Programe Forum - Welcome
Molla dhe Hallalli People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Molla dhe Hallalli

Shko poshtë

Molla dhe Hallalli Empty Molla dhe Hallalli

Mesazh nga Master prej Sun Mar 18, 2012 8:05 pm

Molla dhe Hallalli 482406_343055519074022_139854499394126_958097_1610173475_n

Babai i imam Azam Ebu Hanifes ,i nderuari Thabit, një ditë teksa po merrte abdes buzë lumit pa një kokërr mollë që po notonte mbi ujë. E mori kokrrën e mollës dhe e kafshoi.

Por, menjëherë erdhi në vete dhe filloi të kërkonte të zotin e mollës. Pak me tutje sheh një pemë molle, degët e të cilës zgjateshin deri në lumë, gjeti të zotin e saj dhe kërkoi që t'ia bënte hallall. I zoti i mollës buzëqeshi. I kishte pëlqyer shumë ky djalë i ri prandaj i tha:

• Jo birë nuk ta bëj hallall.
• Jam gati të bëj çfarë të duash, vetëm që të ma bësh hallall!!
• Mirë atëherë do të punosh dy vjet në kopshtin tim dhe do të më shërbesh mua, e pastaj shohim.
• Djali pranoi. Pasi punoi dy vjet me radhë kopshtin e tij shkoi tek plaku dhe i tha: - kam plot dy vjet që të shërbej, ma bën hallall tani.
• Po deshe që të ta bëj hallall, duhet të martohesh me vajzën time.
• Mirë, pranoj që të martohem, mjafton që të ma bësh hallall.
• Mendohu mirë, se vajza ime është pa duar, pa këmbë, sytë nuk i shohin e veshët nuk i dëgjojnë.
• Si do që të jetë, është më mirë se të kesh barrë, hak njeriu.

Pas dasmës Thabiti e pa nusen dhe u çudit shumë se ajo nuk ishte fare ashtu si i kishte thënë babai i saj. Doli menjëherë jashtë dhe i tha plakut:

• Këtu ka ndodhur një gabim, ti më pate thënë se vajza jote nuk ka këmbë, as duar, sytë nuk i shohin dhe veshët nuk i dëgjojnë.
• Nuk ka asnjë gabim këtu, të pata thënë se vajza ime nuk ka këmbë e duar. Ajo nuk ka prekur me dorë asgjë që nuk i përket asaj e nuk ka shkuar në asnjë vend që e ndalon feja jonë. Të pata thënë se nuk sheh, ajo nuk ka parë asnjëherë një pjesë të trupit që e ka të ndaluar. Të pata thënë se nuk dëgjon, ajo nuk ka dëgjuar kurrë fjalë haram.

Ja djali i një nëne dhe babai të tillë ka qenë Imam Azami, fryti i kësaj martese.


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Molla dhe Hallalli Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi