Programe Forum - Welcome
Google dhe kërkimi semantik People-icon
Mire se vini ne Program forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Programe, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Register To Have Access For Downloads Softwares

Programe / Staff.


Google dhe kërkimi semantik

Shko poshtë

Google dhe kërkimi semantik Empty Google dhe kërkimi semantik

Mesazh nga Master prej Mon Mar 19, 2012 5:22 pm


Gjatë disa muajve të ardhshëm, shërbimi i kërkimit nga Google pritet të përjetoj përmirësime të dukshme, me anën e rezultateve të përmirësuara të cilat në vend se vetëm në fjalët kyçe do të lavdërohen edhe me informatat e mençura të marra nga një pyetje konkrete.
Përmirësimet e dukshme të kërkimit semantik Google-it do të ia mundësojnë dhënien e rezultateve shumë më të pasura, të cilat “ me mençuri” do të ia mundësojnë shfrytëzuesve marrjen e informatave që mund të ju duken interesante, e të cilat nuk janë në mënyrë rigoroze të ndërlidhura me fjalët kyçe të, por termet e përgjithshëm dhe kuptimin e pyetjes.
Kërkimi semantik kështu Googleit do të ia lehtësoj edhe reklamimin, i cili në këtë mënyrë do të plasohet më mirë, e shfrytëzuesit e kënaqur më gjatë do të mbasin në faqe dhe do të klikojnë në më shumë reklama. Sistemi i ri i kërkimit do të ndërlidh më mirë entitetet e ndryshme, si për shembull kompanitë dhe njerëzit ose evenimentet, por edhe informatat e ndryshme të llojllojshme. Me rastin e kërkimit për termin “Shqipëria” (kjo ndoshta nuk funksionon njëjtë edhe me Kosovën), për shembull, do të paraqiten informatat kryesore rreth numrit të banorëve, pozitën gjeografike, rendit kushtetues etj. Këtë proces të modernizimit dhe rezultatet semantike Google i konsideron si gjeneratën e re të kërkimeve. Informatat të cilat nuk ndodhen në bazë, sistemi i Google do ti njoh dhe derivoj nga shumë burime të tjera.
Google qysh tani posedon 66% të tregut të kërkimeve dhe 75% të të gjitha aktiviteteve të reklamimit në lidhje me kërkimet në internet, që gjeneron pjesën më të madhe të të hyrave vjetore të kompanisë që janë diku rreth 37 miliard dollarë. Avancimi i këtillë teknologjik do të duhej të siguronte rritjen përmes rritjes së posedimit të tregut dhe profitit njëkohësisht. /Telegrafi/


Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.

Google dhe kërkimi semantik Pfwv4
Master
Master
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 7904
Reputation : 47
Join date : 17/06/2011

Shiko profilin e anëtarit http://programe-al.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi