Programe Forum - Welcome
Gumbullimet sferike  People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Gumbullimet sferike

Shko poshtë

Gumbullimet sferike  Empty Gumbullimet sferike

Mesazh nga Master prej Sat Mar 17, 2012 11:34 pm

Grupe yjesh të lidhur gravitacionalisht. Ato gjenden rreth galaktikave dhe në orbita eliptike rreth bërthamave të tyre. Ato formohen nga 105 deri 106 yje të cilët kanë pak elementë të rëndë dhe masa afërsisht sa Dielli.
Gumbullimet sferike  Images
Grumbullimet sferike

Grupe yjesh të lidhur gravitacionalisht. Ato gjenden rreth galaktikave dhe në orbita eliptike rreth bërthamave të tyre. Ato formohen nga 105 deri 106 yje të cilët kanë pak elementë të rëndë dhe masa afërsisht sa Dielli.

Ato janë sisteme simetrike, sferike që vijnë duke u dëndësuar afër qendrës së tyre si në figurë. Gjatë rrotullimit rreth galaktikës ato kalojnë periodikisht nëpër diskun e galaktikës.
Klasifikimi i tyre

Grumbullimet sferike janë klasifikuar duke përdorur skemën e propozuar nga H. Shapley dhe H.B. Sawyer (Harvard University Bulletin, 824, 1927). Skema e klasifikimit të Shapley-Sawyer-it ndan grumbullimet sferike me numra nga I në XII, të cilat përshkruajnë përqëndrimin e yjeve në drejtim të qendrës së tyre. Numri I përfaqson një grumbullim sferik i cili ka një përqëndrim shumë të madh yjesh. Duke marrë numrat me rradhë përqëndrimi i tyre në grumbullim ulet. Numri XII përfaqson përqëndrimin më të vogël të yjeve në grumbullin sferik, duke u dukur më shumë si një grumbullim i hapur i pasur me yje sesa me një grumbullim të mbyllur.
Grumbullimet e hapura

Këto nuk kanë forma të përcaktuara. Ato mund të përmbajnë nga disa dhjetra deri në disa qindra yje. Yjet në një grumbullim mund të kenë të njëjtën moshë dhe origjinë. Një grumbullim i hapur mund të ndikohet nga yje të tjerë të afërt me të, si rrjedhim këto yje mund të shpërndahen dhe grumbullimi mund të mos njihet më si i tillë.
Klsifikimi i tyre

Grumbullimet e hapura janë klasifikuar sipas sistemit të ndërtuar nga R.J. Trumpler ("Preliminary results on the distances, dimensions and space distribution of open star clusters," Lick Observatory Bulletin, 14, 154, 1930). Klasifikimi i Trumpler-it, i dallon tipet e tyre sipas tre karakteristikave kryesore: përqëndrimin e yjeve rreth qendrës së grumbullimit, rendin e ndriçimit të yjeve, dhe sasinë e yjeve në grumbullim.

1. Përqëndrimi

I E ndarë nga yjet e tjerë, përqëndrim i madh i yjeve i cili shtohet në drejtim të qendrës së grumbullimit.
II E ndarë nga yjet e tjerë, pëeqëndrim i dobët i yjeve i cili shtohet në drejtim të qendrës së grumbullimit.
III E ndarë nga yjet e tjerë, përqëndrimi i yjeve nuk shtohet në drejtim të qendrës së grumbullimit.
IV Nuk ndahet nga yjet rrethues.
2. Shkalla e ndriçimit

1.

Një shkallë e vogël ndryshimi në ndriçim ndërmjet yjeve më të mdritshëm dhe më të zbehtë.
2.

Ndryshim mesatar në ndriçim ndërmjet yjeve më të mdritshëm dhe më të zbehtë.
3.

Një ndryshim i madh në ndriçim midis yjeve më të mdritshëm dhe më të zbehtë.

3. Sasia e yjeve

P “poor” E varfër në yje: më pak se 50 yje.
M “moderate” Sasi mesatare e yjeve: 50 deri 100 yje.
R “rich” E pasur në yje: më shumë se 100 yje në qendër.
An “n” sipas klasifikimit Trumpler vërehet prania e gazit dhe pluhurit në grumbullim (si një mjegullnajë).


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Gumbullimet sferike  Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gumbullimet sferike  Empty Re: Gumbullimet sferike

Mesazh nga Anakonda prej Sun Jun 24, 2012 1:31 pm

ishalla nuk na vijn nga lagja jon o zot;se do behet nami
Anakonda
Anakonda
Super Moderatore
Super Moderatore

Numri i postimeve : 2874
Reputation : 34
Join date : 10/02/2012
Age : 23
Location : Burrel

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi