullsisë botërore.

Për herë të parë burimet tokësore dhe ujore janë marrë nën vëzhgim me përmasa globale.

Rezultatet e punimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë janë kthyer në një paralajmërim për njerëzimin.

Sipas raportit të përgatitur pas kërkimeve, një e katërta e tokës në mbarë planetin, e ka humbur pjellorinë.

Për këtë janë bërë faktorë përshpejtimi i prodhimit të biokarbureve, ndryshmet klimaterike dhe zbatimet e pamjaftueshme në bujqësi.

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë ka bërë paralajmërimin se në botë mund të përjetohet krizë ushqimore. Dhe shifrat e mbështesin paralajmërimin e kësaj organizate.

Për përballimin e nevojës ushqimore të popullsisë në fjalë duhet që prodhimi të rritet 70%. Por, në të vërtetë aktualisht një pjesë e madhe e tokave të përshtatshme për bujqësi është në përdorim e sipër.

Dhe më e rëndësishmja është se toka që e ka humbur produktivitetin nuk është aspak me përmasa të vogla. Në raport tërhiqet vëmendja edhe për pakësimin e burimeve të ujit të pijshëm në mbarë botën.
Organizata bën thirrjen se për të luftuar me këtë situatë ndihet nevoja e investimeve më të mëdha për zhvillimin bujqësor si dhe e përdorimit efikas të tokës dhe të ujit pa shkaktuar asnjë dëm.
Paralajmerimet vijne kur ska pak dite qe u be publik fakti se ne vitin 2050 parashikohet që popullsia në mbarë botën të jetë 9 miliardë.

(d.b/BalkanWeb)


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Nje e katerta e Tokes nuk eshte me pjellore Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi